|
Logjika e ndėrtimit tė njė politike tė re me emra tė vjetėr pėr
interesa personale!
U mendova tė shkruaj apo tė mos shkruaj dhe pėrsėri vendosa qė pėr
hir tė sė vertetes tė shkruaj.
Ky vit mbi vete mbart humorin e keq qė ka ndodh nė komunėn e
Preshevės qė e veēojn disa ngjarje tė mėdha politike tė koalicioneve
tė ndėrtuara me rotacione polotike pėr interesa personale.
Ky teatėr politik absurd qė po konsumohet nė kėtė vit nė komunėn e
Preshevės, do tė hyn nė sfondin e njė krize, pėrmasat dhe konturat e
sė cilės, mbeten pėr tu zbuluar pas disa muajve nga subjektet
politike. Nėse sheh atė qė flitet dhe debatohet nė Kuvendin komunal
dhe nėse i hedh njė sy halleve tė rrugės, kupton se po hyjmė nė
vitin 2009 tė drejtuar keq dhe nė mėnyrė tė ēakorduar me tė vetmin
qėllim qė disa individ ta shijojn pėr tre vite tjera luxin e
pushtetit duke harxhuar kohė me ndėrrime kadrovike qė ėshtė njė
impuls negativ pėr subjektet politike ( qė me diktate dėshirojnė tė
i disiplinojn inidvidet e zgjedhur po nga radhėt e secilit koalicion
tė krijuar qė nga 17 maji i vitit 2009. Dhe ky koncept politikė pėr
dy dekada po pėrhapet te gjeneratat e reja si njė sėmundje endemike
.
Mashtrimin sistematik qė politika e ēdo krahu u bėn qytetarėve,
mbėshtetėsve tė vet dhe njė numri militantėsh, e ka parasysh
gjithkush qė e ka provuar kėtė fatkeqėsi tė realitetit
politiko-shoqėror nė komunėn e Preshevės. Por kėta njerėz tė
pushtetshėm ende nuk vihen nėn monitorimin e medias dhe
institucioneve tė tjera tė pavarura tė gazetarisė hulumtuese .
Atėherė do tė ndalohej lakuriqėsia e kėtyre njerėzve qė abuzojnė me
votėn e zgjedhėsve, qė e pėrdorin atė pėr pėrfitime personale
politike, nepotizėm dhe pėrfitime ekonomike.
Qytetarėt e Preshevės e kuptuan qėllimin e tyre dhe janė tė
zhgėnjyer nga puna dhe rezultatet e kėtyre udhėheqėsve, populli i
kėtushėm ėshtė kthyer nė nostalgji, ndaj kjo masė e shumtė e rinisė
sonė qė endet rrugėve pa ndonjė shpresė pėr tė ardhmen, ose kanė
marrė arratinė pėrtej vendeve perendimore dhe liderėt e kėtushėm
lavdimėdhenj u premtojnė vetėm kur vjen fushata zgjedhore.
Unė e shikoj shumė tė vėshtirė dhe tė largėt ndryshimin pozitiv nė
kėtė shoqėri Preshevare ku edhe puna, edhe vendi nė shoqėri zihet me
favorizime, me interesa tė ngushta e tė atypėratyshme. Nepotizimi
ėshtė duke dominuar nė ēdo subjekt politikė nė komunėn e Preshevės.
E nėse nuk je nė njė vend pune nė shoqėrin tonė ėshtė pėr hir tė
nepotizmit, dhe nėse nuk je i dėgjueshėm , servil atėher rrezikon tė
jesh pre e presioneve e shantazheve, deri sa besimi tek vetvetja tė
shkojė nė zero, e ti vetė duhesh tė detyrohesh tė gjurmosh brenda
rrjetit apo klanit, pėr tė krijuar lidhjet nepotike nė subjektet
politike. Nė tė kundėrtėn, ėshtė e humbur aftėsia pėr tė mbijetuar
nė pėrditshmėrinė e shoqėrisė Preshevare. Nepotizmi sot nė komunėn
tonė ėshtė shkatėrruesi mė i madh i vlerave individuale . Ama ai
ėshtė mbreti i tregut, shoqėrisė, ekonomisė dhe politikės nė
Preshevė. Pėr fatin e keq tė tė gjithėve qė janė tė radhitur nė
subjekte politike. Ende jetojmė nė njė demokraci anarkiste, dhe kėtė
regresizėm socialo-politik e pėrjeton edhe rinia Preshevare. Rinia
jonė ėshtė kthyer nė njė rini qė pret nga politika.
