Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Puberteti i partive politike tė Kosovės Lindore

 

Shkruan: Blerim N. Krasniqi

 

I

Pas rėnies sė sistemeve moniste nė Ballkan nė fillim tė viteve ’90-ta, erdhi epoka e pluralizmit politik. Kjo liri politike, ndikoi nė tė gjitha vendet dhe popujt qė tė themelojnė parti tė ndryshme pėr tė udhėhequr kombe dhe pushtete.

Nga fillimi i viteve ’90-ta e deri nė 2006-ėn, ēdo partie politike i bie tė ketė mbushur mesatarisht nga 14, 15 apo 16 vjet, pa prijashtuar edhe partitė mė tė reja se kėto. Kjo moshė e partive, po tė krahasohet me moshėn e njė njeriu tė lindur po nė ato kohė, i bie tė jenė nė pubertet.

Po tė merret pėr bazė mosha e kėtyre partive nė pubertet, ndoshta veprimet e bėra nuk do tė dukeshin tė pamatura dhe tė shėmtuara. Por kur dihet se kėto parti udhėhiqen prej njerėzve nė moshė madhore, atėherė situata ndryshon, sepse duken qesharak dhe tė paditur.

 

II

Popujt qė e pėrbėnin RFSJ-nė, pas shpėrbėrjes themeluan shtetet e tyre, ndėrsa shqiptarėt u copėtuan nė katėr pjesė. Njė pjesė mbeti nė Maqedoni, njėra pjesė nė Mali tė Zi, Kosova po shkon drejt njė statusi tė veēantė dhe Kosova Lindore administrativisht mbeti ende nė Serbi. Nga fillimi i viteve ’90 ka pasur tendenca por edhe veprime konkrete rreth bashkėngjitjes me Kosovėn. Veprimet e bėra nė kėto kohėra, nė momentet finale tė tyre janė lėnė anash, duke humbur gjithė mundin e bėrė pėr konkretizimin e qėllimit. Rastet e lėshuara, ajo e referendumit te ’92-ės dhe lufta e UĒPMB-sė, tė cilat duhet pėrmendur, vėshtirė pėrsėriten, por tė cilat janė njė bazė e fortė pėr tu referuar dhe kjo e fundit, bojkotimi i kushtetutės sė Serbisė, mund tė llogaritet si vazhdimėsi e kėtyre dy tė parave e cila duhet shfrytėzuar me ēdo kusht.

 

III

Kosova Lindore ka dy parti politike nė pubertet dhe katėr tė tjera mė tė reja apo parashkollore. Partitė qė kanė hyrė nė “bylyk”, gjatė kėtyre 15 viteve tė fundit kanė qenė rregullisht nė krye tė pushtetit lokal dhe njė herė nė pushtetin qendrorė. Kjo i bie se kanė qenė rregullisht mė tė fortit nė klasė dhe kanė pasur pushtet mbi tė tjerėt.

 

IV

Thirrjet pėr bojkot nga partitė politike dhe bojkotimi i referendumit nga popullata shqiptare, ka hapur njė kapitull tė ri pėr lėvizjet politike nė drejtim tė realizimit tė qėllimit tė popullatės e cila i ka dhėnė legjitimitet pėr tė udhėhequr.

Pas zyrtarizimit tė Kushtetutės sė re, udhėheqja e Serbisė ka shpallur edhe datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve. Partitė shqiptare nė fillim u hamendėn, e pastaj vendosėn pėr pjesėmarrje nė kėto zgjedhje, rast i cili ėshtė i papjekur dhe i pamatur politikisht.

Pėr pjesėmarrje nė kėto zgjedhje shihet qartė se janė marr parasysh vetėm pėrfitimet e ngushta tė subjekteve politike.

Favoret e partive politike nga zgjedhjet janė: a) dy apo tre persona tė papunė do tė sigurojnė nga njė vend pune; b) do tė sigurojnė rrogė nė katėr vitet e ardhshme; c) do tė kenė pushtet pėr t’i disiplinuar bashkėkombėsit; d) do tė pėrfshihen nė biznese tė dyshimta dhe e) do tė bėhen deputet tė parlamentit serb.

Si disfavor i partive politike nga mos pjesėmarrja nė zgjedhje mund tė numėrohet vetėm humbja e tri vendeve tė punės.

