SHPËRNDAJE

Office

Microsofti ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të vitit 2015 do të lansojë edhe pakon më të re Office 2016.
Edhe pse kompania nuk ka treguar specifikat e softuerit, është bërë e ditur se Office 2016 do të jetë i gatshëm për përdoruesit në pjesën e dytë të këtij viti.

“Ne do të shpërndajmë Office 2016 në muajt e ardhshëm, por softueri do të mbetet i njëjtë me paraardhësit e tij”, ka thënë Julia White, menaxhere e përgjithshme e Microsof Office.

“Ne presim që Office 2016 ta prezantojmë në pjesën e dytë të vitit 2015”.

Dje (21 janar) Microsofti prezantoi sistemin e ri operativ Windows 10 për gjitha pajisjet ndërsa paralajmëroi se Office 2016 do të funksionojë mirë te ekranet e ndjeshme.