SHPËRNDAJE

Ishte një nga senzacionet më të larta të vitit 2019, me një aksion të përbashkët kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, kryetari i PVD-së Shaip Kamberi si dhe kryetarja e PVD-së, dega në Preshevë Ardita Sinani kanë vizituar Washington-in për t`a diskutuar (sipas PDSH-së) statusin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës. Ndërkaq PVD-ja pati proklamuar (pak më butë) shtjellimin e çështjes lidhur me ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe situatën aktuale politike. Që nga publikimi i lajmërimit, simpatizantët si dhe militantët e këtyre dy subjekteve kanë përjetuar një ekstazë të suksesit të paparë ndonjëherë në rruzullin tokësor. “Mbajtësi” i protokollit zyrtarë i Kamberit, i cili herë pas here ngjitet kulmeve të shkollave për ti treguar shqiptarëve të Bujanocit se po investohet edhe në Shkollat, kishte dalur nga ekstaza për të pasur orgazme të njëpasnjëshme me suksesin e shefit të tij, i cili ja pati financuar portalin e tij dhe që nga ai moment  “shefi” mban në profilin e tij zyrtar emrin e webfaqes të tij, duke publikuar pandërprerë “lajme” ekskluzive dhe pastaj për ti komentuar e duke përqeshur kryetarin e Preshevës se ai nuk paska potencial siç paska shefi i tij së bashku me doktorin dhe profesoreshën nga Presheva. “He mare gjalë…kta me shku une Jo? “Dasiz nikst normallën” ishte një nga orgazmat e tij, megjithatë me këtë “anglishtën” e fundit nuk dihet a ka dashtur të tregoj se “lidershipi” nuk dinë anglisht dhe janë të varur nga diskush për të përkthyer në Washington, apo për të treguar se ai personlisht nuk di as gjermanisht e as anglisht. Sidoqoftë, legjendat thojnë se ai pas çdo fotografije që ka parë të shefit të tij në Washington, ka kapur aparatit për t’u ngjitur mbi kulme dhe për të bërë foto për asfaltimet e fundit në pjesën ku jetojn shqiptarët në Bujanoc, më pastaj për ti publikuar në portalin “ekskluziv LAJME” dhe për të shtuar edhe më tej simpatin e shefit mbi të. Sepse mos të harrojm është ai (vetëdeklaratë) i cili me portalin e tij paska shpartalluar pushtetin e Nagip Arifit dhe natyrisht pa atë do të përfundonte PVD-ja, Shaip Kamberi, Bujanoci dhe ndoshta e gjithë shqiptaria.

Dihet botërisht se ashtu siç ka pasion historikisht të inskenoj PVD-ja nuk di askush, inatin ja ka edhe Hollivudi. Ndërkaq PDSH-ja me inskenimet e tyre bie në satirë e përqeshje jo pse nuk e ka planifikuar mirë por se Ragmi Mustafa nuk di të aktroj aq mirë siç di Shaip Kamberi dhe presidenti historik i tij. Ishte ky udhëtim “historik” në Washington me skenar të planifikuar dhe një rrëfim të qëlluar mirë. Në kohërat kur po pretendohet lëvizja e kufijëve, është ky lidershipi shqiptarë nga Lugina Kamberi, Mustafa e Sinani që kanë marrur primatin për të shpëtuar njëherë e përgjithmon shqiptarët e kësaj ane për të bashkuar me Kosovë dhe natyrisht kjo do të bëhet pasi këta të fundit do të diskutojn në Washington për këtë çështje. Në publikimin e lajmërimit PVD-ja ishte përmbajtur “ekskluzivitetit” duke lajmëruar se së bashku me kryetarin e PDSH-së do të takoj përfaqësuesit e Komisionit për të drejtat e njeriut, Komitetit i Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë dhe Senatorë Amerikan. Ndërkaq PDSH-ja nga krenari e madhe për sukesin e arritur kishte lajmëruar se kryetari Mustafa ka vizitë 7 ditore ku janë konfirmuar takimet me Departamentin e Shtetit (Ministria e Jashtme e SHBA-së), Këshillin Kombëtarë të Sigurisë (Organizata e Kombeve të Bashkuara: UNO?), Shtëpinë e Bardhë (White House), drejtoreshën e komisionit për të drejtat e njeriut dr. Stanton dhe përfaqësuesit e komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan,me kongresist e senator amerikan dhe me ish kongresistin *Joseph Dio Gardi dhe bashkëshortën e tij (* Shërbimi për Informim dhe bashkëpunim me media i PDSH-së, nuk arriti as mbiemrin e mikërpritësit dhe bashkëshortës së tij t`ja shkruaj saktësisht: Joseph J. DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi).