Si gjithė qytetarėt edhe rinia preshevare si ,, pjesa mė e re e me
vitale e tij,, ndodhet nė udhekryq . Ndodhet nė udhėkryqin e njė tė
ardhme tė pasigurt dhe
kėrkimit dėshpėronjes tė njė shprese optimiste se do tė ndodhin
ndryshime nė shoqėrin tonė ..... !!! Ashtu siē ėshtė ndėrtuar
sistemi politik plural dhe shoqėria e sotėme Preshevare ėshtė
vėshtirė tė gjej njė hapėsirė tė pastėr qė vet subjektet politike
duhet ta "prodhojn" ndjenjėn e sigurisė dhe tė optimizmit pėr njė tė
ardhme qė ėshtė aq shumė e domosdoshme pėr brezin e ri, pėr ta
nxitur tė eci pėrpara drejt horizonteve tė dijes,
pėrparimit,suksesit e perspektivės sė lumtur nėse subjektet politike
ndėrtojn njė sistem politik dhe mardhenie tė mira shoqėrore nė mes
njerėzve nė ēdo institucion ku punojnė ata.
Ėshtė politika denigruese e liderėve tė paskrupullt qė me mashtrime
e marifete politike janė duke vrarė ėndėrrat e rinisė e bashkė me
ato edhe tė ardhmen e kesaj shoqėrie .... Si mund tė ecė pėrpara
funksionimi i ekonomisė, politikės, shoqėrisė, qytetarisė, nėse
nepotizmi (dhe karakteristikat zhvlerėsuese tė tij, si neglizhimi nė
punė, paaftėsia, mungesa e transparencės, mungesa totale e
pėrgjegjėsisė, etj), do tė vazhdojė tė mbretėrojė nė tė pėrditshmen
tonė Preshevare? Ėshtė e vėshtirė tė gjesh punė dhe e pamundur tė
depėrtosh brenda klaneve partiake. Duhet patjetėr tė kesh rrjetin e
tė njohurve tė kreut partiak, nėse don tė futesh nė listėn e tregut
tė punės; e nėse njeh personin elitar , nuk tė duhet madje asgjė as
pėrvoja profesionale, as provimi shtetrorė nuk zbatohet parimi i
ligjshmėrisė , proporcionalitetit, racionalitetit. Pėr njė vend tė
ri pune nuk janė tė mjaftueshme kualifikimet pėr tu radhitur nė
ndonjė drejtorat komunal sepse kushtet ligjore pėr punė liderėt nuk
i zbatojnė nėse je mė i pėlqyeshmi i tyre. Duhesh patjetėr tė
njohėsh dikė apo tė krijosh klane brenda partiake, tė jesh i
referuar nga dikush, tė kesh njė pikė ndėrlidhėse kontakti me
liderin, pėrndryshe asnjė derė nuk do tė hapet pėr ndonjė vend pune
(pėrveē rasteve tė pseudo-intervistave qė bėhen rėndom para
zgjedhjeve).
Ajo, te ne, edhe mė tej vazhdon tė mbetet si synim nė kuptimin e
ngushtė tė definicionit tė saj tė thjeshtė: kryekėput si qėllim
vetėm pėr arritjen e marrjes sė pushtetit qė klanet ta gjejn vet
veten dhe pastaj xhenet pėr liderėt dhe anėtarėt tjerė tė rrethit
mė tė ngushtė partiak. Por, ndoshta si kuraje, fajin pėr kėtė moral
tė gabuar politik duhet kėrkuar edhe nė realitetin e pakontestueshėm
tė sui generis-it qė kėto lėshime mė nuk do tė ndodhin.
Do tė theksoja se gjatė kohės kur PVD-ja ishte nė opozitė, ajo
arriti tė krijojė njė traditė dhe pėrvojė tė saj, tė
konfliktualitetit tė ashpėr politik nė Kuvendin Komunal, me kalimin
nė pushtet gjatė koalicionit tė krijuar PVD - PDSH, nga disa u
krijua njė botkuptim dhe praktikė e re e panjohur mė parė qė tė
punėsohen njerėz qė nuk e plotėsojnė asnjė kusht ligjor me tė vetmin
qėllim qė tė janė nė pushtet. Dhe kjo u vrejt gjatė periudhės nėntė
mujore janė bėrė disa gabime, qoftė pėr pasojė tė hezitimit pėr tė
mos rėnė nė pozitat e palakmueshme me partnerin e koalicionit, qoftė
pėr pasojė e mosnjohjes sė disa individėve qė ran nė grackat e
partis qė ka qen rival 18 vjeēar i PVD sė. Kjo praktikė nuk ėshtė
dashur tė lejohet. Nė filimet e ardhjes ne Pushtet disa individ e
harruan tė kaluarėn duke vrapuar qė tė vijnė nė poste, udhėheqja e
PVD-sė e la pas dore partinė dhe duke i anashkaluar disa anėtarė tė
denjė tė kryesis sė partisė. Kjo erdhi nga klanet qė krijuan njė
produkt tė manipulimeve politike.
