|
Nė pragė tė zgjidhjes
sė statusit politik tė Kosovės, situatė e rėndė nė Luginė tė
Preshevės
Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės tė
hutuar ndaj statusit politik tė tyre. Nuk dinė rrugėn tė cilėn duhet
ndjekur drejtė zgjidhjes sė problemit tė tyre, atė drejtė Beogradit
apo atė tė Tiranės dhe Prishtinės.

Shkruan: Skender SAQIPI, gazetar
Pasqyrė e shkurtėr mbi Luginėn e
Preshevės
Lugina e Preshevės, njė territor i
banuar kryesishtė me shqiptarė po kalon nėpėr njė situatė tė
vėshtirė politike, tė sigurisė dhe ate ekonomike. Ky rajon i pėrbėrė
nga komunat Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė shtrihet pėrgjatė vijės
admnistrative me Kosovėn me nje sipėrfaqe tokėsore prej 1249 km2.
Duke u bazuar nė tė dhėnat arkivore dhe historike Lugina e Preshevės
(Kosova Lindore) paraqet tėrėsinė tokėsore gjeografike dhe
gjeopolitike me Kosovėn, dhe se ky rajon gjithmonė ka qenė pjesė e
pandarė e Vilajetit tė Kosovės. Dhe kėshtu nė vitin 1945 Serbia e
ndau kėtė pjesė padrejtėsishėt na Kosova. Aktualishtė Lugina e
Preshevės ėshtė rajon qė funksionon nė bazė tė legjislacionit tė
Republikės sė Serbisė dhe se ėshtė rajoni mė i pazhvilluar nė tėrė
Serbinė. Sipas statistikave nė komunat Bujanoc, Preshevė dhe
Medvegjė jetojnė afro 100 mijė shqiptarė, duke pėrfshirė kėtu edhe
banorėt tjerė shqiptarė qė jetojnė nė botėn e jashtme dhe vende
tjera tė rajonit. Pėrmes rajonit tė Luginės sė Preshevės, kalon
rruga automobilistike „Korridori 10“, dhe hekurudha pėrmes Bujanocit
e Preshevės e cila lidhė kėtė pjesė me Evropėn dhe Azinė. Dhe ky
rajon me njė pozitė gjeostratėgjike paraqet interes tė veēant pėr
zhvillimin e ekonomisė sė vendit.
Spektri politik shqiptar i Luginės sė
Prshevės, gjithėmonė ėshtė deklaruar qė problemi i tyre tė zgjidhet
nė mėnyrė paqėsore dhe institucionale. Nė referendumin e 1 dhe 2
marsit tė vitit 1992 shprehėn vullnetin e tyre politik pėr "Autonomi
politiko-teritoriale me tė drejtė bashkimi Kosovės", e cila paraqet
rrugėn mė tė drejtė dhe mė tė qėndrueshme tė zgjidhjes sė ēėshtjes
shqiptare tė kėsaj treve. Organizimi dhe mbajtja e Referendumit,
aktualizoi ēėshtjen shqiptare tė Luginės sė Preshevės, kėshtu duke e
ngritur nė njė shkallė tė lartė tė ndėrkombėtarizmit.
Fillimi i njė
epoke tė re pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshėvs,mdhe riaktualizimi
i ēėshtjes nga UĒPMB-ja
Duke pasur parasysh ashpėrsimin e situatės nė Luginė
tė Preshėvs, njė gjendje tė rėndė tė sigurisė, dhe diskriminimit
shumėvjeēar tė popullatės shqiptare nga pushteti serb, nė janar tė
vitit 2000 doli nė skenė Ushtria Ēlirimtare pėr Preshėv, Medvegjė
dhe Bujanoc, e cila i doli nė mbrojtje popullatės shqiptare dhe
tregoi qė shqiptarėt e kėsaj treve janė tė gatshėm tė luftojnė me
gjitha mjetet pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e statusit politik dhe
atijė social. Ky formacion ushtarak (UĒPMB-ja) arriti qė nė Luginė
tė Preshevės tė sjellė monitoruesit ndėrkombėtar dhe senzibilizojė
ēėshtjen shqiptare. Pas njė periudhe gati 17 mujore, me ndėrhyrjen e
faktorit ndėrkombėtar arrihet marrėveshja e paqes (Marrėveshja e
Konēolit mė 21 maj 2001) me tė cilėn ėshtė mbyllur kaptina e kohės
sė armatosur dhe kėshtu i jepet prapė hapsirė proceve dhe mjeteve
politike pėr zgjidhjen e problemeve tė shqiptarėve nė Luginė tė
Preshevės.
Mirėpo, marrėveshja e
paqės mbeti vetėm e shkruar nė letėr dhe fare pak ėshtė duke u
realizuar, kėrkesat legjitime tė shqiptarėve tė Luginės sė
Preshevės vazhdojnė t’u drejtohen qeverisė sė Beogradit dhe faktori
ndėrkombėtar, mirėpo kėto po hasin nė vesh tė shurdhėr, dhe sot e
kėsaj dite shqiptarėt e kėtijė rajoni akoma nuk gėzojnė tė drejtat e
tyre themelore.
