SHPËRNDAJE
Oklahoma City Thunder ka marrë fitoren e pestë radhazi në NBA.
Në Chesapeake Energy Arena, Oklahoma ka pritur liderin e Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks.
Të udhëhequr nga Paul George, Thunder kanë marrë një fitore me gjashtë pikë diferencë 118:112.
George ishte fantastik në këtë takim duke shënuar 36 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jeremie Grant me 16 pikë, ndërsa Russell Westbrook arriti një tjetër ‘Triple Double’, me 13 pikë, 11 asistime e 13 kërcime.
Për Milwaukeen nuk mjaftuan 27 pikët e Giannis për të marrë fitore nga udhëtimi i vështirë te Oklahoma.
Një tjetër ndeshje fantastike është zhvilluar mes Dallas Mavericks dhe Toronto Raptors, ku në fund triumfoi skuadra kanadeze me tri pikë epërsi 120:123.

Kawhi Leonard ishte i mrekullueshëm në këtë takim për Raptors, me 33 pikë e 10 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Kyle Lowry që shtoi 19 të tjera dhe nëntë asistime.
Tek Dallas fantastik ishte Luka Doncic ku arriti Triple Double, me 35 pikë 10 asistime e 12 kërcime.