Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
Reagim

NJĖ SHKRIM TENDENCIOZ NĖ REVISTEN HAPI

,,SHANTAZHET POLITIKE APO NDRYSHE  KĖRCNIMET POLITIKE “ POR QE KERKON REAGIM NDAJ GAZETARIT MUKARREM AHMETI

Shkruan: Avni Selimi*

Kėto ditė mė ra nė sy njė shkrim i gazetarit Mukarrem Ahmeti, botuar nė revisten ,, HAPI “ ku e kuptova pse ishte i shqetėsuar pėr kėtė fenomen aq alarmues rreth projektit pėr ndėrtimin e ,, SHOPIN QENDRĖS” nga Kompania Beogradase Interspeed.

 Ku shkrimi i tij mban njė leksion teorik se ky  projekt ka marrė ngjyrime politike. Po nejse, vazhdojmė mė poshtė. Tashti, autori vazhdon qartazi, na bėn tė mendojmė se diēka tjetėr e ka shtyrė drejtė kėsaj aventure. Ku thekson :  disa politikanė lokalė, firma vendore dhe gazetarė amatorė janė pozicionuar nė cilėsin e njerėzve tė interesit, inateve dhe hakmarrjeve politike. Shkrimin e lexova dy herė meqė akuzohemi nė njė asocim abuziv tė pėrgjithėsuar pa emėra dhe kishte lidhje me njė ēėshtje qė, sipas meje, duhet t”i shqetėsojė tė gjithė popullatėn . Leximi i dytė rreth tė dhėnave se  kjo kompani do tė ofroj vende tė reja tė punės pėr rreth 500 persona tė komunės sė Preshevės dhe Bujanocit, ku pėrfitues tė kėtij projekti do tė jenė edhe kompanitė vendore, pastaj pronarėt e tokės dhe nga tatimet e paguara komuna do tė inkasoj me qindra mijėra euro tregon elemete jo racionale , ku kėsaj kompanie gazetari  i jep njė CV nė shkallė botėrore ku kėto burime tė tilla janė njė marketing qė i bėhet kėsaj kompanie me tė njetin version si kryetari i komunės sė Preshevės z. Ragmi Mustafa , nė fushatėn parazgjedhore.   Nuk ka asgjė tė keqe nė lidhje tė drejtpėrdrejt apo tė tėrthortė rreth biznesit tė ndėrtimit tė Kompleksit afaristo tregtar INTERSPEED dhe perspektivėn e saj , sikurse aludohet padrejtėsishtė nė artikullin nė fjalė.

Po ju si gazetar sa keni tė dhėna burimore pse ky projekt kontestohet nga zyra e urbanistikės nė Preeshevė. A mendon se zyra e urbanistikės nė komunė i ka kryer detyrat nė aspektin ligjor, ku kjo zyrė ka pas pėr detyrė tė bėj njė studim urbanistik pėr at kompleks.

 Pėrfshirė kėtu komplesin afaristo tregtar tė ndėrmarrjes pėr tregti naftės dhe gasit Intermol dhe  INTERSPEED nga Beogradi, rruga Haxhi – Milentijeva 33, i cili ėshtė pronar i parcelės katastrale 3620,3621,3637,3640 dhe 3641 kl.6 dhe kl 7, KK Miratocė, nė bazė tė listės sė pasurisė sė paluajshtme nr.1043  KK Miratocė e lėshuar nga Enti republikan i gjeodezisė. Shėrbimi pėr katastėr Preshevė nėn nr.952-1/06-1902 prej 30.06.2006 viti. Duke marr parasysh zhvillimin ekonomik dhe perspektivėn e saj si           ( master plan) se pėr kushtet urbanbistike ka qen e nevojshme qė para fillimit tė punėve nė fazėn e parė  tė bėhen  (kėrkesat teknike tė detyrueshme pėr t”u zbatuar nga Kompania).  Ku kjo kompani nuk ka bėrė kėrkesė pėr ndryshim tė dedikimit tė kulturės bujqėsore nė tokė ndėrtimore. Pastaj tė bėhet "Studimi  mjedisor" pėr  vlersimin e ndikimit tė objektit nė mjedisin  jetėsor (qė  nuk ėshtė  bėrė pėr tė pėrcaktuar kushtet pėr gjendjen ekologjike tė njė mjedisi dhe ruajtjen e ambientit jetėsor ).

