Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Portreti i Muhamedit a.s.


Ulvi Fejzullahu


Tė nderuar lexues!

 
Po i referohemi koleksioneve tė hadithit qė na ofrojnė pėrshkrimin e tipareve karakteristike dhe tė pėrgjithshme tė figurės profetike.
Atėherė t’i pėrjetojmė kėto pėrshkrime.
Ummu Mabed El-Huzai e pėrshkruan Muahmedin lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi tė, duke thėnė:
“Pastėrti e pashoqe. Me fytyrė bujare, tė ndritshme dhe tė ēiltėr. Me sjellje tė mirė. Nuk ka trup tė madh e as kokė tė madhe. Ėshtė i bukur dhe tėrheqės. Me sy tė zi, me shikim tė thellė tė rre¬thuar me qepalla tė dendura dhe tė gjata. Nė zėrin e tij ndihet ngjir¬je. Me qafė tė gjatė. Symadh. Me vetulla tė gjata e tė bu¬¬kura, as tė holla e as tė trasha. Me flokė shumė tė zinj. Kur hesht, e shquan qėndrimi dinjitoz dhe maturia, e kur flet, e frymėzon shkėlqimi dhe eleganca. Njeriu mė i bukur dhe mė elegant prej sė largu, e edhe mė i bukur dhe mė tėrheqės prej sė afėrmi. Me logjikė tė pastėr (tė kulluar) dhe rezonim tė kėndshėm. Dhuntia e tė folurit tė tij si varg margaritarėsh. I matur. Modest. As trup shkurtėr, qė tė mos vėrehet, as trupgjatė, qė tė dallohet. Mė i pashmi nė mesin e tre vetėve. I fuqishėm. Ka shokė tė pėrzemėrt dhe modest. Kur flet, e dėgjojnė. Kur urdhėron, garojnė pėr ta kryer urdhrin. I shėr¬bej¬nė, e nderojnė dhe i janė besnik. I dashur dhe gjithnjė i mbrojtur. Nuk ėshtė i ngrysur e as i vrenjtur. I shoqėrueshėm. Me sjellje tė bu¬kur. I kujdesshėm ndaj bashkėbiseduesit.”
Ali (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė), pėrshkruan Muahmedin (lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi tė) duke thėnė:
“Nuk ka qenė shtatlartė e as shtatshkurtėr e trashalluq. Ka pasur trup mesatar. Flokėt nuk i ka pasur tė shkurtėr e dredha-dredha, e as tė gjatė e tė drejtė, por i ka pasur gjysėm kaēurrel. Nuk ka qe¬nė i trashė, nuk e ka pasur nofullėn tė dalė e topolake. Ka pasur fy¬tyrė paksa tė rrumbullakėt, me ngjyrė tė bardheme. Sytė e zinj e tė mėdhenj, qepallat e gjata e tė dendura, shpatullat e gjera, duart dhe kėmbėt tė ndėrtuara bukur dhe pa qime, nuk ka pasur qime as nė trup. Ka pasur gishtėrinj tė trashė nė duar dhe nė kėmbė. Kur ec¬te, dukej sikur shkonte tatėpjetė kodrinės. Kur kthehej, kthehej me tėrė trupin. Nė mes tė shpatullave ka pasur vulėn e pejgam¬berisė, shenjė qė e kanė pasur dhe Pejgamberėt e tjerė para tij. Kishte shtrėngim dore tė fuqishėm. Kishte qėndrim burrėror, bisedė tė sin¬qertė dhe tė rrjedhshme. Ka qenė njeri i cili i respektonte marrė¬veshjet dhe kontratat. Kishte natyrė tė butė dhe sjellje fisnike. Kur e shihte dikush rastėsisht, ndiente ndaj tij respekt tė thellė. Kush shoqėrohej me tė, e donte dhe e ēmonte atė. Kush e pėr¬sh¬kruan¬te, thoshte: “Nuk kam parė as para tij e as pas tij dikėnd qė i pėr¬ngjan atij. Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė”
Amėr ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) ka thėnė:
“I ka pasur pėllėmbėt e gjera. Ngjyra e lėkurės sė tij ka qenė e freskėt, as e bardhė as e vrugėt. Flokėt i ka pasur tė zezė dhe vetėm ndoshta njėzet qime tė thinjura nė kokė dhe nė mjekėr.”
Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) thotė:
“Ka pasur shumė pak qime tė thinjura nė kokė, nė tėmtha.” Kurse nė njė transmetim tjetėr qėndron: “Nė kokė ka pasur pak flokė tė thinjur.”
Xhabir ibėn Semereti (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) ka thėnė:
“E kam parė nė natėn me hėnė tė plotė. E shikoja Resulullahun (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi), pastaj hėnėn Resulullahu (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė) ishte nė kaftan tė kuq dhe erdha nė pėrfundim se pėr mua Resulullahu (lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi) ėshtė mė i bukur se hėna.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) ka thėnė:
“Kurrė nė jetėn time nuk kam parė diēka mė tė bukur se Resulullahun (lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi). Dukej sikur dielli lundronte nė fytyrėn e tij. Nuk kam parė askėnd qė mund tė ecė mė shpejtė se Resulullahu (lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi). Dukej sikurse toka shpejtonte nėn tė, ne lodhe¬shim pėr ta arritur, ndėrsa ai ishte i palodhshėm.”
Kab ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) thotė:
“Kur gėzohej, fytyra i shėndriste sikur tė ish¬te njė copė hėne.”
Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) thotė:
“Kurrė nuk kam prekur as mėndafsh e as kadife mė tė butė se duart e Resulullahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi). Kurrė nuk e kam hetuar erėn e djersės apo ndonjė kundėrmim tė keq.” Nė version tjetėr qėndron: “As amberit as miskut nuk i vinte erė mė e kėndshme se e lėkurės sė Resulullahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi).”
Ebu Xhuhejfe (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) thotė:
“E kam vėnė dorėn e tij nė fytyrėn time. Ishte mė e ftohtė se bora dhe mė aromatike se misku.”
Nė mes tė shpatullave ka pasur shenjėn, vulėn e pejgamberisė, tė madhe sa njė vezė pėllumbi, ngjyrė trupi e qė ishte mė afėr kockės sė shpatullės sė majtė, e madhe sa njė leblebi e madhe.

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.