Lajmërimet zyrtare të PVD-së dhe PDSH-së për takimet senzacionale historike

PVD dhe PDSH me aktivitetin e rradhës për opinionin e gjërë po demonstronin lidership dhe zgjidhje të problemeve të shqiptarëve, ndërkaq edhe më tej po thelloj bashkëpunimi PVD dhe PDSH që nga viti i kaluar me humbjen e pushtetit. Në anën tjetër po demonstronin
primatin udhëheqës të marrur nga PVD-ja dhe PDSH-ja (që oponenti i tyre APN i quante para disa kohëve PVDSH) dhe për të shfaqur bashkëpunimin e mirë ndaj simpatizantëve dhe anëtarëve të partisë meqë i kanë përçarë e polemizuar pothuajse 30 vitet e fundit.

Deri këtu narracioni ishte krejt i qartë për të gjithë dhe natyrisht çdo takim me institucionet e larta dhe persona me vendimarrëje duhen të vlerësohej lartë. Por nga ky moment filloi edhe shfaqja “teatrale” që përfundoi në komedi amerikane. çdo lajmërim dhe fotografi po shfaqjte në fakt farsën e këtij takimi i cili po tregonte arsyjen e vërtetë: Propaganda politike të PVD-së dhe PDSH-së për nevojat e brendshme dhe të jashtme.

Po fillojm itenerarin ashtu siç kishin paraqitur kryetari i PVD-së Shaip Kamberi si dhe ai i PDSH-së Ragmi Mustfa, duke i krahasuar me itenerarin e vërtetë të shoqatës së ish-kongresistëve amerikan të emëruar US Association of Former Members of Congress (USFMC) anëtarë i së cilës është edhe ish kongresisti amerikano-shqiptar Jo DioGuardi, veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare. Është po DioGuardi i cili ka mundësuar takimet e lidershipit shqiptarë përmes Shoqatës së lartëpërmendur USFMC ndërkaq si përkthyes dhe udhëheqës “teknik” ka shërbyer Faton Bislimi nga Gjilani, ish-shef i kabinetit të kryetarit Lutfi Haziri, mik i mirë i DioGuardit dhe njohës i mirë i “makinerisë” politike amerikane. Për të kuptuar më mirë takimet e Kamberit, Mustafës dhe Sinanit po i referohemi ftesës si dhe programit zyrtar për takimin vjetor të anëtarëve të publikuar nga Shoqata (Asociacioni) USFMC. USFMC është shoqatë (NGO) e cila përbëhet nga 500 ish-kongresist amerikan. Objektivat e Shoqatës sipas informatave në webfaqen zyrtare të tyre janë nxitja dhe edukimi për shërbimin publik, forcimin e demokracisë si dhe mbajtjen e bashkëpunimit të ish-anëtarëve të kongresit.

Programi i takimit vjetor të US FMC të publikuar në internet për datën 13 dhe 14 Maj 2019