Kjo kompani para fillimit tė punėve nė fazėn e parė nuk i ka zbatuar kėto procedura.  Pasi kjo kompani ka bėrė kėrkesė me vonesė  pėr ndryshim tė dedikimit tė kulturės me datė 02.08.2007. Ēka ėshtė njė shkelje dhe kryerje e veprimeve tė kundėrligjshme, qė organet tona duhet tė bėjnė kundėrvajtje adminstrative nė fushėn e urbanistikės . Kjo kompani e ka marrė lejen pėr ndėrtim, tė lėshuar mė datė 15.05. 2007 nga Mnistria pėr Investime Kapitale e Republikės sė Sėrbisė e firmosur nga  sekretari shtetror Milan Milanoviq ing.dipl.i arkitekturės pėr ndėrtimin e objektit komercial nė parcelėn katastrale nr.3606 KK Miratocė – Preshevė nėn nr. 351-03-00556/2007-10. Nė bazė tė kėtij vendimi kompania nuk mund ti filloj punimet nė punishten, pasi investitori ėshtė i detyrueshėm qė nė afat prej 8 ditėsh para fillimit tė ndėrtimit tė objektit  tė  bėn fletėparaqitje apo njoftim tė organeve kompetente komunale pėr inspektimin e punėve nė teritorin nė tė cilėn ndėrtohet objekti.

Po ashtu , para fillimit  tė punėve pėr ndėrtim duhet tė plotėsohen kėrkesat pėr ndėrrim tė dedikimit tė kulturės bujqėsore dhe pėr ruajtje tė ambientit jetėsor  sipas ligjit , nė rast tė kundėr merren masat ligjore.Duke u bazuar nė aktet pėr plotėsimin e kushteve urbanmistike nuk mund tė fillohet me ndėrtim, mirėpo ėshtė e nevojshme , sipas nenit 88 tė ligjit pėt plafikim dhe ndėrtim ( Fleta zyrtare e R. Sėrbisė )nr.47-03 thuhet s”pari bėhet kėrkesa pėr dhėnie tė pėlqimit pėr ndėrtim ku ėshtė e nevojshme tė dorėzohet vendimi nė Ministrin pėr shkencė dhe mbrojtje tė mjedisit jetėsor nė studimin dhe vlersimin e ndikimit tė objektit nė mjedisin  jetėsor. Por mbetet nga Inspektoriati Ndėrtimor Urbanistik ku  kan tė drejtėn ligjore tė pėrgaditin me shkrim kallėzim penal nė rastet kur vėrehen shkelje tė kushteve teknike nė planin urbanistikė . Mė nė fund nga mediumet kėrkohej qė tė bėhen kėrkime, hultumtime pse kontestohej ky projekt edhe nga njė sondazh i bėrė nė Web faqen e Presheva com-it dhe nė  shkrimet e disa gazetarėve pėr kėtė kompani   nuk ka pasur pasaktėsira. Ju si gazetarė na keni cilėsuar se ne po i shkaktojnė dėme kėsaj kompanie pa tė drejtė » disa politikanė, media, gazetarė amator». E pėr kėto dėshtime qė nga marsi i vitit 2006 duhet tė pėrgjigjet pushteti lokal i tanishėm  sidomos drejtuesit e saj( Kryetari i kuvendit, Drejtorati i urbanizmit , Kryetari i komunės, Referati i gjeodezisė ). Ok. , ndjeshmėria ndaj shkeljeve tė procedurave ligjore ėshtė e drejt e kompanisė tė na kritikoj neve gazetarėve, pse e kemi trajtuar thelbin e problemit qė ėshtė dashur tė trajtohet nga organet kompetente tė pushtetit lokal.

Pėr mua si gazetar kjo ēėshtje mė ka interesuar pėr  njė fakt qė mė ėshtė dukur shqetėsues kontesti i kėtij problemi qė unė do tė doja tė trajtohej nga politikanėt se a do tė rrezikohej ekonomia e vendit dhe a do tė punėsohen aq shqiptarė nė kompleksin e parapar. Por njė investim i till mos ėshtė nė favor tė pakicės dhe nė dėm tė shumicės.

