SHPËRNDAJE

Si në cdo nismë humane e fisnike edhe veprimtaria e fundit e FRR-së me moton “Koha për solidaritet” e cila vjen pas goditjes së tërmetit që ndodhi në Republikën e Shqipërisë përfundoi me suksese dhe mjetet e grumbulluara tashmë kanë arritur në adresën e duhur.

Me tu hapur qendra për grumbullimin e mjeteve në Rahovicë në lokalet e z.Ismail Mehmetit shumë qytetarë iu përgjigjen thirrjes së FRR-së dhe brenda dy ditëve u grumbulluan mbi 3 ton gjëra të ndryshme si; Miell, vaj, sheqer, ushqime të konzervuara, mjete higjienike për të rritur dhe fëmijë, makarona, keksa, caj, kafe, rroba, batanije etj.

Furgoni nga Rahovica për në Tiranë u nis më datë 28 nëntor në ora 19:00 me të gjitha dokumentacionet e kërkuara nga autoritetet, në krye të projektit në Republikën e Shqipërisë ishte nënkryetari i FRR-së Dr.Kushtrim Shaqiri, vullnetarë për të dhënë kontribut z.Dilaver Fazliu dhe z.Arben Jashari, ky i fundit kishte afruar edhe mjetin e transportit pa kurnjëfar kosto. Gjumin e natës u detyruan ta bëjnë në pikën kufitare në Morinë për shkak të procedurës dhe gjendjes tepër të ngarkuar! Sakrificë jo e vogël kjo!

FRR-ja edhe para nisjes së furgonit ishte në kontaktë të drejtpërdrejta me autoritetet në Republikën e Shqipërisë. Produketet e lartëcekura u dorëzuan në depot e ministrisë së punëve të brendshme në drejtorinë rajonale të rezervave materiale të shtetit në Tiranë.

Vullnetaret e FRR-së u pritën në mënyrën më të mirë të mundshme si në pikën kufitare, në doganë ashtu edhe nga ushtarët e shtetit shqiptar në magazinë ku u vendosën ndihmat. U ndanë nga vendi duke shtrenguar duart fort me përgjegjësit institucionale e duke u lutur që gjendja të stabilizohet, objektet të rindërtohen dhe psiqikisht të rehabilitohen njerëzit.

FRR-ja ende nuk i ka dërguar të gjitha produktet për shkak se furgoni ishte i stërngarkuar dhe së shpejti do të veprohet edhe me ndihmat e mbetura.

Faleminderojmë aktivistët e FRR-së si dhe të gjithë qytetarët vullnetarë që në vazhmësi kontribuan në mënyra të ndryshme. Jeni ju ata që me humanizmin e juaj brezit të ri ia rrisni moralin dhe motivin për të vepruar. Faleminderit të gjithëve.

Njofton sektori për informim pranë FRR-së./presheva.com/