Sipas programit pjesëmarrësit e takimeve vjetore ftohen të takohen më datë 13 Maj tek residenca e ambasadorit të Lihtenshtajnit z. Kurt Jaeger në Washington, për këtë takim janë të rezervuar 1 orë e gjysmë. USAFMC lidhur me këtë takim ka falënderuar ambasadorin Jaeger në Twitter ku thuhet se: “Të kënaqur me fillimin e takimit Vjetor të FMC-së me një pritje të organizuar nga Ambasadori i Lihtenshtajnit, një anëtar i vlefshëm i Këshillit tonë Diplomatik”. Gjerë sa PVD këtë takim nuk e ka përmendur, PDSH-ja ka shkruar se “…është marrë pjesë në ceremoninë e ambasadës të Lintershtajnit, ku ishte një rast i mirë të takohen përveç shumë shqiptarëve nga gjitha trojet pro edhe ambasadoren e Lintershtajnit dhe diplomat të ndryshëm Amerikanë”. Siç shihet në lajmin e PDSH-së fshihet fakti se ceremonia është paraparë si takim fillestar i shoqatës të ish-kongresistëve ndërkaq tek PDSH thuhet se të nesërmen është dita e dytë e vizitës dhe aktiviteteve të shtuara të pjesëmarrjes në takimin vjeteror të ish-kongresistëve amerikan, që sipas Mustafës është rasti për ti spjeguar kongresistëve domosdoshmërinë dhe arsyeshmërin e kërkesës për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për bashkim me Kosovën. Gjerë sa mbulohet fakti se takimi në cerominë e ambasadës ishte pjesë e takimit vjetorë gjithashtu ngatërrohet ambasadori Kurt Jaeger duke quajtuar ambasadore e Lintershtajnit (gjininë femërore).

Fillimi i takimit të lajmëruar nga USFMC si dhe PDSH për krahasim

Më 14 maj një ditë më vonë sipas programit të USFMC është paraparë të shtjellohet raporti vjetor  dhe të jipet mirënjohje për Conni Morella, ish-kongresiste dhe ish-ambasadore e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Pastaj prej orës 9.30 të mëngjesit deri ora 10.00 pushim, për të filluar rreth orës 10.00 me Panelin debatues lidhur me temën “50 vjetë pas Apollo 11, Politika e Gjithësisë), ku debatues të panelit ishin administratori i NASA-së Jim Brindestine, Brendan Curry shef i operacioneve DC në shoqatën e planetëve etj. Prej orës 11.30 deri në orën 12.00 ishte paraparë vizita (VIP) në arkivën kombëtare të Amerikës si dhe pastaj një drekosje e oferuar nga arkiva kombëtare me fjalime mirëseardhje nga Debra Steidel Wall, zavendës arkivist i SHBA-së si dhe ish-kongresistit Jim Blanchard, nga fondacioni i arkivës kombëtare.

Shoqata e ish-kongresistëve USFMC në Twitter ka falënderuar NASA dhe administratorin Jim Brindestine për pjesëmarrje në debatin lidhur me Gjithësinë në takimin vjetor dhe po atë ditë ka falënderuar Arkivën Kombëtare: “Pas ekspozitës emocionuese të disa dokumentave fundamentale të shtetit tonë, Arkiva Kombëtare na ka nderuar me një drekosje në Ndërtesën e Arkivës Kombëtare, Faleminderit të gjithëve”. Siç shihet në postimin e Twitter në foto pasqyrohet Ragmi Mustafa.

Siç është cekur më lartës sipas programit të USFMC më 14 maj ishte paraparë të shtjellohet raporti vjetori dhe të jipet mirënjohje për Conni Morella. Në videon e publikuar tek shoqata USFMC mund të përcjillet raporti ku është shtjelluar angazhimet e vitit të fundit ndërkaq ish-kongresisti DioGuardi në fund të këtij takimi ka prezentuar mysafirët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci si dhe Monika Kryemadhin, kryetare e LSI-së me bashkëpunëtorët e saj (shiko foton nga mledhja vjetore). DioGuardi i ka rikujtuar kolegëve të tij se është i angazhuar me dekada për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve pasi vetë ka prejardhje nga Shqipëria/Italia dhe ka shprehur dëshirën e tij për të themeluar një grup studies për çështjen e shqiptarëve. Në fund të mbledhjes është paraparë si zakonisht të marrë fjalën njëri nga kongresistët e tanishëm (republikan apo demokrat). Në këtë takim ishte paraparë të marrë fjalën edhe kongresisti Kevin McCarthy, lider i republikanëve në kongres (House Minority Leader). Ndërkaq sipas Shaip Kamberit: sëbashku me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa, si dhe nënkryetarën e PVD-së përveç takimeve me përfaqësues të Ligës amerikano-shqiptare janë takuar edhe me kongresmenë nga rradhët e demokratëve dhe republikanëve me ç`rast u takuan edhe me liderin e republikanëve Kevin Mec Carty (Kevin McCarthy). Në këtë postim në Facebook, Kamberi ka bashkangjitur foto nga debati me administratorin e NASA si dhe fotografi nga vizita e Arkivës Kombëtare (natyrisht pa i cekur ato).

