SHPËRNDAJE

Shkruan: Hajredin Hyda

Është krejtë e natyrshme që në botë ndodhin katastrofa natyrore, me fajin tonë ose të natyrës, por termetet janë kategori që nuk ka dorë faktori njeri, dhe ato deri më sot shkenca ende nuk ka arritur që ti parashikojë, apo ti paralamerojë!

Poashtu duke rrespektuar shkallën e Rihterit, thellësinë (hipoqendrën por edhe epiqendrën), pastaj shtresën e tokës në të cilën ndodhin këto termete, por edhe niveli artitektonik i ndërtimeve, kualiteti i ndërtimit, respektimi i rregullave ndërtimore (matjet statike, seizmologjike, inqizimi gjeofizik etj)!

Me rëndësi është edhe niveli i zhvillimit ekonomik të vendit ku ndodhë termeti etj! Kuptohet se sa më i varfër është ai shtet, edhe mundësitë e ngritjes së kapaciteteve për intervenimin në raste të tilla të krizave janë më të kufizuara!

Prandaj në momente të tilla, gjëja e parë që duhet të ndodhë, është lenja anash e të gjitha konflikteve politike partiake dhe solidarizimi dhe bashkëpunimi me qeverinë e cila është bartëse kryesore e procesit të menaxhimit të katastrofës!

Çfardo qeverie qoftë, edhe si ajo e Ramës është dashur të ndërrohet apo shkarkohet para kësaj tragjedie, ndërsa tash ajo duhët të ket një përkrahje të sinqertë, dhe myndesisht vërejtjet për veprime ti bëhen në mënyre mjaftë diskrete dhe konfidenciale, e jo duke e diabolizuar, blasfemuar dhe poshtruar siq po ndodhë në disa raste!

Edhe unë nuk kam kurrfarë simpatie për menyrën e qeverisjes, sjelljen e tijë në publik dhe me njerëzit, por gjendja faktike është e tillë se atij i ka ra hisja e mbajtjes së pullës dhe barrës së kësaj tragjedie të rëndë!

Segmenti tjetër shumë me rëndësi është solidarizimi i popullatës se paprekur me vendin e ngjarjes se katastrofës!

Në rastin konkret të termetit të 26 Nëntorit në: Durrës Thuman e Tiranë, u pa një solidarizim i paparë i popullatës nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia Lindore, Lugina, Mali i Zi, nga diaspora, por edhe nga fqinjët dhe nga shtetet tjera!

Ekipet e specializuara të ushtrisë së Kosovës, ekipet nga Greqia, Italia, Turqia, Maqedonia, Zvicrra, Serbia u gjenden menjëherë në krah të ekipeve vendore për shpetimin e të mbuluarve nga gërmadhat por edhe në nxjerrjen e të vdekurve!

Krejte normale, të rregulluara edhe me protokolet pozitive, të nisura që nga themelimi i Ligës së Kombeve e me vonë edhe nga OKB!

Shqetesuese në të gjithë këtë është euforia dhe vetëreklamimi i tepruar gjatë sjelljes së ndihmave të cilat janë një akt krejt noral dhe obligim njerëzor!

Shqëtesuese është edhe insistimi i shperndarjes së ndihmave në mënyrë stihike që dërguesit (jo dhuruesit) e ndihmave të dalin duke u krekosur para kamerave televizive!

Shqetësuese është sjellja e disa gazetareve, që edhe në këtë situatë të kërkojnë lajmin sensacional duke mos hezituar që ti drejtojnë kamerat brenda koridoreve të shpëtimit!

Shqetësuese është tendenca e tejdeklarimit se ne Kosovaret jemi me human se ata te Shqiperise, se ne ata i kemi vëllezër, ndërsa ata neve na trajtojnë më keq se Serbët dhe Grekët etj!

Edhe shtetet më të pasura në botë: SHBA (Kullat binjake), Franca (Notre Dame), jo që nuk kan para për të rindertuar ato me para të buxhetit, por nuk refuzuan vullnetin e popullit për të ndihmuar, se solidarizimi në raste të tilla është krejte i natyrshem!

Pra, shqiptarët mos të kujtojnë se e kanë zbuluar solidaritetit, apo janë populli më solidar në botë, porse veprimet e tilla ndodhin natyrshëm ndër shekuj, bile edhe në raste lufte edhe palët ndërluftuese hapin koridore për ndihma të grumbulluara nga populli!

Shumë më shqetësuesë është se pse Liderët shqipetar (Rama, Meta, Basha, Thaçi, Haradinaj, Kurti etj )”nuk i ngulitin sopatat” për të krijuar një unitet kombëtar, që konfliktin (e thefshin qafën e vetë!!!) ta vazhdojnë më vonë pas qetësimit të situatës!

(Ky tekst është autorial dhe nuk shpreh qëndrimet e redaksisë).