SHPËRNDAJE

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka njoftuar se do të shpallë thirrje publike për të zgjedhur kandidat për president të shtetit. Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM, në konferencë për shtyp tha se në bazë të vendimit të Komitetit Qendror të partis të miratuar në seancën e fundit të mbajtur më 22 dhjetor 2018 dhe në bazë të nenit 17, sot shpallim thirrje publike për paraqitje të kandidaturës në Konventën e OBRM-PDUKM-së për përzgjedhja e kandidatit për president të shtetit,.

 

Ai tha se në konkurs mund të aplikojnë të gjithë ata të cilët i plotësojnë kushtet dhe obligimet e përcaktuara me ligj dhe që pajtohen dhe mbështesin politikat e OBRM-PDUKM-së, deri më 31.01.2019. Pas kësaj, të gjithë kandidatët e kualifikuar do të kenë të njëjtën të drejtë të paraqesin planprogramin e tyre para partisë, gjegjësisht OBRM-PDUKM-së.

Sipas vendimit të Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, 550 delegatë do të marrin pjesë në kongres. Në parim zgjedhja e kandidatit për president do të bëhet me votim të fshehtë. Ndërsa për kandidat presidencial do të zgjidhet ai që do të marrë më së shumti vota nga të gjithë kandidatët, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të delegatëve. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr votat e nevojshme prej 1/3 ose kandidatët marrin vota të barabarta, atëherë votimi do të përsëritet, ndërsa gjatë votimit të dytë do të marrin pjesë vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave.