|
Presheva ka mė afėr Tiranėn se Beogradin
(Koment nga Koēo Danaj)
Nuk behet fjale pėr distance kilometrike. Ashtu siē nuk bėhet fjalė
pėr infrastrukture rrugėsh. Behet fjalė pėr njė distancė tjetėr.
Cila ėshtė ajo distancė? Bėhet fjalė pėr distancėn kombėtare,
distancėn natyrale, distancėn shpirtėrore, distancėn gjuhėsore etj
etj. Dhe kur merr parasysh kėto lloj distancash, atėherė me plot tė
drejtė mund tė thuash se Presheva ka shumė herė mė afėr Tiranėn se
sa Beogradin.
Po kjo dihet mund tė thotė dikush apo disa. Ėshtė shumė e vėrtetė qė
dihet, por ėshtė po kaq e vėrtetė se shpesh herė harrohet. Po pse
harrohet? Po ja pėrse: Shqiptaret nė Luginėn e Preshevės bojkotuan
referendumin lidhur me kushtetutėn serbe. Dhe me kėtė bojkot ata
treguan se nuk e njohin Ligjin themelor te shtetit serb. Qė do tė
thotė se nuk e njohin vetė Serbinė si shtetin e tyre. Deri kėtu janė
dakord te gjithė, pėrfshire edhe politikanet shqiptare nga Tirana,
Prishtina dhe Tetova.
Por paradoksi ndodh mė vonė. Atyre qė bojkotuan Ligjin themelor tė
shtetit serb, u thuhet tė mos bojkotojnė pushtetin serb. Dhe
kėsisoj, politikanėt shqiptarė tė Preshevės u ndodhen nėn njė trysni
nga Politikanet shqiptarė pėr te mos bojkotuar zgjedhjet e 21
Janarit. Ata u thirren nė Tiranė, u thirrėn nė Prishtinė etj pėr
kėtė ēėshtje. Atyre ju dėrgua mesazh pėr vitin e ri edhe nga
Presidenti i Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje. Fundi i
trysnisė: Vetėm dy parti politike nga 5 tė tilla pranuan tė marrin
pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. PDSH e drejtuar nga Ragmi Mustafa, LBD
e drejtuar nga Jonuz Musliu dhe PDK nuk pranuan tė marrin pjesė nė
zgjedhje. Pėr dijeni tė lexuesit, PDSH dhe LBD janė dy nga partitė
kryesore tė shqiptareve. Ragmi Mustafa ėshtė kryetar i Bashkisė sė
Preshevės, qė nė zgjedhjet e fundit e fitoi postin e kryetarit me 64
pėrqind tė votave.
Ndėrsa Jonuz Musliu ka qenė pėrfaqėsues politik i UĒPMB dhe
kandidati kryesor pėr bashkinė e Bujanovcit. Nė raundin e parė ai
fitoi mbi 4000 vota. Por nė raundin e dytė, pėr tė mos lejuar
fitoren e kandidatit tė radikalėve serbė Svetisllav Svojemenovici
dhe pėr tė garantuar fitoren e pėrfaqėsuesit shqiptar, Nagip Arifit,
mbėshteti kėtė tė fundit.
Akoma nuk dihet se sa shqiptare do tė marrin pjesė. Sondazhet e para
flasin se ata do ti bojkotojnė masivisht edhe kėto zgjedhje, ashtu
siē bėnė me referendumin pėr kushtetutėn serbe.
Ēka u tha me sipėr ka tė bėjė me pohimin e faktit se politika
shqiptare nuk arriti ti unifikonte ne qėndrime partitė politike tė
Luginės sė Preshevės. Pėrkundrazi i pėrēau ato mė shumė. Por jo
vetėm kaq ; politika nė Prishtinė dhe Tirane nuk ka lėvizur fare pėr
ti ndihmuar politikanet e Luginės sė Preshevės tė krijojnė Kėshillin
Kombėtar Shqiptar. Deri mė sot nuk ka pasur asnjė levizje lidhur me
kėtė institucion kombėtar shqiptar. Ndėrsa pati shumė lėvizje lidhur
me pjesėmarrjen nė zgjedhje. Por jo vetėm kaq : Politika shqiptare
ne Prishtinė, Tetovė apo Tiranė ka harruar se shqiptaret e Luginės
sė Preshevės nė datė 24 Mars 1992 kanė zhvilluar njė Referendum pėr
Autonomi tė Luginės dhe pėr tė drejtė Bashkimi me Kosovėn.
Ėshtė koha e rikthimit te kujtesės historiko-politike. Ata qė flasin
ēdo ditė pėr pavarėsinė e Kosovės duhet mė nė fund ta kuptojnė se
kjo pavarėsi garantohet nė Preshevė mė shumė se nė ndonjė vend
tjetėr. Ata qe flasin ēdo ditė pėr liritė dhe tė drejtat e
shqiptarėve nė Maqedoni, duhet mė nė fund ta kuptojnė se kėto liri
dhe tė drejta nuk mund tė copėzohen pjesė pjesė, ato mund dhe duhet
tė realizohen tėrėsisht. Problemi shqiptarė ka veēoritė e tij nė
vende tė ndryshme tė rajonit. Por ai ka edhe tė pėrbashkėtėn e tij
qė do tė thotė se ne rikonfigurimin e rajonit, shqiptarėt duhet tė
jenė bashkė. Nė 28 Nėntor 2006, Presheva dhe gjithė Lugina festoi me
madhėshti Festen e shpalljes sė Shqipėrisė Natyrale nė 28 Nėntor
1912. Me kėtė festė, shqiptarėt nė Luginė treguan se Tiranėn e kanė
shumė mė afėr se Beogradin.
Ėshtė njė aspirate qė kėrkon tė shndėrrohet nė realitet. Dikush nė
Tiranė, Tetovė apo Prishtinė, ndoshta edhe nuk ka fuqi ti ndihmoje.
Por nuk duhet ti pengojė apo ti ngatėrrojė. Prandaj po e mbyllim
ketė analize me njė titull pikture tė Salvador Dalise : Lėrini
djemtė tė shkojnė tek Nena.
|
|