|
Pranė kthesave tė reja nė Kosovėn Lindore
Pėrcaktimi pėr
Autonomi, me Kosovė a Serbi?
Shkruan: Fatos Aliu
Distancimi i deklaruar
subjekteve shqiptare tė tri komunave tė Preshevės, Medvegjės dhe
Bujanocit, nga zgjedhjet parlamentare tė Serbisė (PDSH, shoqata e
asociacione tjera tė kėsaj treve), paraqet veprim tė vetėdijshėm
politik dhe kombėtar, veēanėrisht nė periudhėn e tanishme tė
zhvillimeve politike rreth statusit tė Kosovės.
Besohet se veprimeve
tė lartėpėrmendura do t'i bashkangjitet edhe elektorati i subjekteve
tjera tė kėsaj treve, duke i unifikuar mė nė fund qėndrimet nė
pajtim me vullnetin e deklaruar tė popullit. Subjektet e vetėdijshme
distancohen nga pushtuesi, e jo nga vullneti i popullit, votėn e tė
cilit e kanė marrė, nė kohėn e sundimit tė ish-Jugosllavisė.
Kjo bashkėsi tashmė
nuk ekziston. Pse duhet vazhduar me kaq nxitim nė Serbi, sikur nuk
paska zgjidhje tjera alternative dhe tė natyrshme?! Tani, pas
shpėrbėrjes sė ish RF Jugosllavisė, ėshtė koha e rikthimit nė gjiun
e vullnetit tė deklaruar tė popullit pėr autonomi territoriale me tė
drejtė vetėpėrcaktimi, pėr rikonfirmimin e vullnetit se nė cilin
sistem dhe me kėnd dėshiron tė jetojė, nė parime tė njohura tė
demokracisė direkte (nga populli). Njė sistem tė vetėpėrcaktimit e
rekomandojnė edhe konventat dhe aktet ndėrkombėtare tė Evropės dhe
OKB-sė.
Pėr ironi, por jo edhe
pėr rastėsi, strukturat e caktuara politike pro-zgjedhjeve serbe tė
kėsaj treve, me dėshirė e paramendim, duke u shitur si "diplomatė"
dhe "kooperative " me bashkėsinė ndėrkombėtare (pėr interesat e tyre
ekskluzive pushtetore e tė biznesit), nuk e panė tė udhės tė bėjnė
as plane, as kushtėzime e kėrkesa paralele me serbet e Kosovės!
Pjesėmarrja nė
zgjedhje nė kuadėr tė Serbisė, ėshtė jo vetėm njė presedan i
panjohur i pėrcaktimit dhe njohjes sė njė shteti tė riorganizuar
okupues (me kushtetutė tė re), por edhe distancim i kundėrnatyrshėm
nga entiteti dhe etniteti pėrkatės, nga pėrcaktimi i popullit tė
kėsaj treve pėr autonomi territoriale me tė drejtė ribashkimi me
Kosovė, si pjesė lindore e saj, e ndarė artificialisht, arbitrarisht
dhe dhunshėm nga trungu shqiptar.
Shqiptarėt e komunave
tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, me pjesmarrje nė zgjedhje tė
Serbisė (pėr Serbi!), do tė viheshin nė rrezik tė madh pėr tė
ardhmen e tyre e tė territorit shqiptar. Deklarimi i partive
pro-zgjedhjeve tė Serbisė ishte paradoks i marrėzisė dhe lojė e
rrezikshmėrisė ekstreme pėr trojet dhe popullatėn shqiptare nė tė
ardhmen. Me kėtė, nė sy tė botės, Serbisė do t'i hapej dera e
zbatimit tė politikave dhe praktikave tė njohuara ekspanzioniste, si
nė Kosovė, Maqedoni e mė gjėrė.
Prandaj, argatėt e
kėtyre politikave janė ekstremistėt e vėrtetė tė tradhėtisė qė duhet
demaskuar e izoluar, e jo shtresėn mė atdhetare tė sakrificės pėr
ēlirimin kombėtar, siē veprohet tinėzisht sipas planeve tė UDB-sė,
gjithandej ku ata ndodhen, si nė vendlindje edhe jashtė saj, nė
pamundėsi kthimi nga ndjekjet e papushuara nga ana e regjimit tė
Serbisė. Kėto janė politika tė renegatėve mashtrues qė me ndihmėn e
Serbisė zhvillojnė bashkėpunim e propagandė pėr ta helmuar popullin
me virusin e pansllavizmit. Sikur nuk ka mjaftuar mėsimi/pėsimi nga
historia e politikave dhe projekteve antishqiptare nga e kaluara?!
Subjektet e
distancuara dhe ato qė distancohen nga kėto zgjedhje, kanė rast t'i
hapin rrugė njė procesi tė ri politik-demokratik nė kėtė trevė, me
nismat e reja, por deri mė sot tė sabotuara pėr Kuvend e Kėshill
Nacional. Pėr kėtė duhet paraprakisht tė frenohen epshet pushtetore
e pėrfitimet materiale tė individėve a grupeve qė njollosin vlerat e
kombit dhe identitetit shqiptar.
Prishtinė, 18 dhjetor
2006
|
|