Statusi i Kosovės dhe reflektimi nė
Luginė tė Preshevės
Deri sa nė arenėn ndėrkombėtare po
diskutohet pėr fundin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės,
shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės jetojnė nė njė situatė tė rėndė
dhe jostabile. Kėtu dalin zėra tė ndryshėm pėr tė ardhmen e kėtijė
rajoni, disa thonė se gjendja e sigurisė po keqėsohet dukshėm,
rajoni ynė do t’i kthehet Kosovės, disa politikan thonė se duhet
inkuadruar nė instancat mė larta shtetėrore tė Serbisė dhe nė kėtė
mėnyrė tė punojnė pėr zgjidhjen e problemeve nė kuadėr tė
legjislacionit shtetėrorė nė tė cilin jetojmė dhe disa thėrasin pėr
bojkot tė isntitucioneve tė Serbisė dhe shumė opcione tjera. Pėr kėt
situatė tė krijuar me vite tė tėra, shumica e popullatės shqiptare
ėshtė e hutuar dhe nuk di rrugėn tė cilėn duhet ndjekur drejtė
zgjidhjes sė problemit tė tyre, atė drejtė Beogradit apo atė tė
Tiranės dhe Prishtinės.
Duke qenė tė pakėnaqur me pozitėn
juridiko-kushtetuese tė qytetarėve shqiptarė, ngecjen e proceseve
politike, pozitėn jo tė volitshme nė sferėn e arsimit, kulturės,
informimit, shėndetėsisė si dhe milatarizmin e sėrishėm tė rajonit
me forca tė ndryshme tė sigurisė (pėrgjatė vijės administrative me
Kosovėn), mė 14 janar tė vitit 2006, kėshilltarėt shqiptarė tė
kuvendit komunal tė Bujanocit, Preshevės dhe Medvegjės miratuan njė
platformė politike, nė tė cilėn shprehen qartė kėrkesat e tyre. Nė
kėtė platformė politike kėrkohet prania e faktorit ndėrkombėtarė nė
rajon, demilitarizimi i rajonit, krijimi i njė force vendore tė
rendit sipas strukturės sė popullėsisė, mundėsia e popullit pėr
vetevendosje pėr tė ardhmen e vet, implementimi i marrėveshjes sė
Konēulit, rregullimi i jetės shoqėrore nė sferėn e arsimit, kulturės,
pėrdormi i lirė i simboleve kombėtare, krijimi i kėshillave tė
pėrbashkėta me shtetin amė Shqipėrinė dhe me Kosovėn pėr ruajtjen
dhe zhvillimin e identitetit etnik dhe kulturorė. Gjithėashtu
kėshilltarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (bashkimi i kuvendeve
komunale ėshtė i rregullar me kushtetutėn e Serbisė, dhe mbi kėtė
bazė Kuvendi i Shqiptarėve tė Luginės sė Preshėvs vepron dhe bjen
qėndrime edhe nė ditėt e sotmė kur janė nė pyetje interesat e
qytetarėve dhe interesat kombėtare shqiptare ), pėrmes kėsaj
platforme tė drejtuar instancave mė tė larta tė vendore dhe
ndėrkombėtare ka rikonfimuar edhe njėherė vullnetin e
shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 marsit
tė vitit 1992, pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė
posaēėm politik, territorial dhe kushtetues, dhe se pėrkrahin
parimet e Grupit tė Kontaktit lidhur me statusin e Kosovės, e nė
rast tė mosrrespektimit tė kėtyre parimeve dhe ndryshimit eventual
tė kufijve tė saj, kuvendi shqiptarė do tė angazhohen pėr
bashkangjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn.
Propozimi i Pakosė sė Ahtisarit pėr
statusin e Kosovės, ėshtė pėrkrahur dhe mbėshtetur fuqishėm nga
politika shqiptare e Luginės sė Preshevės, me shpresėn qė tė drejtat
qė parashihen me propozimi i pakosė, paraqesin tė drejtat mė tė
avancuara sipas standardeve europiane pėr pakicat nė Kosovė, e kėto
tė drejta tė njejtat tė aplikohen edhe nė rajoni e komunave Bujanoc,
Preshevė dhe Medvegjė. Ndėrsa ideja rreth ndarjes sė Kosovės dhe
kėmbimi tė territoreve pėrkatėsisht Veriu i Kosovės dhe Lugina e
Preshevės, ėshtė kundėrshtuar nga institucionet e Kosovės dhe
udhėheqėsit shqiptarė tė Luginės, dhe ėshtė pėrsėritur qėndrimi i
tyre se Kosova do ta fitojė Pavarėsinė me kufijtė e tanishėm
admnistrativė dhe se ėshtė kundėr ndryshimit tė kufijėve nė Ballkan.
Gjithė shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės presin mė njė entuziazėm pėrcaktimin e statusit tė
Kosovės dhe Pavarėsinė e sajė, dhe duke shpresuar qė pas kėsajė do
tė pėrmirėsohet pozita e shqiptarėve nė kėtė rajon. Dhe shprehin
bindjen se pa zgjidhjen e problemeve tė hapura shqiptare, nuk do tė
ketė stabilitet tė qėndrueshėm nė rajonė dhe me gjėrė, dhe se me
gjithė ngecejen e proceseve, lufta politike drejtė realizimit tė
drejtave shqiptare nė Luginė tė Preshevės vazhdon dhe nuk ndalet.
Por me politikėn me tė cilėn po udhėhiqet vėshtirė...?
|
|