Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Kosova Veriore VS. Kosova Lindore

Shkruan: Arben Dervina

Shqiptarėt kėto ditė po kalojnė njė kohė konfuzioni e paqartėsie, duke mos kuptuar nė tė vėrtetė se ēka po ndodh me tė ardhmen e tyre. Kosova ėshtė njėra nga problemet kryesore tė pazgjidhura shqiptare nė Ballkan, e cila edhe pse faktikisht e pavarur nga Serbia, juridikisht ka mbetur pjesė e saj.

Involvimi i fuqive botėrore pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nė OKB, tani pėr tani rezultojė me mossukses pėr shkak tė kundėrshtimeve tė shtetit rus ndaj pavarėsisė sė saj.

Shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės sjell tensione dhe krijon rrezikun e ndezjes sė konflikteve tė reja dhe mundėsinė e ndarjes sė Kosovės. Tani pėr tani, mundėsia e ndarjes sė Kosovės nuk propagandohet hapur, por nė sfondin e politikės serbe e cila pėrkrahet nga Rusia dhe nė mėnyrė tė heshtur edhe nga disa vende tjera evropiane, po pėrgatitet tereni dhe po krijohen rrethanat qė kjo gjė tė jetė opcioni real, nė mos i vetmi.

Serbia gjatė gjithė historisė sė saj, ka luftuar dhe ėshtė zgjėruar me territoret e fqinjėve tė tyre, e sidomos me territoret e shqiptarėve, dhe kjo politikė ekspansioniste e Serbisė po vazhdon edhe sot e kėsaj dite.
Territoret qė mund tė pėrfshihen nė pazerllėqe ndarjesh janė: Veriu i Kosovės i cili ėshtė i banuar me shumicė serbe, dhe Kosova Lindore ( Lugina e Preshevės) e banuar me shumicė shqiptare.

- Veriu i Kosovės

Ėshtė i pėrbėrė nga komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveēanit dhe pjesės veriore tė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Nė kėtė pjesė tė Kosovės kanė mbetur shumė pak shqiptarė, sepse pjesa mė e madhe e tyre janė detyruar tė largohen nga kjo pjesė si rezultat i dhunės dhe presionit serb.
Kjo trevė ėshtė e pasur me minerale ku gjinden disa miniera tė vogla nė tė. Miniera kryesore e Trepēės gjindet nė pjesėn shqiptare, ndėrsa shkritorja e minierės gjindet nė pjesėn serbe.
Nė rast ndarjeje tė Kosovės, shqiptarėve i mbetet miniera dhe do t'u duhej ndėrtimi i nje shkritoreje tė re.
Poashtu, nėpėr kėtė territor kalon rruga e Ibrit qė lidh Kosovėn me Malin e Zi, Bosnjėn dhe Serbinė.
Nė kėtė pjesė tė Kosovės jo edhe rastėsisht u vendosen francezėt, aleatė tradicional tė Serbisė qė nga Revolucioni i Versajės te cilėt i kanė kontribuar krijimit te kėsaj gjendje falė sjelljeve tė tyre.

- Kosova Lindore (Lugina e Preshevės)

Ėshtė e pėrbėrė nga tre komuna etnike shqiptare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Presheva dhe Bujanoci kanė shumicė shqiptare, kurse nė Medvegjė shqiptarėt kanė mbetur pakicė pėr shkak tė shpėrnguljes nė Kosovė e gjetiu.
Kjo zonė nuk ėshtė e pasur me minerale ashtu siē ėshtė Veriu i Kosovės, por rėndėsia gjeostrategjike e kėsaj treve shqiptare ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe.
Lugina e Preshevės ėshtė udhėkryq i shumė rrugėve strategjike qė lidhin Ballkanin dhe Evropėn.
Nė kėtė pjesė kalon rruga automobilistike "Korridori 10" dhe hekurudha qė e lidhin Greqinė, Maqedoninė me Evropėn dhe anasjelltas Evropėn me kėto shtete dhe shtetet tjera mediterane.
Rruga mė e shkurtė dhe e shpejtė tokėsore pėr tė arritur ne Evropė nga Greqia kalon kah kjo trevė shqiptare kėshtu qė edhe pėr shtetin grek mbajtja e Luginės sė Preshevės nėn sundimin serb paraqet interes nacional grek.

Nė anėn tjetėr edhe pėr Serbinė kjo luginė paraqet interes tė veēantė pėr ekonominė dhe qytetarėt e saj , pėr tė dalė nė portin e Selanikut apo detin mesdhe duhet tė kalojnė andej pari.

Poashtu nė sferėn ndėrkombėtare Lugina e Preshevės ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se do tė kalojnė pranė saj naftesjellėsit dhe gazsjellėsit qe vijnė nga Azia Qendrore.

Beogradi duke e ditur rėndėsinė strategjike tė kėsaj treve, nė vitin 1945 ndau nga Kosova komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės dhe ia bashkangjiti Kosovės komunėn e Leposaviqit dhe Zubin Potokun, pra u bė njė ndėrrim territoresh.

Kėtu me bindje tė plotė shprehė mendimin tim qė kjo trevė shqiptare, gjithsesi duhet t'i takoj Kosovės apo Shqipėrisė nė rast definimi kufijsh nė Ballkan.