Nė traditėn tonė politike nė komunėn e Preshevės, rrjeta e
pėrzgjedhjes sė njerėzve qė do ti drejtojnė institucionet, nuk ka
vėnė gjithmonė nė krye njerėzit e aftė profesional ( duke i
plotėsuar kushtet ligjore : qoftė nė institucionet arsimore,
shėndetėsore, nė kulturė, nė informim, nė drjetoratet komunale etj).
Por vet personat po ndėrtojnė njė psikologji tė servilit me shefin
pėr tė arrit nė funksione tė larta institucionale. Ēka kjo dukuri po
na shoqėron fatkeqėsisht duke parė emėrimet e njerzėve nė drejtorate
qė nuk i plotėsojnė asnjė kushtė ligjor dhe kėta persona marrin
votbesimin nga Kuvendi komunal . Ku gjatė kėtij viti janė bėrė (
rotacione nė formim koalicionesh duke bėrė ndėrrimin e drejtorave.
Por nuk pajtohem qė tė devalvohet personaliteti i tyre me titullin
ushtrues detyre nė ēdo gjashtė muaj ėshtė ndėrruar orkestra e
institucioneve. Kjo BINGO POLITIKE E NDĖRTIMIT TĖ KOALICIONEVE
RROTULLUESE ka me qen vetshkatrruese pėr disa subjekte politike
koha do te tregon mė vonė.
Pse ndodhin kėto dukuri ?
Pėrgjegjen e dini .......
E para .
Mungesa e diskutimeve tė hapura pėr tė gjetur zgjidhjet mė tė mira
pėr politikėn kadrovike, paaftėsia e organizimit harmonik politik nė
mes subjekteve politike qė janė nė koalicion, mungesa e demokracisė
sė brendshme nė njė strukture politike etj. Prandaj,kėto gjėra
vazhdojn ta dėmtojnė rėndė imazhin e Preshevės qė ka qen njė
epiqendėr e zhvillimeve politike nė Luginėn tė Preshevės.
E dyta.
Inspiruesit e logjikės sė rrėnimit e kanė pas shumė mė lehtė tė
sajojnė strategjinė e rrėnimit se sa tė ndėrtimit tė koalicioneve
meqė ajo ėshtė mė e lehtė dhe gjejnė ndoshta pėrkrahje te njerėzit e
shtresave tė gjėra ngase mundėsitė pėr pėrhapjen e njė filozofie tė
tillė janė tė panumėrta.
Dhe a ka mbetur ndonjė nė politikė qė pėr gabimet e veta tė
turprohet ??
Kundėrpėrgjigja mė e mėnēur ndaj kėsaj pyetjeje ėshtė ajo sipas sė
cilės pushteti tė jep edhe mundėsi pėr tė ndryshuar realitetin
prandaj dhe angazhimi i kėtyre intelektualėve nė politikė ėshtė i
nevojshėm po qe se ata do tė luftojnė sinqerisht pėr ato qė
premtojnė.E pėrsėris edhe njė herė se, duke parė gjendjen e
pashpresė, nuk mund tė kem zemėr ti kundėrvihem atyre
intelektualėve qė i janė afruar forcave politike qė janė tė prirur
pėr manipulime politike. Por pėrsėri duke iu referuar pėrvojės sė
kaluar dhe po ashtu filozofisė time, mbi angazhimin tim intelektual
qė ti kontriboj kėsaj shoqėrie si nga ana profesionale qė kam kryer
gati 18 vite fakultetin, me pėrvojė gjatė vjeēare nė organizatat
MERCY CORPS, CARE INTERNATIONAL, dhe me provim shterorė jam anash
kaluar nga pushtetarėt.
Por intelektuali i angazhuar nė njė strukturė politike ndryshon nga
militanti partiak nė atė se ai e ruan qėndrimin kritik ndaj
pushtetit, ruan tė drejtėn pėr tė zbritur nga anija kur e sheh se
ajo po ikėn nė rrugė tė shtrembėr. Kur flitet pėr raportin e moralit
me profesionalizmin nuk mund tė mohohet se njerėz mė tė ditur mund
tė sjellin mė shumė pėrgjegjshmėri sesa njerėz tė paaftė qė jo
rrallė i futen aventurės sė abuzimit jo vetėm pėr shkak mungesės sė
moralitetit, por edhe pėr shkak injorancės dhe moslargpamėsis. Por,
megjithatė, sipas meje, nė kėtė vend mbetet prioritar problemi i
nėpėrkėmbjes sė kualifikimit, tė inteligjencės dhe tė dinjitetit
profesional nga arroganca dhe babėzia e pushtetetarit .
Shkruan : Avni Selimi
|
|