Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Opinion

 

Zvogėlimi territorial i negociatave

 

Pas ndarjes sė trevave shqiptare nė lindje tė Kosovės nga negociatat, pason ndarja e veriut tė Kosovės nga negociatat.

Shkruan: Albin Kurti

Njė vit e gjysmė u bisedua me Serbinė pėr tė ashtuquajturat ēėshtje teknike. Krahas kategorizimit denigrues qė iu bė ēėshtjeve aspak teknike, ajo qė Serbia duhej ta plotėsonte detyrimisht pėrmes kushtėzimit nga bashkėsia ndėrkombėtare, u bė temė e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Serbia, duke qenė vetė problemi, u shndėrrua nė partner pėr zgjidhje. Dhe, natyrisht, zgjidhje nuk pati. Kufomat shqiptare nuk u kthyen; fati i tė pagjeturve nuk u zbardh; Serbia vazhdon tė mos pranojė targat e automjeteve tė Kosovės; Kosova vazhdon t’i pranojė ato tė Serbisė; serbėt e Kosovės vazhdojnė tė mos paguajnė pėr energji elektrike; enklavat serbe vazhdojnė tė kenė energji pothuajse pa ndėrprerje, ndėrkohė qė nė disa fshatra nė anamoravė Elektroekonomia e Serbisė e faturon energjinė e KEK-ut!!  

Rezultati i bisedimeve pėr ēėshtjet teknike ishte praktikisht zero. Mu kėtė e donte Serbia. Pra, qė tė mos ndryshonte gjendja ekzistuese lidhur me ‘ēėshtjet teknike’ sepse pikėrisht asisoj i konvenonte Serbisė. Ama, si u bė e mundur kjo? Cili faktor bėri qė rezultati i bisedimeve tė pėrputhet me qėllimin e Serbisė? Faktori qė mungonte. Faktori forcė tė cilin nuk e kishin pėrfaqėsuesit kosovar e me tė cilin ata do tė mund tė kushtėzonin (mos)zhvillimet. Gjithēka pėrfundoi vetėm ashtu siē deshi Serbia, ashtu siē aspironin ata qė kishin forcėn dhe pėr shkak se kishin forcėn.   

Pėrveēqė Serbia pėr kushedi tė satėn herė u rehabilitua duke u zhvendosur edhe mė nga tė qenit objekt dhe shkak i problemit nė subjekt tė zgjidhjes, njėkohėsisht u arrit edhe efekti fshehurazi i dėshiruar i atyre bisedimeve: relaksimi i situatės para dhe pėr negociatat pėr  statusin e Kosovės. Fundja, ‘standardet para statusit’ e parashihnin dialogun para negociatave. Saktėsisht kjo edhe po ngjante.

Qysh me fillimin e kėtyre negociatave pėr status u pa se nė tė vėrtetė as kėto negociata nuk janė pėr status. Janė pėr decentralizmin e Kosovės e mė pas edhe pėr eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve ortodokse, tė cilat gabimisht quhet serbe, gjithnjė pėr motive politike tė Serbisė. Statusi po lihet pėr fund, ngaqė sovraniteti po lihet pėr fund. Paraprakisht, duan ta copėtojnė mirė e mirė Kosovėn, nė mėnyrė qė kur t’i vjen radha sovranitetit, ai tė jetė njė ēėshtje e pėrfunduar: Kosova tė mos ketė kurrfarė mundėsie pėr shkėputje dhe mėvetėsi. Decentralizimi nuk ėshtė diēka e ndarė prej sovranitetit ashtu siē pretendohet. Decentralizimi ka tė bėjė me kontrollin dhe pushtetin faktik nė terren. E, pėr mė keq se kaq, pėr t’ia vėnė kapakun mashtrimit, politikanėt negociator kosovar propagojnė se si pavarėsia dhe sovraniteti janė punė e kryer, nė kuptimin qė Kosova do tė jetė patjetėr shtet i pavarur dhe sovran nė fund tė kėtyre negociatave, dhe se decentralizimi ėshtė vetėm njė ēmim qė duhet tė paguhet nė rrugė e sipėr. Thonė se po lėshojnė pe drejt pavarėsisė, kurse nė fakt me kėto lėshime esenciale po e bėjnė tė pamundur pavarėsinė e Kosovės dhe sovranitetin pėr Kosovėn. Pėrderisa me bisedimet pėr ‘ēėshtjet teknike’ Serbia donte qė tė gjitha ndryshimet tė ishin vetėm pasojė e asaj qė asgjė tė mos ndėrrojė, tash, me kėto negociata pėr decentralizimin ajo ka objektiva tė qarta qė nėnkuptojnė zgjerimin, legalizimin dhe lidhjen e fuqishme tė enklavave si ndėrmjet vete, po ashtu edhe me Beogradin. Lėnia pėr fund e sovranitetit ėshtė fundi i sovranitetit pėr Kosovėn. Edhe kėto negociata, sikurse ato bisedimet e mėhershme, janė vetėm rrugėtim i politikanėve kosovar drejt qėndrimit tė Serbisė, sėrish pėr arsyen e njėjtė: pala qė s’ka forcėn me tė cilėn imponon e imponohet, humbet pashmangshėm davanė. Serbia e detyroi decentralizmin si temė, grupi negociator i Kosovės e pranoi kėtė. Serbia e cyste trashėgiminė kulturore tė Kosovės si temė tjetėr tė radhės, grupi negociator e pranoi edhe kėtė. Serbia tha qė ēėshtja e sovranitetit tė mbetet pėr fund, ashtu edhe u bė. Serbia tha se nuk ka status final por vetėm status tė ardhshėm, Kai Eide e pas tij edhe politikanėt negociator e pranuan plotėsisht kėtė pa asnjė grimė rezistence. Kompromisi nė mbarim tė negociatave nuk ka se si tė jetė diēka tjetėr veēse ndryshim kozmetik i qėndrimit tė Serbisė. Natyra e kėtij procesi fatal e pėrcakton destinimin e tij tragjik. Kėto negociata janė vetėm edhe njė udhėtim tjetėr pėr nė gojėn e ujkut.

