SHPËRNDAJE

Shqiptarët në Preshevë janë të parët ata të cilët kanë treguar qytetari aktive, kulturë qytetare, dhe qasjen më të mirë se si duhet të ndëshkohen politikanët e papërgjegjshëm. Kjo ka ndodhur në Preshevë kur qytetarët kanë vendosur ti ndëshkojnë “të vjetrit” e politikës dhe të ia japin rastin e mundësinë gjeneratës së re në krye me Shqiprim Arifin. Në Shqipëri i bojkotuan zgjedhjet, ndërsa në Kosovë u ndjekë rruga e njejtë me atë në Preshevë.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vitin e ardhshëm në Bujanoc. Mendojë se ka ardhur koha që Bujanoci të e dëshmoje kulturën qytetare, vetdijen politike të shqiptarëve se, ka ardhur koha të i jepet një mundësia gjeneratës së re të përfaqësuar nga Arbër Pajaziti, kryetari i degës së APN-së në Bujanoc. Arbër Pajaziti është një kuader i cili ka rreth vetës kuadrot më të zgjedhur të komunës së Bujanocit, shqiptarët me vullnetin, qasjen, profesionalitetin, përgaditjen, gatishmërinë dhe programin më të mirë për ndryshim pozitiv, progres e reforma të thella në komunën e Bujanocit.

Me Arbër Pajazitin do të shuhen klanet të cilat kanë keqpërdorur taksat e qytetarëve, dhe fondet për investime publike i kanë kthyer në prona private për vetën dhe familjarët e tyre.
Me Arbër Pajazitin në krye të komunës së Bujanocit, nuk do të ketë punësim me të njofshëm, shpërblim të militantëve partiak, diskriminim në baza etnike, shuarje të shpresave tek të rinjët por, do të rikthehet besimi i qytetarëve tek udhëheqësi i komunës, dhe qytetarët do të shohin në vepra kabinetin qeveritar duke realizuar programin më të mirë për qytetarët në komunën e Bujanocit.

Udhëheqësit e komunës në përfundim të mandatit, duhet të ndëshkohen me votë. Të ndëshkohen për keqmenaxhim, keqpërdorim, dhe thyerje të besës (votës) së qytetarëve, të cilët iu kishin besuar për një jetë më të ndershme e më të mirë në komunën e Bujanocit. I kishin votuar për të sjellur ndryshim, zhvillim socio-ekonomik, shëndetësi primare më të avancuar, siguri dhe barazi nga institucionet publike, drejtësi dhe meritokraci.
Kishin votuar për të jetuar. Votë për zhvillimin ekonomik e vende të reja pune të cilat nuk u realizuan asnjëherë. Duhet të ndëshkohen për mos mbajtjen e premtimeve, dhe tu jepet mësim se nuk duhet ti gënjejnë qytetarët, sepse qytetarët dijnë të të shpërblejnë por, edhe të të ndëshkojnë.

Të rinjë të komunës së Bujanocit, nëse ju mendoni racionalisht, argumentoni në mënyrën më objektive të mundshme, dhe gjykoni drejtë pa anime e interferenca, rezultati do të jetë ky: të gjithë i kemi provuar, asnjë prej tyre nuk e ka mbajtur fjalën, asgjë nuk humbasim madje vetëm mund të fitojmë nëse Arbërin këtë herë e ndihmojmë!. Thjeshtë pasi të e argumentoni në vetën tuaj se e meriton përkrahjen tuaj, tregojuni edhe të tjerëve ngase ndryshimi fillon me një njeri, por duhen shumë njerëz për tu finalizuar.

Është koha të fillojmë me ngritje të argumenteve, diskutimeve në familje, shoqëri,qytet, vende pune, etj, deri në shterrjen e të gjitha argumenteve se përse duhet të përkrahet gjenerata e re, vizioni i ri, koncepti, mendësia e re, programi dhe kuadrot. Përse nuk duhet të përkrahen klanet, despotistët, egocentristët, keqpërdoruesit, gënjeshtarët dhe ata të cilët janë pasuruar me paratë tuaja.

Kur në qytetin, fshatin ose lagjen tuaj mungojnë dritat, rrjeti ujësjellësit, pastërtia, cilësia në arsim, shërbimet e mirëfillta shëndetësore, zhvillimi ekonomik, vendet e reja të punës, dijeni se dikush i ka përvetësuar paratë të cilat ishin të destinuara për ju, për lagjen tuaj, për familjen tuaj. Dhe fëmijët tuaj nuk do të duhej të iknin nga shtëpia për një jetë më të mirë nëse keqpërdoruesit nuk do të vidhnin të ardhmen e tyre, dhe nuk do të pasuroheshin me paratë e qytetarëve.

Koha ka ardhur, kandidati ideal, i përgaditur me vullnet, guxim, dije, profesionalizëm, maturi, zgjuarsi, largpamësi, është, pra Arbër Pajaziti, e ajo çfarë kërkohet nga ne është të ia japim mundësinë, mundësinë për të treguar e dëshmuar aftësitë e tij.

Juve qytetarë të komunës së Bujanocit ju mbetet të vendosni, gjeneratën e re e cila është shpresa e fundit për këtë vend,dhe do të jetë qeverisje me qytetarë, me llogaridhënie e transparencë të plotë në çdo planifikim e vendim, apo të vendosni të ia zgjasni jetën profiterëve dhe atyre që nuk punuan për ju dhe të ardhmen tuaj asnjëherë. Është në dorën tuaj të vendosni. Mendoni për vetën, familjen dhe të dashurit tuaj se në duar të kujt do të jeni ju dhe e ardhmja juaj.

Personalisht nuk dyshojë që shqiptarët në komunën e Bujanocit do të tregojmë kulturë politike, vetdije të lartë qytetare dhe largpamësi, duke e përkrahur Arbër Pajazitin, dhe duke i ofruar gjeneratës së re përkrahje dhe mundësi. Tashmë fryma është për gjeneratën e re, me Arbërin, për Bujanocin me kuadrot në vendin qē iu takon. Për Bujanocin, për shqiptarët, në koalicion vetëm me qytetarët të bashkuar si asnjëherë më parë.
Arbëri është shpresë, është ndryshimi, është shumë ma ndryshe se këta tjerët. Është guximi për ndryshim, vetë kuadri i kërkuar nga ne. Është ma ndryshe se këta tjerët. Për dallim prej tyre, Arbëri është i vërtetë!.

Autor: Fikri Mehmeti
(Politolog)