|
Pjesa e dytė e letrės sė hapur dėrguar partive politike
Kjo letėr e hapur drejtuar udhėheqėsve tė partive politike tė
Preshevės, edhe pas dy vitesh nuk e ka humbur aktualitetin e saj.
Situata politike dhe e sigurisė nė Luginėn e Preshevės ėshtė edhe mė
e tensionuar se para dy viteve. Nė Luginėn e Preshevės po shtohen
forcat ushtarake e policore si dhe njėsitet special tė xhandarmėrisė
serbe. Fundi i vitit 2006 ishte caktuar si afat qė ēėshtja e Kosovės
tė zgjidhet nė bazė tė planit gjithėpėrfshirės tė Marti Ahtisarit nė
Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Mirėpo me kėrcėnimin e vetos Ruse
dhe mospajtimet e udhėheqjes Serbe, Kosova nuk u pavarėsua as nė
vitin 2007.
Kanė mbetur edhe 3-4 muaj qė SHBA-tė dhe BE-ja ta pranojnė Kosovėn
si shtet tė pavarur me mbikqyrje ndėrkombėtare pėr njė afat tė
caktuar.
Mirėpo, sot mė 26 dhjetor 2007, Kuvendi i Serbisė, miratoi njė
resolutė ku parashihet qė Kosova tė jetė pjesė integale dhe sovrane
e Serbisė, ose sipas fjalėve tė Koshtunicės: “Kosova ka qenė, ėshtė
dhe do tė jetė pėrgjithmonė pjesė integrale dhe e patjetėrsueshme e
Serbisė”. Edhe nė kėto rrethana mjaft tė tensionuara politike,
udhėheqėsit politik tė Preshevės, mbeten akoma tė pėrēarė dhe tė
paorganizuar, sikur para dy viteve. Kjo papėrgjegjėsi ėshtė
shqetėsuese dhe brengosėse pėr popullatėn shqipėtare tė Preshevės.
Pėrpos njė platforme politike tė aprovuar nė vitin 2006 nga kuvendi
i pėrbashkėt i tri komunave, Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, nuk
ėshtė ndėrmarrė gati asgjė nė zgjidhjen e statusit politik tė
Luginės sė Preshevės. Kaluan pesė vjet, ndėrsa partite politike tė
Luginės sė Preshevės, nuk arritėn tė zgjedhin Kėshillin Nacional tė
kėtyre tri komunave tė banuara me shqiptarė.
Problem kryesor pėr mosformimin e kėtij kėshilli shumė tė
rėndesishėm ėshtė mospajtimi se kush do tė jetė kryetar i kėtij
kėshilli. Pra zhvillohet luftė e pakompromis pėr poste udhėheqėse,
kurse ēėshtjet madhore kombėtare janė lėnė nė margjina.
Meqė nuk janė nė gjendje t’i ēojnė ēėshtjet jetike pėrpara,
udhėheqėsit komunal tė Preshevės kanė ndėrmarrė kohėt e fundit njė
fushatė pėr ndėrrimin e drejtorėve tė shkollave fillore dhe tė mesme,
siē ėshtė rasti me drejtorin e shkollės fillore ,,15 Nėntori,, nė
Preshevė dhe me drejtorin e gjimnazit ,,Skėndėrbeu,, nė Preshevė.
Kėto dy shkolla janė ndėr shkollat mė tė organizuara nė tė gjitha
trojet etnike shqiptare jashtė Shqipėrisė. Mirėpo , udhėheqėsve
autoktatė komunal nuk u interesojnė sukseset e mėdha tė arritura nė
lėmin e arsimin. Ata janė tė interesuar si ti punėsojnė servilėt e
tyre.
Vėrsulja nė shkollat shqipe dhe destabilizimi i marėdhėnieve mes
punėtorėve arsimorė tė kėtyre shkollave, pėr qėllime personale dhe
grupore, ėshtė shkelja flagrante nė veprimtarinė mė tė shenjtė tė
njė populli, siē ėshtė arsimi dhe shkelje mbi dinjitetin e
punėtorėve arsimorė dhe prindėrve tė nxėnėsve.
Duhet ta kemi te qartė se drejtorėt e shkollave nuk janė tė
perjetėshėm dhe s’kanė tapi pėr postet qė i mbajmė, por mėnyra se si
po bėhen kėto ndėrrime, ėshtė krejtėsisht e papranueshme dhe shkejle
mbi dinjitetin njerėzor tė udhėheqėsve tė shkollave tona.
Duhet tė ndėrrohen drejtorėt e shkollave dhe gjithė udhėheqėsit
tjerė, nėse korruptohen kompromitohen, janė tė pamoralshėm, janė te
paftė pėr tė udhėheq dhe bėjnė pėrēarje nė kolektive tė shkollave e
jo drejtorėt qė punojnė nga 10-12 orė nė ditė.
Kėshtu nuk mbrohen shkollat shqipe dhe kauza kombėtare, sepse po
merremi me individė, e jo me suksesin e 8000 nxėnėsve tė shkollave
fillore dhe tė mesme tė komunės sė Preshevės. Presheva s’ka fabrika.
Pasuria jonė mė e madhe janė nxėnėsit e shkollave fillore dhe , tė
shkollave tė mesme, studentėt e univirsiteteve dhe gjithė rinia jonė.
Ata qė nuk e pėrfillin kėtė potencial tė madh shkollarėsh,tė cilėt
nė tė ardhmen do ta bartin mbi supet e tyre barrėn e prosperitetit
tė Preshevės, janė tė shpronėsuar nga tė gjitha virtytet morale,
njerėzore dhe kombėtare.
Rruga nėpėr tė cilėn kaloi arsimi shqip ishte shumė e vėshtirė. Duke
i mbrojtur shkollat shqipe, gjuhėn dhe kulturėn shqiptare,
sakrifikuan jetėn e tyre shumė punėtorė arsimorė dhe patriotė
shqiptarė. Rilindasit tanė, njerėzit mė mendjendritur tė kombit i
kushtonin rėndėsi tė madhe shkollimit tė popullit shqiptar nė gjuhėn
amtare. Sami Frashėri nė vitin 1881 i shkruante Jeronim De Radės:
“Turku nuk pranon tė rilindet Shqipėria, sepse dėshiron tė mbajė ate
nė robėri pėrgjithmonė”. Naim Frashėri shkruante: “ Baba i
qytetėrimit ėshtė liria, baba i lirisė ėshtė arsimi”.
Rilindasit erdhėn nė pėrfundim se pa hapjen e shkollave shqipe dhe
pa ngritjen e vetėdijes kombėtare, Shqipėria kurrė nuk do tė
pavarėsohet. Kėshtu mė 7 Mars tė vitit 1887 u hap shkolla e parė
shqipe nė Korēė me mėsuesin Pandeli Sotiri. Vetėm tre vjet mė vonė,
kisha greke e organizoi vrasjen e Pandeli Sotirit nė Stamboll.
Armiqtė e Shqipėrisė e helmuan Naum Veqilhargjin, themeluesin e
Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Shovinistėt grekė e masakruan Papa
Kristo Negovanin me tė vėllain e tij, sepse i mėsonte nxėnėsit nė
gjuhėn shqipe.
Petro Nini Luarasin, Shkabėn e gjuhės shqipe e helmuan shovinistėt
grekė, sepse hapi edhe shkolla tjera nė rrethin e Korēės dhe tė
Pogradecit.
Pas pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1912 nuk pati probleme pėr
edukimin dhe arsimin e nxėnėsve nė gjuhėn shqipe. Mirėpo, pėr
shqiptarėt qė mbetėn nė trojet e tyre etnike jashtė Shqipėrisė “Londineze”,
filluan kohė ende mė tė liga.
Nė periudhėn mes dy luftėrave botėrore, nė Jugosllavinė mbretėrore,
nuk lejohej shkollimi nė gjuhėn shqipe dhe pregatitej dėbimi i
shqipėtarėve nga trojet e tyre shekullore qė nė masė tė madhe edhe e
realizuan nė bazė tė elaboratit tė Ēubrilloviqit dhe “nobelistit”
Ivo Andriq. Nė vitin 1929 xhandarmėria serbe vrau Shtjefėn Gjeēovin
nė Zym tė Prizrenit, vetėm pse i mėsonte nxėnėsit nė gjuhėn shqipe.
Gjeēovi ka qenė shkrimtar, arkeolog, erudit dhe patriot shqiptar. Nė
gusht tė vitit 1944 nazistėt gjermanė varėn nė Prizren mėsuesit
Selami Hallaēin nga Presheva dhe Sezai Surroin nga Prizreni.
Mė 7 shkurt 1945 nė Preshevė u hap shkolla e parė nė gjuhėn shqipe.
Kėtė shkollė e hapi solemnisht Abdullah Krashnica, njėri ndėr
personalitetet mė tė shquar tė Preshevės. Pėr fat tė keq, vetėm 35
ditė pas hapjes sė kėsaj shkolle, Abdullah Krashnica vdiq nė
spitalin e Shkupit.
Edhe pse shkollimi i shqiptarėve mė nuk kishte tė ndalur, regjimi
monist i Jugosllavisė nuk kishte besim te punėtorėt arsimorė dhe
intelegjenca shqiptare. Nė vitin 1949 e burgosėn mėsuesin Shinasi
dhe Hulusi Hallaēin, vėllezėrit e Selami Hallaēit. Dėnimin me burg e
vuajtėn nė ferrin e Goli Otokut nė Kroaci, ku ishte i burgosur edhe
ekonomisti i dalluar Ali Aliu. Nė vitin 1946 e burgosėn mėsuesin e
parė Hilmi Qerimi dhe mėsuesin Rexhep Salihu – Hoxha.
Nė vitin 1958 e burgosėn Mark Gashin, mėsuesin dhe drejtorin e
shkollės tetėvjeēare tė Caravajkės dhe Sejdi Kryeziun, tė cilėt
dėnohen me nga gjashtė vjetė heqje lirie.
Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė e dėnuan me tre vjet heqje lirie,
arsimtarin tonė dhe themeluesin e shkollės tetėvjeēare tė Preshevės
Fehmi Salihun, sė bashku me mėsuesin Shaban Xheladini nga Tėrrnoci.
Mė 10 shkurt 2007 Shaban Xheladinit ia vranė djalin e vetėm Arbenin
nė demonstratat e “Vetėvendosjes” nė Prishtinė.
Me 12 vjet burgim tė rėndė e dėnuan edhe komandantin e batalonit tė
Preshevės Skender Kadriun, i cili pas vuajtjes sė dėnimit punoi si
arsimtar nė Caravajkė dhe Rahovicė derisa u pensionua, por nėn
pėrcjelljen e UDB-sė.
Mė 1 korrik 1966 u mbajt Plenumi i KQ tė LKJ nė Brione tė Kroacisė.
Nė kėtė plenum u pėrjashtuan nga postet udhėheqėse forcat dogmatike,
nacionaliste, unitariste dhe antishqiptare, nė krye me Aleksandar
Rankoviqin i cili ishte edhe udhėheqės kryesor i Sigurimit shtetėror
UDB-sė famėkeqe. Deri nė vitin 1981 nė shkollat shqipe u arritėn
rezultate tė mėdha , sepse shkollat shqipe ishin liruar nga ajo
ngulfatja 20 vjeēare e dogmatizmit stalinian.
Nė vitin 1981 shpėrthyen demonstratat e studentėve dhe tė popullit
shqiptar tė Kosovės. Kėto demonstrate u shpallėn “kontrarevolucionare”,
tė cilat kinse po e rrezikojnė rendin kushtetues Jugosllav.
Edhe nė Preshevė filluan diferencimet ideopolitike. Pėr shkollat
shqipe, pėr punėtorėt arsimorė dhe pėr intelektualėt shqiptarė,
filluan ditė shumė tė vėshtira.