Paralelisht, me tėrė kėtė, shpejt, qartė, ndonėse jo aq hapur, po pėrgatitet terreni pėr shkėputjen legale dhe definitive tė veriut tė Kosovės nga Kosova. Sfida e bartėsve tė kėsaj ndėrmarrjeje makabėr nuk ka tė bėjė me shkėputjen por me legjitimimin e saj. E, pėr kėtė, duhet tė pėrgatitet ambienti. Nė njėrėn anė fluturojnė deklaratat e llojit tė Kolė Berishės se si ‘nuk do tė lejohet ndarja e veriut tė Kosovės’ tė cilat si gjithnjė kanė pėr qėllim qė tė krijohet iluzioni se ajo megjithatė nuk ėshtė e ndarė. Njėkohėsisht, kėto deklarata synojnė shfajėsimin e IPVQ-ve pėr mungesėn e planeve dhe vullnetit pėr bashkimin e pjesės veriore duke thėnė se ajo nuk do tė ndahet. Inkurajohet mendėsia formale, jo ajo praktike dhe reale. Njėjtė sikurse qė kėrkohet vetėm edhe njohja formale ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės, paēka se situata nė terren ėshtė ajo e njė Kosove 25% tė territorit tė sė cilės i kontrollon Serbia, ndėrsa 75% UNMIK-u. Nė anėn tjetėr, vjen deklarata e Veton Surroit se si ‘ėshtė keq qė Kosova ka hyrė nė negociata me Mitrovicėn e ndarė’ dhe ajo se si statusi i Mitrovicės ‘duhet tė jetė njė qytet funksional dhe demokratik brenda Kosovės funksionale’. Pėrveēse u fillua tė flitet pėr statusin e Mitrovicės (!), dhe pėrveēse tashmė i dashuruar nė fjalėn ‘funksionale’ nė kuadėr tė pėrpjekjeve qė tė flasė pėr tė mos thėnė asgjė – Veton Surroi edhe ashtu ėshtė disi si zyrtar ndėrkombėtar! – ai po e pėrgatit opinionin pėr heqjen dorė nga veriu i Kosovės. Vetėm nė shikim tė parė kjo ėshtė e pazakonshme. Negociatat kanė tė bėjnė me formalizimin e ekzistueses dhe me racionalizimin e reales. Pėrfundi lumit Ibėr planifikohet tė zhvillohet decentralizimi dhe eksterritorialiteti. Ndėrkaq, nė veri synojnė edhe mė shumė se kaq. Atje Serbia faktike synohet tė legalizohet e legjitimohet. Negociatat nuk po bėhen pėr atė pjesė, dhe synohet tė legjitimohen negociatat tė cilat e pėrjashtojnė plotėsisht veriun si temė tė tyre. Njėsoj siē u bė nė fillim me trevat e banuara me shqiptarė – komunat e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit. Pas pėrjashtimit tė politikanėve shqiptarė tė kėtyre viseve nga procesi i negociatave (me kompensime personale pėr ta nėpėrmjet konferencave tė shtypit nė Prishtinė) njė tjetėr pėrjashtim ėshtė nė rend pėr t’u legjitimuar. Ai i veriut tė ndarė tė Kosovės. Po tė pėrjashtohej sė pari veriu i Kosovės, shqiptarėt e tri komunave nė lindje tė Kosovės do tė ngriteshin nė revoltė. Prandaj, njėherė pėrfaqėsuesit e tyre nė politikė u pacifikuan (gjithnjė pėrmes Veton Surroit) dhe vetėm tash i erdhi radha veriut. Pas ndarjes sė tokave shqiptare nė lindje tė Kosovės nga negociatat, tani pason ndarja e veriut tė Kosovės nga negociatat.

UNMIK-u do qė ta nėnshtrojė popullin e Kosovės duke i pėrdorur liderėt partiak tė Kosovės. Pra, do qė populli t’i ndjek kėta liderė qė e ndjekin UNMIK-un. Shkėputja e pakompromis nga kėta liderė tė theqafjes i paraprin parandalimit tė kompromisit dhe shkėputjes nga Serbia.

 

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.