Llogaritja e pabėrė e partive shqiptare tė Kosovės Lindore, shihet qartė qė mungon. Nė llogaritjet e tyre, mendohet se do tė dalin tė gjithė njerėzit me tė drejtė vote nė zgjedhje dhe nė kėtė mėnyrė ata fitojnė tre deputetė, i cili ėshtė edhe maksimumi i arritshėm. Rreziku pėr kėto parti tė cilat mendojnė me votėn e shqiptarėve tė bėhen deputet nė parlamentin serb, ėshtė bojkotimi i zgjedhjeve dhe i po kėtyre partive nga popullata shqiptare. Me kėtė akt shuhet edhe lakmia pėr tė qenė deputet nė parlamentin serb. Por paralelisht ngrihen shumė dilema: kėto parti politike interesin e kujt e pėrfaqėsojnė dhe cilat janė detyrat e tyre?

 

V

Pushteti, si qėllimi i vetėm i ēdo partie politike, ėshtė i arsyeshėm deri nė momentin kur nuk rrezikohet mirėqenia, besimi, ekzistenca kombėtare dhe ajo fizike e popullatės qė ia ka dhėnė legjitimitetin pėr ta pėrfaqėsuar.

Bojkotimi i kushtetutės serbe ishte i qėlluar dhe jepte njė pikė shprese pėr hapat qė do tė ndėrmerreshin nė drejtim tė ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve tė KL. Vendimi  pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet parlamentare tregon “axhamillėkun” dhe qėllimin e tyre. Po ti kishin bėrė llogaritjet me kohė, me siguri se nuk do ta ftonin popullatėn nė bojkot. Pushtetin tė cilin e gėzojnė ėshtė i afatizuar. Nė zgjedhje dilet me legjislacionin e dalur nga kushtetuta e aprovuar serbe, tė cilėn e kanė bojkotuar shqiptarėt. Nė kėtė rast, nė qoftė se bojkotohen edhe zgjedhjet, atėherė kėto parti do ta humbin pushtetin lokal.

Kjo logjikė e partive shqiptare tė KL, do tė thotė se “kur tė duam ne marrim frymė dhe kur nuk dėshirojmė nuk marrim (e bojkotojmė)”.  Vendimet politike, qė kanė pėrgjegjėsi kombėtare nuk mund tė privatizohen dhe tė personalizohen.

 

VI

Partitė politike, me legjitimitetin qė kanė duhet t’ia lehtėsojnė jetėn qytetarėve. Ata duhet tė merren me ēėshtje ekonomike dhe tė sigurisė, nė mėnyrė qė ta arsyetojnė ekzistencėn e tyre. Pse nuk e largojnė Xhandarmerinė serbe nga trevat e banuara me shqiptarė? Ēfarė pune kryejnė partitė politike?  

Arsyeja ėshtė sepse nuk janė faktor. UĒPMB-ja, nuk ka pasur legjitimitet, por ka qenė faktor dhe ka imponuar zgjidhje. Kjo luftė, ia ka prishur matematikat dhe formulat e partive.

Dalja nė zgjedhje nuk faktorizon asnjė person apo forcė politike, por as nuk ndihmon ēėshtjen kombėtare. Legjitimiteti i fituar ėshtė detyrė pėr tė pėrmbushur obligimet qė ka ndaj popullatės qė e ka votuar. Ka shumė rrugė pėr tu hequr dhe neutralizuar legjitimiteti.

 

VII

Bojkotimi i kushtetutės serbe nga popullata dhe partitė politike, ka qenė njė divorc pėrfundimtar nė mes shtetit serb dhe shqiptarėve tė Kosovės Lindore. Tani ky divorc duhet zyrtarizuar duke ngritur Kuvendin e Kosovės Lindore dhe duke filluar funksionimi i Krahinės Autonome dhe institucioneve tė saj.

Veprimet politike tė cilat janė tė drejtuara nė kthim mbrapa, pėr tė dalur nė zgjedhje, janė tė kota dhe shumė tė turpshme.

Ata tė cilėt dėshirojnė tė kenė pushtet nė Serbi, mund tė bėjnė zgjedhje.

Krahina e KL nuk prish asnjė balancim tė forcave, por stabilizon gjendjen e sigurisė.

 

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.