Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Qyqarlleku i partive të Luginës

 

Javen qe shkoi lajmi kryesor lidhur me Luginen ishte se Shqiptaret (te paret e tyre), arriten qe te mirren vesh rreth pjesmarrjes ne zgjedhjet parlamentare te Janarit ne Serbi.

Kjo informat u prit me shume skepticizem nga ish-anetaret e UCPMB-se dhe nga familjaret e deshmorve te Lugines. Disa prej tyre as nuk ishin pjesemarres as nuk kishin anetar te familjeve te deshmorve por fale aftesive te tyre komunikuse arriten qe ti thone edhe disa fjali ne RTK.

Por, si lajm ishte kryesor shkaku se shqiptaret arriten te behen bashk e jo per dicka tjeter, kurse tani pas vetem disa diteve bashkesie, si lajm nuk ka shume rendesi se kush po ik prej bashkesis shkaku qe kjo per shqiptaret nuk eshte dicka e re.

Pa i marre parasysh pasojat per pjesemarrje, politikanet filluan te marrin vendime edhe pa i marre parasysh pasojat per mospjesemarrje. Derisa Shqiptaret per cdo beneficion financiar e kthejne koken kah Beogradi, e kurr nuk kerkojne ndihme prej Tiranes ose Prishtines, se paku at financiare dhe ne anen tjeter deshirojne ta krahasojne veten me Serbet e Kosoves, kur dihet se Beogradi i jep rroga te beneficuara edhe beneficione tjera popullates Serbe ne Kosove, Shqiptaret marrin vetem premtime dhe fjale miradie nga establishmenti tiranas dhe prishtinas. Per ate prishtinas shpesh edhe e takojne kurse kete tiranas vetem mund ta endrrojne dhe i takojne vetem zyretaret e Ambasades Shqiptare ne Beograd kur dihet se Tirana dhe Beogradi jane ne te njejten largesi gjeografike prej Lugines diku rreth 380 km.

Nje element eshte me rendesi ketu, se duhet te ndahen apo te identifikohen rruget se kah do te shkojne Shqiptaret e Lugines. Kurse kete ndarje te rrugeve Shqiptaret duhen nje here e pergjithmon ta identifikojne vete.

Me kujtohet nje thenie e nje plaku ternovcas kur e kishin pyetur per burreri:

“mixhe a ke burreri”, plaku ia kthej “nuk e di”, kur e pyeten “qysh nuk e din”, plaku iu pergjigje tha “nuk kam pas mundesi me mat burreri time” dhe shtoi “nese doni ta dine a kam a jo burreri, vendosni ne nje ane 100 mije Marka gjermani kurse ne anen tjeter burrerin, ta shoh se cilen po e zgjedh, ateher ju tregoj se a kam burreri apo jo, per ndryshe nuk e di cfare te them”.

Ndoshta kjo kishte me pershkru me se miri situaten ne Luginen. Kur eshte puna te perfitimet materiale Lugina perbetohet ne Beograd dhe ankohet se nuk po marrin sa duhet, kurse kur eshte puna per burreri vrapojne kush cilin lider shqiptare ose kosovar po e takon dhe te dalin para kamerave duke i tundur duart. Ndoshta kjo arsyetohet me parimet e diplomacies se kush  eshte diplomat/politikan me i zhdervjellet por kjo nuk ka te beje fare me ate se kah duhet te shkohet si ne afetet e shkurta kohore, si ne ato te mesme dhe ato te gjata. Shqiptaret i kan perjetuar dy praktikat te pjesemarrjes dhe te mos pjesemarrjes ne zgjedhjet parlamentare te Serbise, kur dihet se per te dyja keto perfitimet kan qene veten personale dhe individuale. As ne njeren as ne tjetren popullata nuk perfitoi asgje, por tani eshte nje mundesi e re ti tregohet botes se burreria e nuk llogaritet gjithmon edhe nuk krahasohet gjithmone me anen materiale por ajo mund te llogaritet edhe me disa parime tjera sic jane mencuaria, aftesia per hapa strategjik, etj. E keto parime sic duket nuk jane duke u marre parasysh fare.

Lugines nuk i mbetet asgje tjeter perpos te shetitjes edhe te metutjeshme neper mjegull dhe pa nje kurs te caktuar te kahjes se kah do tia mbaj. E gjithe kjo si pasoj e qyqarllekut te disa partive  te Lugines te cilat jane te pavendosura.

Amir Tusuni

 

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.