Nė shtator tė vitit 1981 nė shkollėn fillore “15 Nėntori” nė
Preshevė erdhi gjenerali Bogoljub Gjorgjeviq. Me gjeneralin kishin
ardhur edhe disa oficerė tė lartė tė APJ-sė pėr tė vlerėsuar
situatėn politike dhe tė sigurisė. Ata vizituan gati tė gjitha
bashkėsitė locale. Gjenerali Gjorgjeviq zhvilloi bisedė vetėm me
udhėheqėsit e shkollės dhe me 2-3 aktivistė tjerė. Nė kėtė bisedė tė
gjatė, gjenerali i dėgjoi tė gjithė pjesėmarrėsit, duke filluar nga
drejtori i shkollės Zejdi Veseli, ndihmėsdrejtorėt Faruk Veliu dhe
Qirillo Dejanoviq sidhe 3-4 anėtarė tė kolektivit. Ēdo diskutim
tonin ai e hidhte poshtė dhe fliste nga pozicioni i forces duke
kėrkuar prej nesh qė t‘i identifikojmė dhe t’i pėrjashtojmė tė
gjithė ata punėtorė arsimorė qė janė tė ngarkuar me ideologji
nacionaliste dhe iredentiste. Pasi, kuptohet, ne nuk pranuam se nė
shkollėn tone kemi arsimtarė tė tillė, gjenerali dukshėm i hidhėruar,
nė fund tė kėsaj bisede, mes tjerash tha: “Unė nuk kam ardhur nė
kėtė shkollė tė madhe tė pyes se sa punėtorė e sa nxėnės ka,por
erdha tė njoftohem a janė punėtorėt arsimorė tė indoktrinuar me
ideologji nacionaliste dhe iredentiste. A jeni ju pėr ruajtjen e
frutave tė revolucionit socialist, vėllazėrim bashkimin,
bashkėjetesėn dhe barazinė e plotė tė kombeve dhe kombėsive, apo
jeni nė anėn e forcave kundėrrevolucionare, tė cilat po mundohen t’i
rrėnojnė themelet e Jugosllavisė. Ne i thamė se nė Preshevė s‘ka
pasur demonstrate e as protesta. Nė shkollėn tone s’kemi punėtorė
arsimorė tė indoktrinuar me ideologji nacionaliste dhe iredentiste.
Ai kishte menduar se nė shkollėn tonė do tė merrte ndonjė listė tė
punėtorėve arsimorė ndaj tė cilėve duhet tė merren masa ligjore.
Gjenerali Gjorgjeviq i pezmatuar nga sjellja dhe pėrgjigjet tona, u
ngrit nė kėmbė dhe shkoi gati pa pėrshėndetje. Kėshtu punėtorėt
arsimorė tė shkollės fillore “15 Nėntori” nė Preshevė e mbronin
shkollėn shqipe dhe kauzėn kombėtare. Edhe pse pushtetėmbajtėsit e
atėhershėm tentuan disa here t’i denojnė sė paku 10-15 punėtorė
arsimorė, kėtij qėllimi asnjėherė nuk ia arritėn, falė unitetit dhe
vendosmėrisė sė gjithė punėtorėve arsimorė.
Nė vjeshtė tė vitit 1988 nė shkollėn fillore “15 Nėntori” nė
Preshevė erdhi njė grup punues nga Leskoci nė krye me sekretarin
Zare Dimitrijeviq. Nė duskutimin e tij, ai mes tjerash, tha: “Qendra
Arsimore Skėnderbeu, nė Preshevė, kaherė ėshtė shpallur vatėr e
nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar. Ne, ka tetė vjetė qė po
kėrkojmė armiqtė e Jugosllavisė e mė nė fund i gjetėm. Ata janė
10-12 profesorėt e kėtij gjimnazi. Dimitrijeviqi i dėnoi profesorėt
e gjimnazit ende pa iu vėrtetuar fajėsia, sepse ai ishte vet
prokuror, vet gjykatės dhe vet ekzekutor. Edhe flamurin shqiptar do
ta ndalojmė, derisa mos tė rregullohet me ligj.Pėr kėtė mbledhje kam
shkruar gjerėsisht nė njė libėr tjetėr. Kėsaj rradhe do ta ceki
vetėm pėrgjegjen unanime tė 80 punėtorėve arsimorė, anėtarė tė
LKJ-sė qė ia dhamė Dimitrijeviqit: “Profesorėt e gjimnazit
”Skėnderbeu” janė njerėzit mė tė ndershėm tė Preshevės. Ata
pėrgatisin kuadro qė do tė mbajnė mbi supet e tyre barren e
progresit tė populates sė Preshevės. Profesorėt e gjimnazit nuk janė
armiq dhe pėr dėnimin e tyre mos kėrkoni pėlqimin tone, se nė kėtė
shkollė kurrė nuk do ta gjeni.
