SHPËRNDAJE

Në planë është mbajtja e “Ditët e Preshevës dhe Bujanocit” në Beograd, hapja e odës ekonomike të Serbisë në këto dy vende të Luginës së Preshevës dhe zbatimi i prorgrameve në bashkëpunim me UNDP në Serbi që kanë për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora me prejardhje nga Serbia, u tha në takimin e Odës ekonimike të Serbisë, transmeton presheva.com.

Kryetari i odës ekonomike të Serbisë Marko Çadezh ka thënë se në Beograd do të organizohet “Ditët e Preshevës dhe Bujanocit” në të cilin zinxhirëve të mëdhenj të kompanive dhe të gjithë të interesuarve ti prezantohen mundësitë ekonomike të kompanive lokale në të dy qytetet, si dhe së shpejti do të hapet zyra e tyre në Bujanoc dhe Preshevë./presheva.com/