Pėrfshirja e Luginės sė Preshevės nė shtetin e Kosovės apo tė Shqipėrisė sė Bashkuar, pėrpos tjerash krijon njė barazpeshė nė mes shteteve tė Ballkanit dhe shtynė shtetet fqinje tė respektojnė dhe vlerėsojnė etninė shqiptare.

Shembull konkret:
Shumė shpesh ndodh qė autoritetet greke e mbyllin doganėn e Kapshticės nė jug tė Shqipėrisė pa ndonjė arsye tė fortė, krijojnė kolona makinash shqiptare 10 - 20 kilometėrshe. Pra shqiptarėt presin me orė tė tėra pėr shkak tė tekeve (humorit ) grek pa u shqetėsuar pėr pėrfitimet materiale qė vjelin prej tyre.
Nė rast tė pėrfshirjes sė Luginės sė Preshevės nė Kosovė apo Shqipėri, shqiptarėt mund t'i kundėrpėrgjigjen grekėve dhe tė tjerėve qė lozin me ndjenjat tona nė tė njejtėn mėnyrė, duke mbyllur doganen pėr disa orė gjoja "pėr shkak mosfunksionimi tė kompjuterėve" dhe duke krijuar kolonė makinash greke, serbe, etj.


Rėndesinė e kėsaj zone e dijnė shumė mirė amerikanėt, tė cilėt jo edhe rastėsisht kanė zgjedhur rajonin e Gjilanit qė gjendet pranė kėsaj zone dhe kanė ndėrtuar pak kilometra mė larg bazėn ushtarake tė Bondstillit, ku mund tė kenė ndikim nė ngjarjet tė cilat mund tė pasojnė.

Pra, nė rast ndėrrimi territoresh Lugina e Preshevės duhet t'i takojė Kosovės apo Shqipėrisė, kurse komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut t'i takojnė Serbisė.

Qyteti i Mitrovicės nuk bėn tė ndahet pėr shkak se do tė ishte vatėr krize pėr shumė dekada, dhe do tė ndikonte negativisht nė zhvillimin ekonomik tė zonės sė Mitrovicės dhe mirėqenjen e qytetarėve tė saj.

Ndarja e qytetit tė Mitrovicės krijon njė Jerusalem tė ri nė Evropė, dhe kjo nuk duhet tė lejohet nga shqiptarėt dhe faktori ndėrkombėtar.
Ndarja e qytetit nuk do tė ishte as nė interesin e serbėve nėse mendojnė tė kenė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore nė tė ardhmen me shqiptarėt.
Ura e Ibrit do tė ishte arenė pėrleshjesh e tė rinjėve pėr shumė e shumė vite edhe pas definimit tė statusit tė Kosovės. Nga ana tjetėr, infrastruktura e qytetit qė eshtė ndėrtuar pėr gjithė qytetin, do tė gjymtohej e do tė ndahej nė dysh dhe do tė sabotohej, duke krijuar probleme pėr njė kohė tė gjatė.
Pastaj pronat dhe pasuria e patundshme do tė tjetėrsoheshin e tė cilat nė njėfarė mėnyre nuk kompenzohen dot. Varrezat e objektet tjera tė kultit, do tė mbetėshin jashtė kufijve, qė do tė shkaktonin emocione e revoltė tė madhe tek shqiptarėt, nėse do tė detyroheshin t'i lėnė andej pos tė tjerave edhe varrezat stėrgjyshore.

Kėto qė u thanė mė lart, ishin vetėm disa aspekte nė pika fare tė shkurtėra tė problematikes territoriale nė tentimin e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, e qė ėshtė pandashėm i lidhur me tė ardhmėn e gjithė shqiptarėve si komb. Luftėrat gjithmonė janė zhvilluar e do tė zhvillohen pėr pėrfitime territoresh, pra, pėr tė mira materiale e pėr zėnien e pozitave strategjike qė e bėjnė mė tė lehtė ekzistimin dhe zhvillimin e atij populli! Serbia me ndihmen e vėllaut tė madh Rusisė, dhe me ndihmen e aleatėve tjerė, janė munduar e do tė mundohen edhe tani pėr gllabėrimin e tokave, pasurive natyrore tė Shqipėrisė Etnike. Shqiptarėt duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr tė gjitha opsionet qė mund tė jenė nė rend dite. Nėse tė tjerėt kanė arsye tė luftojnė pėr gllabėrimin e tokave tė huaja,nė kėtė rast tė tokave tona, atėherė ne kemi miliona arsye mė shumė qė tė luftojmė pėr mbrojtjen e tokave tona shekullore, pėr mbrojtjen e Shqipėrisė Etnike.

Ne shqiptarėt duhet tė reagojmė si komb pėr ēdo pėllėmbė tė tokės sonė dhe tė jemi tė vendosur ta mbrojmė edhe me gjak nėse ėshtė nevoja, nėse dėshirojmė tė jemi tė fortė e tė respektuar, nėse duam ardhmėri dhe tė jemi tė barabartė me tė tjerėt. Tjetėr rrugė nuk kemi.

Dhe tek e fundit, "Dy duar janė pėr njė kokė".

 

 

 
   
 
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.