Sa i pėrket flamurit shqipėtar, ate mund ta ndalojė vetėm popullata
shqiptare e Preshevės me referendum. Flamuri ėshtė symbol kombėtar i
shqiptarėve dhe ne nuk pranojmė qė tė ndalohet. Flamurin mund ta
ndaloni vetėm me dhunė”. Kėshtu edhe ndodhi, flamurin e ndaluan me
polici dhe u bėnė 20 vjet qė ėshtė ende i ndaluar, edhe pse sot nė
Serbi erdhėn nė pushtet tė ashtuquajturit demokratė. Flamuri
shqipėtar valoi nė institucionet e Preshevės plot 20 vjet, prej
vitit 1968 deri mė 1988. Sot ky flamur pėrdoret vetėm pėr marketing
politik.
Pasuan masat drakonike kundėr profesorėve tė gjimnazit. U
pėrjashtuan nga procesi edukativo-arsimor:
1. Nazmi Jashari drejtor i gjimnazit
2. Rexhep Rushiti ndihmėsdrejtor
3. Riza Halimi professor i fizikės
4. Sami Hasani professor i gj. Angleze
5. Avni Shaqiri profesor i gj.shqipe
6. Behlul Nasufi profesor i sociologjisė
7. Ali Aliu profesor i biologjisė
8. Naser Haziri ekonomist i diplomuar
9. Selajdin Avdiu arsimtar i BAT-it
10. Halil Jusufi arsimtar i BAT-it
Pas pėrjashtimit tė kėtyre profesorėve qė ishin anėtarė tė LKJ-sė,
nga gjimnazi “Slėnderbeu” u pėrjashtuan njė numėr i madh i
profesorėve tjerė kinse si tepricė teknologjike.
Kėtyre profesorėve tė gjimnazit iu ndalua tė punėsohen nė lėmin e
arsimit. Meqė nuk kishin profesione tjera, tė gjithė mbetėn tė
papunėsuar dhe pa kurrfarė mbrojtje sociale.
Kėta profesorė e humbėn betejėn por e fituan luftėn, sepse nė vitin
1990 ra sistemi monist dhe u formuan partite politike. Ra ideologjia
komuniste dhe tė gjithė mandej u punėsuan. Atyre u takon nderi,
kurse shkolla shqipe mbijetoi dhe s’ka forcė mė qė mund ta kthejė
prapa rrotėn e historisė.
Sivjet ( 2007 ) u mbushėn 120 vjet tė shkollės sė pare shqipe. U
mbushėn 120 vjet luftė permanente nė mbrojtjen e shkollės shqipe dhe
arsimimin nė gjuhėn amtare.
Pėr armiqtė e popullit shqiptar, shkolla shqipe ende ėshtė therė nė
sy. Edhe pas 120 vitesh, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tė
Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, akoma mėsojnė me programet e shteteve
ku jetojnė. Prandaj na nevojitet shumė punė qė shkolla shqipe
pėrfundimisht tė pavarėsohet. Arsimi ėshtė mision i shenjtė historik
dhe patriotik.
Siē po shihet, lufta shekullore e shqiptarėve pėr liri, pėr shkollėn
shqipe dhe kulturėn shqipėtare, ka qenė shumė e vėshtirė dhe me plot
sakrifica.
