SHPËRNDAJE

Islam
Allahu thotë: ”Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtar derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndjejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht”. (1)
Allahu thotë: Kur Allahu vendosë për një çështje ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ështe larguar shumë larg së vërtetës”. (2)
Allahu thotë: ”Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari I Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: ”dëgjuam dhe respektuam”. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. (3)
Allahu thotë: ”… le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të derguarit) se ata do ti zë ndonjë telashe ose do t’i godas dënimi i idhët”. (4)
Transmeton ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: I dërguari i Allahut ka thënë: ”I gjithë umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë. Shoket e tij thanë: A ka dikush që refuzon të hyjë në Xhenet, o i dërguari i Allahut? I dërguari tha: Ai që më respekton (pason) mua, ai do të hyjë në Xhenet, e ai që më kundërshton mua, ai ka refuzuar të hyjë në Xhenet”. (5)

Komenti:

Nënshtrimi ndaj të dërguarit të Allahut dhe lënia e çdo fjale para fjalës së tij dhe dorëzimi është rregulli i dytë mbi të cilin ngritet feja dhe ky është kuptimi i dëshmisë se Muhamedi është i dërguar i Allahut, feja ngritet mbi dy rregulla: të mos adhurohet përveç Allahut dhe të respektohet i dërguari i Allahut, nuk ka rrugë drejt udhëzimit, suksesit dhe shpëtimit nga fitnet (sprovat) dhe drejt hyrjes në Xhenet, përveç se me nënshtrim ndaj të derguarit të Allahut.

Dobitë:

1. Obligueshmëria e nënshtrimit ndaj të dërguarit të Allahut dhe dhënia përparësi fjalës së tij para fjalës së çdo kujt prej njerëzve.
2. Nënshtrimi ndaj të dërguarit të Allahu është shkak për hyrjen në Xhenet.
3. Mëkatimi i të dërguarit të Allahut dhe kundërshtimi i urdhërit të tij është shkak për të rënë në fitne dhe dënim.

Fusnota:

1) Nisa: 65
2) Ahzab: 36
3) Nur: 51
4) Nur: 63
5) Buhariu 13/249 hadithi nr. 7280

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi