Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

 

Bingo nė qytetin tim tė lindjes

 

Ferid Selimi

 

Sa pyje male, fusha me lule, kroje tė argjendta. ka vendi im. Burra vigana, djem si petrita, gra vasha tė bukura ka vendi im... Dhe......Ku ēelin zymbylat e  kėndojnė bilbilat si nė vendin tim...  

1.

Janė kėto vargje nga kėnga qė e kėndonim nė fėmijėri e qė mė pėrcjellin edhe sot e kėsaj dite, pas sa e sa viteve, kur gjendem vetėm nja dy orė larg qytetit tim tė lindjes, por qė mezi qė arrij tė kaloj njė vikend nė muaj, aty. Ditėve tė verės, kaloj mė tepėr kohė, gati pėr ēdo fund javė, por nė ditėt e ftohta tė dimrit, ndodh qė me muaj tė tėrė tė mos shkoj fare.

Por, ama, ėndrrat mė dėrgojnė ēdo natė dhe unė ashtu i mallėngjyer pėr ato sokakė mbase tė lėnė shkret, bashkėbisedoj dhe frymoj me ta. Dhe sa herė qė arrij nė qytetin tim tė lindjes mbushi mushkėritė me ajėr tė freskėt dhe me aromėn mė tė dashur tė vendlindjes. Ai ajėr mė mban gjallė deri nė pikėtakimin e ardhshėm me tė.

2.

Sot, derisa ecja rrugėve tė qytetit tim tė lindjes seē mė zunė sytė njė pano tė madhe dhe nė tė: “Jeni pėr mua? Atėherė votoni numrin tim”. Ishte ky njė mesazh qė kish dhėnė njė mik imi nė njė pano tė vėnė nė disa vende ose mė mirė tė them nė vendet mė tė dukshme tė qytetit tim tė lindjes.

Fytyra e tij e buzėqeshur me zor dhe e drejtuar kah fytyrat e qytetarėve tė brengosur pėr jetesė e qė lėviznin frikshėm nėpėr rrugė, duke numėruar e herė duke ngatėrruar hapat nėpėr trotuaret e gjysmėzėna me vetura tė parkuara e me mendjen te “sigurimi i idares” ndodh qė tė mos e kishin vėrejtur atė “syret” tė mikut tim qė nė dorė mbante njė top nė formė globi a mbase edhe topi tė “Bingo”-s, me numrin pėrkatės. Vetėm duhej lexuar, mbajtur mend atė numėr dhe tė bėhet njė “tik” nė ditėn e votimeve.

...dhe bingooo....bingooo... bingo....

3.

E shikova panonė qė ishte vendosur nė njė nga rrugėt kryesore tė qytetit tim tė lindjes dhe disi m’u bė qejfi qė lexoja diēka tė tillė. E theksoj “nė rrugėt e qytetit tim tė lindjes”. Disi ma thotė zemra ta pėrsėris sa herė qė flas ose pėrmend ndonjė fenomen a dukuri. Sepse, menjėherė marr shembullin dhe e krahasoj me atė. Njė ndodhi qė ka ngjarė diku me atė qė po ngjan ose ka ngjarė nė qytetin tim tė lindjes.

Ėshtė qytet i mirė dhe i dashur. Ka rrugė tė ngushta por ama tė mira dhe ka pamje tė bukur. Nga ana veriore kodra tė zhveshura. Nga ana perėndimore male tė larta me drunj i lisa tė lartė dhe nga ana lindore po ashtu me kodra tė pėrziera. Vetėm nga ana jugore shihet njė fushė e madhe e larg-larg, diku me kilometra shihen kodra tė tjera. Rreth tij janė kodrat e qyteti im mu nė mes si njė oazė a ishull i rrethuar nė tė tri anėt me tokė. Kėshtu ėshtė qyteti im. 

4.

Sa herė qė shkoj nė qytetin tim tė lindjes, mė kaplon njė dridhmė. Ajo dridhmė mė vjen nga malli pėr tė. Edhe guri e druri mė bėhen mė tė afėrt, mė tė dashur...

Por, le tė kthehemi te panoja dhe te mbishkrimi i mikut tim tė fėmijėrisė.

Merreni me mend, ai, (do tė thotė miku im i shkollės) kish kandiduar pėr njė funksion tė lartė dhe u drejtohej qytetarėve me fjalėt: “jeni pėr mua? Votoni numrin tim”.

Sesi m‘u kujtua njė anekdotė e njė funksionari tė lartė amerikan qė me vite tė tėra kish qenė kryetar i dhomės nė Kongres (ėshtė fjala pėr Tip O’Nil). Kur ai kishte kandiduar pėr njė vend nė bashkinė e tij, nė fillim tė karrierės sė tij politike, iu kishte ofruar njė fqinje dhe i kishte thėnė: Tip, nesėr janė votimet. Unė do tė shkoj dhe do tė votoj pėr ty, edhe pse nuk ma ke kėrkuar votėn. E pse tė ta kėrkoj? Ia kishte pritur ky. Nė dimėr ta kam heq borėn nga oborri. Nė verė ta kam kositur barin nė kopsht... Po, por, megjithatė ėshtė mirė kur kėrkohet vota. Disi votuesi e ndjen se vlen diēka?... i kishte thėnė fqinja...

Tip O’Nil, mė pas shkruan qė ai kishte qenė gabimi i tij i parė e qė e kish bėrė nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Duhet kėrkuar vota, thoshte ai.

5.

...Dhe kur e pashė panonė, nė vete mendova: “Janė civilizuar edhe kėtu te ne. Kėrkojnė votėn e qytetarit”. Sepse, mė parė nuk e kishin praktikuar njė gjė tė tillė. Fotografitė i ekspozonin nėpėr mure tė ndėrtesave (si tė maturantėve), por ama, publikisht nuk kėrkonin votė. Kjo, sepse kishin militantėt e tyre qė brenda natės ose nė ditėn kur votohej, siguronin votėn e qytetarėve edhe atėherė kur nuk kishte votues tė mjaftueshėm. Shpesh ka ndodhur qė tė numėrohej edhe vota e dikujt qė nuk votonte fare. “Pėr inat, ia kam rrethuar emrin...” pata dėgjuar tė ketė thėnė njė militant i njė partie pas njė votimi, ku dikush nuk kishte kryer obligimin qytetar- votimin. Kėshtu ishte njėsoj: dole ose jo nė votime, emri yt rrethohej si votues dhe vota i shkonte kandidatit qė preferonte iks anėtari i komisionit tė votimit. Shpesh ajo votė e pa hedhur fare, gjendej nė kutitė e votimit nė favor tė kandidatit qė nuk kish konkurrencė.

E kuptoja rėndėsinė e votės sime si atėherė ashtu edhe sot, por mėnyra e caktimit tė kandidatit nuk mė pėlqen dhe ja qė as dua tė dal tė votoj. Por, sidoqoftė, dola a jo, kandidati i “duhur” fiton qė ē’ke me tė. Dhe prapė nuk mėsojmė nga pėsimi ynė. Do tė duhej dalė nė votime dhe do tė duhej votuar atė qė ėshtė mė i miri.

Por, assesi tė mėsohemi...

6.

...Dhe deri sa ecja rrugėve tė qytetit, mėrmėrisja nė vete: “A thua paskan ndryshuar politikanėt tanė. Paskan marrė mėsime nga perėndimorėt dhe nga amerikanėt”.  Apo mbase e kanė vetėm fasadė e cila do tė “derdhej” posa tė bjerė njė rigė shi, si fasada e qereēit tė shtėpive tė vogla e tė vjetra tė qytetit tim tė lindjes para dyzet viteve e qė nuk ekzistojnė mė. Ato shtėpi njė katėshe tė lyera me llaē e mė pas me qereē e qė ishin tė mbuluara me qeremide tė maxhupit. Nuk do tė harroj tė them qė ato shtėpi izoloheshin me njė llaē tė kaltėr nja gjysmė metri nga toka pėr ta mbrojtur nga lagėshtira.

Po ja qė tani mė nuk ka shtėpi tė tilla. Ato janė zėvendėsuar me shtėpi e pallate tre katėshe e ndėrtesa pesė katėshe.

Por, njerėzit... ata mund tė them qė janė tė njėjtit. Gjenerata mė tė reja, por ama mentaliteti i njėjtė. Ai provincial.

Provincial?... ama tė kulturuar.

Ja si krejt bota demokratike kėrkojnė votėn e qytetarėve. Janė disi mė tė pispillosur, tė krehur e tė veshur mirė e nganjėherė jo edhe me zgjedhje tė mirė, sepse nuk janė mėsuar tė veshin kostume tė shtrenjta e tė mira, por ē’e do, janė tė qytetit tim dhe nuk kam ku t’i ēoj. Kėrkojnė votėn “pėr ndryshime dhe pėr ecje pėrpara”.

Derisa tė parėt premtojnė integrimin nė Evropė, tė dytėt premtojnė bashkim kombėtar, ndėrsa krejt kėto premtime ua japin elektoratit nė zgjedhjet lokale pėr kėshilltarė komunal e pėr kryetar komune, ku mė sė shumti qė u shkon fjala ėshtė “komunalit”. Ē

Uh harrova, mund tė zgjedhin edhe drejtorė tė shkollave, Ēerdhes, Entit Social, Shtėpisė sė Kulturės, TV-pa licencė, Bibliotekės, Shtėpisė sė Shėndetit...

7.

Dhe merreni me mend, premtojnė integrimin nė Evropėn e bashkuar dhe bashkimin kombėtar. Bashkėqytetarėt e mi i dėgjojnė nė heshtje kėto “premtime” dhe ngopen me fjalė boshe. Dhe kur vjen dita e votimit, atėherė luhet lojė e dreqit...

E kėngės sė fėmijėrisė qė e pėrfola nė fillim, do t’i shtoja edhe vargun:

Sa premtime tė ėmbla ka n’qytetin tim tė lindjes...

 

 

vazhdon...

 

 
   
 

© 1997-2009 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.