Duke u bazuar nė krejt ate qė shkrova mė lartė, ne shqiptarėt
medoemos duhet tė mbrojmė me ēdo kusht shkollėn shqipe dhe gjuhėn
amtare, e kursesi nuk guxojmė qė tė fusim politikė nė shkollat tona.
Mė 23 mars 1989, regjimi i Milosheviqit suprimoi me dhunė autonominė
e Kosovės. Shqiptarėt e Kosovės nuk pranuan kėtė diktat dhe dolėn nė
demonstrate tė mėdha ku u vranė dhe u plagosėn shumė njerėz. Mė 2
korrik 1990 Kuvendii i Kosovės shpalli Republikėn e Kosovės. Binin
trumbetat e luftės tė cilat paralajmėronin tragjedi tė mėdha, tė
cilat pėr fat tė keq edhe do tė ndodhin.
Regjimi diktaktorial i Millosheviqit mbylli Univezitetin e
Prishtinės, Akademinė e shkencave dhe arteve tė Kosovės dhe
Institutin Albanologjik nė Prishtinė. Meqenėse shqiptarėt e Kosovės
nuk e praan robėrinė, u mbyllėn edhe shkollat fillore dhe tė mesme (qė
mė vonė u organizuan nėpėrshtėpi private).Pas politikės gandiane tė
Rugovės,vjen lufta e UĒK-sė 1998-1999, intervenimi i NATO-s dhe
Kosova u ēlirua. Kėto ditė, Kosova pret pavarėsinė. Lugina e
Preshevės nuk ėshtė nė agjendat e qendrave ndėrkombėtare tė
vendosjes. Partitė politike shqiptare tė Luginės sė Preshevės
gjenden para sfidave tė mėdha. Regjimi serb nuk e pranon pavarėsinė
e Kosovės, duke i falėnderuar pėrkrahjes dhe vetos ruse. Meqė
situate nė Luginė vazhdimisht po tensionohet nga forcat policore,
ushtarake dhe xhandarmėrisė, partite politike shqiptare tė Luginės
sė Preshevės duhet tė krijojnė njė unitet dhe strategji tė
pėrbashkėt pėr t’i pėrballuar sfidat me tė cilat po pėrballen dhe ta
ruajnė unitetin e popullit. Nė Luginė tė Preshevės nuk pėrjashtohen
trazirat dhe protestat, madje edhe konfliktet qė mund tė ndikojnė nė
zhvendosjen e populatės. Nė kėto rrethana nuk duhet tė merremi me
ēėshtje margjinale, por me ēėshtje madhore kombėtare. Shqiptarėt e
Preshevės nuk janė ardhacakė as qiraxhinjė nė shtėpitė dhe vatrat e
veta shekullore. Lufta e pa kompromis pėr pushtet dhe urrejtja
patologjike mes partive politike shqiptare tė Preshevės ėshtė bėrė
varrė kanceroze dhe pengesė kryesore nė krijimin e njė fronti tė
pėrbashkėt pėr realizimin e aspiratave tona shekullore pėr liri,
barazi dhe bashkim me popujt e civilizuar tė Evropės. Nė rrethana tė
sistemit shumėpartiak dhe tė prezencės sė faktorėve ndėrkombėtarė nė
Luginėn e Preshevės, janė krijuar tė gjitha parakushtet qė problemet
tona tė zgjidhen sa mė shpejtė. Viteve tė fundit nė Preshevė dhe
Bujanoc po vijnė ambasadorėt e SHBA-ve, Britanisė dhe vendeve tjera
tė Evropės, qė nė tė kaluarėn ishte vetėm ėndėrr pėr popullatėn e
Preshevės. Mirėpo askush nuk do tė na ndihmojė nėse ne nuk e
ndihmojmė veten. Sė pari duhet t’i flakim nga kokat tona
injorancėn,primitivizmin, bajraktarizmin, lokalizmin dhe tė gjjitha
dukuritė negative qė I bėjnė dėm populates shqipėtare. Faktorin
ndėrkombėtar duhet ta bindim se jemi tė gatshėm dhe tė aftė tė
