SHPËRNDAJE

Shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevë ofron shërbime të mbrojtjes shëndetësore primare – preventive edhe atë shërbimin e praksës së përgjitshme në qendër dhe stacionet shëndetsore si në Miratoc, Raincë dhe Leran si dhe ambulancat shëndetsore në Stacionin Hekurudhor, Rahovicë, Corroticë dhe Ashanë.

Vlen të theksohet se si asnjëherë më parë, përveç qendrës, mjek dhe motër medicinale ka çdo ditë pune brenda javës gjatë tërë vitit në ambulanca dhe stacionet shëndetsore ka konfirmuar kështu për portalin preshevacom, drejtori i Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, Driton Salihu.

Spas Salihut në praksën e përgjithshme punojnë 15 mjek dhe 19 motra medicinale që gjatë vitit kanë ofruar 83.398 kontrollime mjeksore me 1235 kontrollime preventive ndërsa shërbime terapeutike diagnostike janë kryer 30.409. Sipas raportit të punës në qendër çdo javë kontrollohen rreth 1200 pacientë, jepen mbi 80 infuzione dhe terapi intramuskulare rreth 650 tha për preshevacom, Driton Salihu./presheva.com/