Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Nė prag tė pavarėsimit tė Kosovės

 

Pėr festė, por pa eufori

 

Shkruan: Shaip Kamberi

 

Miratimi i vendimit pėr pavarėsinė e Kosovės, tė cilin do ta bėjė kėtė fundjavė Kuvendi i Kosovės do tė shėnohet me gjasė me dinjitet nė tė gjitha trojet shqiptare. Sigurisht qė edhe Lugina e Preshevės - sikur pjesa aktualisht mė e rrezikuar e etnikumit shqiptar - do ta shėnojė kėtė akt duke iu bashkėngjitur kėsisoji festės gjithėkombėtare lidhur me jetėsimin e zyrtarizimit tė mėvetėsisė sė Kosovės. Mirėpo pėr dallim nga trojet e tjera ku jetojnė shqiptarėt; Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do ta shėnojnė pavarėsinė e Kosovės jo vetėm nėn vėzhgimin e forcave serbe tė sigurisė, por edhe nėn presionin e retorikės agresive tė politikės dominuese serbe, e cila po rishfaqet gradualisht nė opinionin publik vendės.

Ditė mė parė, nėn udhėheqjen e kryeministrit Koshtunica, qeveria serbe ka marrė vendim pėr ta “shpallur tė pavlefshėm ēdo vendim tė institucioneve tė pėrkohshme tė Kosovės lidhur me pavarėsinė e saj”. Nė dokumentin e miratuar nėnvizohet nė mėnyrė kėrcėnuese se “Qeveria ėshtė e gatshme qė ta zbatojė kushtetutėn dhe ligjet e Serbisė nė territorin e KA tė Kosovės”, mbase duke kėrcėnuar se organet kompetente shtetėrore do tė jenė tė gatshme qė tė “ndėrmarrin tė gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese me tė cilat garantohet pacėnueshmėria e territorit tė Serbisė”.

Duke e marrė parasysh forcėn (jo)reale tė Serbisė pėr ta sfiduar bashkėsinė ndėrkombėtare, nuk ka dilemė se kėto qėndrime shantazuese janė mė tepėr tė orientuara pėr konsum tė brendshėm politik. Megjithatė kjo nuk nėnkupton se Lugina e Preshevės – ku ėshtė vėrejtur sė fundi edhe shtimi i forcave tė sigurisė serbe – ėshtė e imunizuar nga kėrcėnimet dhe nga veprimet e mundshme tė drejtpėrdrejta tė strukturave tė caktuara serbe, tė cilat nė vazhdimėsi shquhen pėr bindje anti-shqiptare. Aq mė shumė kur dihet se nėpėr tėrė territorin e Serbisė janė rishfaqur shoqatat e ndryshme me ideologji fashiste, tė cilat kamuflohen nėn petkun e “shoqėrisė civile”.

Dhe sė fundi, edhe Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovaci dhe shefi i Shtatmadhorisė sė armatės serbe, Zdravko Ponoshi nuk kanė nguruar qė tė rishpikin se nė Luginėn e Preshevės “ka grupe te vogla, tė cilat do tė mund qė ta rrezikonin sigurinė”. Pohime qė janė gjithsesi nė kundėrshtim me raportin e policisė lokale, tė botuar vetėm njė muaj mė parė, i cili konstatonte se “nė rajon nuk ka kurrfarė informacione pėr ekzistimin e ēfarėdo grupi i cili do tė mund qė ta rrezikonte sigurinė”.

Nė kushtet e njė shqiptarofobie nė rritje e sipėrSerbi, deklaratat e kėtilla tė zyrtarėve mė tė lartė shtetėror mund vetėm qė ta pėrkeqėsojnė gjendjen mbretėruese dhe qė tė shėrbejnė sikur pretekst pėr t’i legjitimuar veprimet e mundshme policoro-ushtarake kundėr popullatės lokale shqiptare nė emėrluftės kundėr grupeve fantome.

Krahas mundėsisė rreziqeve tė tilla, shqiptarėt vendorė nuk kanė asnjė arsye qė tė mos e shėnojnė shtetėzimin e Kosovės derisa ai tė manifestohet me dinjitet dhe me veprime racionale. Nė kėtė kuptim dhe nė kėto rrethana, nuk ka asnjė arsye pėr sjellje euforike, e cila do tė mund qė tė instrumentalizohej pėr ekspedita eventuale tė dhunshme nga ata tė cilėt me vite tė tėra po dėshmojnė se nuk po arrijnė qė ta promovojnė tė ndryshmen nga trashėgimia e sė kaluarės sė tyre tė errėt.

 

(Autori ėshtė nėnkryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik)

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.