Dy postimet e 16 majit të PVD-së dhe PDSH-së tregojn qartë edhe njëherë qëndrimet politike e këtyre dy subjekteve si dhe qasjen e tyre për të lënë këto takime në “mjegull”. Takimi në (State) departamentin e shtetit (Ministra e jashtme e SHBA-së) është përcjellur me fotografi të ndryshme ndërkaq nuk janë cekur emrat e bashkëbiseduesve dhe departamenti apo çështja e fokusit të tyre. Kjo e fundit është vërejtur në të gjitha postimet e këtyre takimeve.

Më 17 maj për të celebruar të arriturat e tyre, Shaip Kamberi si dhe Ragmi Mustafa pozuan me një “dhuratë” nga senatorja Joni Ernst (ose sipas Kamberit Johni Ernst). Edhe pse kanë proklamuar takime me senatore, shihet qartë që në gjitha rastet janë takuar me punëtorë/këshilltarë të kabinetit të senatorëve. Ndërkaq duhet të theksohet se “dhurata” të tilla mund të blehen edhe online Bëhet fjalë për flamuj amerikan që ishin vënë në shtizën e Kapitolit amerikan me këtë flamur vjen një çertifikatë që vërteton se flamuri ishte në shtizën e institucionit më të lartë ligjëvënës amerikan.

 

Senatorja Joni Ernst është nga IOWA ndërkaq dhe anëtare e komisionit për forcat e armatosura, Komisionit për Mjedisin dhe Punët Publike, Komiteti i Senatit Amerikan për Gjyqësorin, për Bujqësi, Ushqim dhe Pylltari si dhe
Komisioni për Biznesin e Vogël dhe Administratën.  Senatori Gary Peters është nga Miçigan dhe anëtarë i komisionit të Sigurisë së Atdheut dhe Çështjeve Qeveritare, komisionit për forcat e armatosura, Tregtisë, Shkencës dhe Transportit si dhe
Komisionit të Përbashkët Ekonomik. Pra siç shiet asnjë nga senatorët në fjalë nuk kanë në objektiv politikën e jashtme dhe të drejtat e njeriut apo çështje të tjera relevante për shqiptarët e Luginës.

Më 17 maj kryetarit të PVD-së Shaip Kamberi dhe njëherit ish-kryetar (dekador) i këshillit për të drejtat e Njeriut i ka ndodhur gafa më qesharake, deri sa PDSH-ja ka lajmëruar korrektësisht se janë takuar me komisionin për të drejtat e njeriut “Tom Lantos” e cila vepron në kuadër të kongresit amerikan, Kamberi ka shkruajtur se është takuar me “Komitetit e Helsinkit” gjë që nuk ka aspak lidhje me atë që e ka takuar.

Faktet më lartë janë pasqyre e një bizhuterie provincializmi që shfaq hapur përgaditjen për të shitur “mjegull” e manipuluar me takime duke i ekzagjëruar ndërsa shtrohet pyetja për çfarë arsyje manipuluan?

Burimet:
https://youtu.be/J-WjMpzNa2s (Minuta 27:35 për Lidershipin e Luginës)
https://www.usafmc.org/
https://www.ernst.senate.gov/public/ (Senatorja Ernst)
https://www.peters.senate.gov/ (Senatori Peters)
https://www.pay.gov/public/form/start/67726423 (porosite një flamur të Amerikës, ashtu siç ka në duar Shaip Kamberi e Ragmi Mustafa)

Shkruan: H.D.