Nė kėtė aspekt mua mė duket se ky shtet gjithėher pėrmes projekteve tė tilla tė mėhershme tė viteve 80 – ta , qėllimisht ka dalur me idenė se rregullatori i ekonomisė duhet tė jetė tregu lirė . Ky treg tek ne nuk ėshtė i lirė, por i kapur nga krerėt e kėtij shteti, qė nuk ėshtė nė gjendje tė sigurojė lirinė e vėrtetė tė kėsaj popullate e leje mė tė punėsojė shqiptarė. Unė nuk e kuptoj pse shqetėsohet aq shumė gazetari ndaj mendimit tė lirė , e posaēėrisht ndaj ngritjes sė atyre problemeve qė ngacmojnė debatin mbi politikat ekonomike nė vend siē ishte emsioni i organizuar nė RTV ALDI ku me kėrcnime dėshironin tė mos realizohej ky emision. Vazhdimi i pyetjes sime ėshtė : ju si gazetarė pse nuk e trajtuat kėtė temė se kush ishin protagonistėt e kėrcnimeve . Sepse vetėm regjimi i kaluar komunist mobilizonte cilėsitė njerėzore mė tė kėqija, si kėrcnimi, egoizmi, zilia dhe urretja. Prandaj ata qė janė nė politikė kanė njė pėrgjegjėsi tė lartė pėr gjendjen morale tė shoqėrisė dhe ėshtė pėrgjegjėsia e tyre pėr tė kėrkuar dhe hulumtuar kėtė problematik. Nė thelb, pra, me njė bashkėveprim tė mirė me mediumet dhe shoqėrin civile. E ndėrkohė kur ngriten kėto ēėshtje nga gazetarėt ajo qė mė bie nė sy nė Preshevė ėshtė heshtja e politikanėve pėr ti parapenguar kėto iniciativa tė gazetarėve. Pasi disa udhėheqės politikė e kan humbur busullėn ose atyre fare nuk i duhet busulla sepse nuk ka dėshirė tė lėvizin  nga vendi apo pse ėshtė mėsuar qė gazetarėt ta lėvizin njė ēėshtje, Pasi bllokimi, nė thelb, buron nga ngecja e politikės.

Pse gazetari nė fjalė  nuk ėshtė shqetėsuar me marrjen e ndonjė raporti hulumtues mbi pronėsin, lejen urbanistike, aktvendmimet pėr plotėsiimin e kushteve urbanistike nga  : drejtori i urbanizmit, kryetari i kuvendit, kryetari i komunės qė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr shoqėrinė . Por ky gazetar paraqet investimet e biznesit qė do t”i bėjė kjo kompani duke i bėrė marketing ekonomik. Sepse nė periudhėn 15 vjeēare ekonomia Preshevare  ėshtė pllakosur nė njė kolabs ku njerėzit nė mėnyrė masive ndeshen me degradimin moral tė shoqėrisė si :  nė sitemin arsimor ,atij shėndetėsor dhe  funksionimin e drejtėsisė . Por pėr kėto dy plagė tė hapura aspak deri mė tani nga shtypi juaj nuk ėshtė trajtuar si temė e veēantė nė ndonjė artikull pėr tė bėrė  pėrpjekje serioze nė diagnostifikimin  e kėsaj situate nė shumė projekte : siē ėshtė fakulteti i mėsuesisė, materniteti, vendkalimi kufitar si probleme reale tė kėsaj shoqėrie. Them se pėr fenomenin qė keni trajtuar  posedoni  ,, mosnjohje tė  realitetit “ apo ,, mosbashkpunim medial “ tė paktėn pėr dy arsye : sė pari , nė kėto kushte, pėr ata qė janė nė lojėn politike ka rėndėsi qė dikush tė ndėshkohet e tė bėhet shembull pėr tė tjerėt qė kjo histori si ka filluar edhe tė mbarojė. Me qė  ky problem u takon specialistėve ( nė linjėn profesionale ). Mua mė duket se nga njė gazetar profesionist siē e cilėsoni ju  veten nuk duhet tė pritej  vlerėsime se disa mediume lokale siē janė RTV ALDI dhe RTV SPEKTRI kan filluar propagandėn mediale ėshtė  vetėm njė pėrgėnjetrim apo shenjė shqetėsuese  e mendimit kritik me emrin > inteligjencė e terrenit medial <.

 

* Autori ėshtė Drejtor  i RTV ALDI

 

Lexo nė presheva.com

Dosja: Afera mbi komplexin afaristo tregtar "Interspeed"

 

 

 
   
 
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.