marrim pėrgjegjėsinė dhe t’i udhėheqim institucionet e administrimit
lokal, konform normave juridike dhe tė rrespektimit tė ligjit sikur
nė shtetet demokratike tė Evropės. Ata qė nuk janė nė gjendje tė
bėjnė njė gjė tė tillė,doemos duhet tė largohen nga postet partiake
dhe institucionale dhe nė vend tė tyre tė vijnė forcat progressive
me ide dhe vision tė ri qė do ta ēojnė popullatėn e Preshevės drejt
integrimeve euroatlantike sė bashku me Kosovėn dhe Shqipėrinė. Si
pjesėtar tė barabartė tė kėsaj familje tė madhe tė popujve tė
civilizuar tė Evropės do tė zgjidhet pėrfundimisht edhe ēėshtja
shqiptare nė Ballkan. Presheva sot ka njė potencial tė madh
intelektual, tė cilėt janė nė gjendje ta zėvendėsojnė me shumė
sukses gjithė nomenklaturėn udhėheqėse tė partive politike dhe tė
administrates komunale qė janė burokratizuar dhe janė shndėrruar nė
oligarki politike tė cilat po ngulfasin ēdo kreativitet. Disa
udhėheqės autokratė tė administrates komunale, duke mbrojtur
interest personale, grupore dhe partiake, po i anashkalojnė
interesat e pėrgjithshme tė shqiptarėve tė komunės sė Preshevės nė
tė gjitha sferat e jetės, duke filluar nga ekonomia, arsimi,
shėndetėsia, kultura, informimi etj. Duke shkelur ligjet, statutin,
rregulloren e punės nė Kuvendin komunal si organ mė i lartė
ligjvėnės nė institucionet e administrimit lokal, janė vėnė mbi
ligjin dhe bėjnė me kėto institucione sikur me pronėn private tė
tyre. Duke mos rrespektuar ligjin dhe duke falėnderuar disa
kuvendarėve puthadorė, ata po shkarkojnė dhe po emrojnė udhėheqės tė
administratės komunale, drejtorė tė shkollave, drejtorė tė shtėpisė
sė shėndetit, pa kurrfarė arsyetimi dhe pa kurrfarė pėrgjegjėsie.
Popullata shqipėtare e Preshevės nuk meriton tė pėrbuzet dhe tė jetė
rob i aspiratave karrieriste tė udhėheqėsve tė partive politike,
qofshin ato nė pozitė apo opozitė, pa pėrjashtim.
E shkrova kėtė letėr me tė vetmin qėllim qė sadopak tė ndikojė nė
tejkalimin e marrėdhenieve tė keqėsuara mes partive politike, tė
cilat po I bėjnė dėm dhe po e pėrēajnė popullatėn shqipėtare tė
Preshevės nė kohėn kur s’kemi as shtet as pushtet tė mirėfilltė dhe
nė kohėn kur pas 100 vjet robėrie do tė zgjidhet ēėshtja shqipėtare
nė Ballkan (nėse nuk ndodhė ndonjė tragjedi eventuale).
Qėllimi im nuk ishte qė me kėtė letėr tė fyej ndokend, pėrkundrazi,
nė kėtė letėr u mundova t’i kritikoj disa dukuri negative dhe tė jap
njė kontribut modest nė zgjidhjen e drejtė tė statusit politik tė
Luginės sė Preshevės.
Nė skenėn politike tė Serbisė po dominojnė forcat nacionaliste, tė
cilat nuk po heqin dorė nga ideologjia mesjetare dhe miti I Kosovės
qė janė brengosėse.
Jam thellė i bindur se me pėrmbajtjen e kėsaj letre do tė pajtohet
shumica dėrmuese e punėtorėve arsimorė, e intelektualėve shqiptarė
dhe e popullatės shqiptare tė Preshevės.
Norēė 26 dhjetor 2007
autor: Sadri Qazimi
Lexo pjesėn e parė
kėtu
|
|