|
Koment
Platforma e vullnetit tė ri politik
Tani, topi ėshtė nė
fushėn e shtetit pėr t`i shqyrtuar kėrkesat e platformės politike tė
Luginės sė Preshevės, por edhe tė Prishtinės pėr t`i mbrojtur tash
ajo mundėsisht interesat e Luginės sė Preshevės
Belgzim Kamberi
Platforma politike e
subjekteve politike shqiptare tė Luginės sė Preshevės, e miratuar
nga kėshilltarėt komunalė shqiptarė tė Kuvendeve Komunale tė
Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės paraqet njė realitet tė ri pėr
proceset rajonale. E pėrpiluar kryesisht si rezultat i fillimit tė
procesit tė bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit pėr zgjidhjen
e statusit tė Kosovės, platforma e minoritetit shumicė shqiptar tė
jugut tė Serbisė shpreh vullnetin dhe kėrkesat e reja politike tė
kėtij komuniteti, meqė nė tė kaluarėn e afėrt shqiptarėt vendorė
patėn shprehur vullnetin e tyre nė rrethana tė tjera politike, si
referendumi i vitit 1992 gjatė periudhės sė pushtetit tė
Millosheviqit, ku shumica absolute qe pėrcaktuar pėr autonomi
politiko-territoriale, me tė drejtė bashkėngjitje me Kosovėn; apo
edhe me platformėn politike tė grupit negociues tė shqiptarėve tė
Luginės sė Preshevės gjatė periudhės sė konflikteve tė armatosura nė
kėtė rajon gjatė viteve 2000-2001.
Platforma e miratuar mė
14 janar tė kėtij viti paraqet njė vullnet tė ri politik, sė paku nė
kuptimin kohor, meqė nga pėrmbajtja e saj nėnkuptohet se ajo ėshtė
harmonizuar me rrethanat e reja politike tė krijuara pikėrisht pas
Deklaratės sė Demilitarizimit (e njohur si Marrėveshja e Konēulit)
tė 21 majit, e cila jo vetėm qė i dha fund pėrleshjeve tė
armatosura, por edhe mundėsoi nismėn e procesit tė paskonfliktit, i
cili e kishte integrimin dhe pėrfaqėsimin proporcional tė
shqiptarėve nė strukturat shtetėrore serbe pėr detyrė parėsore. Pra,
rreth pesė vite pas nismės sė kėtij procesi, shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės e rishprehin vullnetin e tyre politik. Ndryshe nga mė
parė, platforma e tanishme politike nuk e konteston nė mėnyrė tė
zhdrejtė sovranitetin dhe integritetin e shtetit mbi Luginėn e
Preshevės, pos nėse nuk respektohen parimet e Grupit tė Kontaktit
pėr Kosovėn. Pėrndryshe, bazuar nė platformėn, atėherė rishfaqet
vullneti i vjetėr politik Referendumi vitit 1992 qė nėnkupton
dislojalitetin ndaj shtetit. Prandaj, nė kėtė kontekst, platforma e
tanishme politike shpreh nė mėnyrė mė tė kristalizuar lojalitetin e
shqiptarėve lokalė ndaj shtetit dhe gatishmėrinė pėr t`i respektuar
kufijtė ekzistues, gjė e cila do tė duhej tė mirėpritej nga Beogradi
nėse i respekton parimet e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn dhe e
cila do tė duhej sė paku tė pėrshėndetej nga bashkėsia
ndėrkombėtare.
Megjithatė, platforma
politike i mbron para sė gjithash interesat e Kosovės duke qenė nė
pėrputhje me qasjen e bashkėsisė ndėrkombėtare - si hartuese e
parimeve tė Grupit tė Kontaktit -, megjithėse kjo e fundit mbron
vendosmėrisht qėndrimin se Lugina e Preshevės ėshtė
pjesė pėrbėrėse e
Serbisė dhe se
zgjidhja e problemeve ekzistuese tė saj duhen tė zgjidhen me
Beogradin, e jo me Prishtinėn. Po si, platforma politike e
shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės jo vetėm se nuk i dėmton nė
thelb interesat dhe kėrkesat e Prishtinės rreth ēėshtjes sė statusit
tė
Kosovės, tė cilat janė
identifikuar nga ana e grupit necociues tė Prishtinės nėpėrmjet
grupit tė tij politik, por pėrkundrazi edhe i stimulon. Njėherėsh,
platforma e korpusit lokal politik shqiptar nuk i jep shkas
argumentimit tė zhurmshėm tė Beogradit se pavarėsia e Kosovės ėshtė
burim destabilizimi rajonal pėr shkak se do tė rrjedhonte me synime
territoriale tė ardhshme tė Prishtinės zyrtare ndaj Luginės sė
Preshevės. Ndryshe nga versioni i parė formal i platformės, i cili
nė ndėrkohė pėsoi ndryshime para miratimit tė
saj, versioni pėrfundimtar zyrtar pėrqendrohet nė kėrkesa, tė cilat
nuk u adresohen pėr zgjidhje Prishtinės ose nuk ndėrlidhen me
sistemin e Kosovės, gjė pėr tė cilėn shfaqte mllef
bashkėsia ndėrkombėtare. Njėlloj, platforma politike e
Luginės sė Preshevės
vihet nė mbrojtje tė
interesave zyrtare tė Kosovės lidhur me moscenimin e kufijve tė saj.
Duke i mbrojtur parimet e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, ku siē
dihet refuzohet ndarja e Kosovės, subjektet politike shqiptare tė
Luginės sė Preshevės tėrheqin tėrthorazi vėmendjen e bashkėsisė
vendimmarrėse ndėrkombėtare se ndarja e Kosovės do tė nxiste pasoja
edhe nė Luginėn e Preshevės. Sė fundi, duke e vėrė theksin mbi
decentralizimin, veēmas duke e nėnkuptuar parimin pjesėrisht identik
tė proceseve decentralizuese nė rajon, platforma politike e
shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės bėn presion nė mėnyrė indirekte
ndaj kėrkesave tė hapura tė Beogradit pėr kantonizimin ose ndarjen e
Kosovės mbi kritere etnike nėpėrmjet procesit tė decentralizimit.
Dhe pavarėsisht se sa
janė gjasat reale qė tė trajtohet platforma politike gjatė proceseve
tė ardhshme politike, sidomos gjatė bisedimeve pėr statusin e
Kosovės, ajo e
alarmon opinionin e gjerė pėr kėrkesat e minoritetit shqiptar nė
Serbi gjithnjė duke mos qenė nė shpėrputhje me parimet e bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe duke qenė nė pajtim me qėndrimet e qasjen e grupit
negociues tė Kosovės. Duke pasur parasysh rrethanat e pėrgjithshme,
shqyrtimi eventual i platformės pėrkatėse politike tanimė varet mė
shumė nga rrjedha e proceseve vijuese dhe qendrat relevante
vendimmarrėse se nga partitė politike shqiptare tė Luginės sė
Preshevės, tė cilat kur i pėrket platformės politike e kanė kryer me
pėrgjegjėsi pjesėn kryesore tė punės duke artikuluar kėrkesa tė
pėrbashkėta megjithė divergjencat e shumta ekzistuese midis tyre.
Tani, topi ėshtė nė fushėn e shtetit pėr t`i shqyrtuar kėrkesat e
platformės politike tė Luginės sė Preshevės, por edhe tė Prishtinės
pėr t`i mbrojtur tash ajo mundėsisht interesat e Luginės sė
Preshevės.
(Ky tekst u botua edhe nė tė pėrditshmen « Koha
Ditore »)
|
|