SHPËRNDAJE

Në pritje të seancës së parë të KK të Bujanocit për këtë vit, e cila, siç premtoi kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe zëvendësi i tij Stojança Arsiq, duhet t’i dedikohet ekskluzivisht raporteve mbi shpenzimin e fondeve buxhetore, nga koalicioni i opozitës rreth SNS-it thonë se nuk do të heqin dorë nga kjo çështjet. „Duke gjykuar nga mënyra se si kanë punuar deri tani, nuk besoj se do të përmbushin premtimin e tyre” ka thënë për mediat lokale Miodrag Milkoviç, këshilltarë i opozitës nga radhët e koalicionit rreth SNS, i cili në disa seanca të mëparshme ka këmbëngulur që administrata komunale të paraqesë raporte për shpenzimin e parave për projektet kapitale, duke vlerësuar se, janë shpenzuar shumë para kurse është punuar shumë pak“. Projektet për ndërtimin e transfer stacionit, rrugës Muhoc-Zarbinc dhe rregullimin e shtratit të lumit të Tërrnocit nuk janë pikat e vetme në buxhet për të cilat opozita i konsideron “të dyshimta”, por kërkohen edhe raportet e të gjithë përdoruesve të buxhetit – nga ndërmarrjet publike, përmes organizatave joqeveritare deri te klubet sportive. Opozita nga qeverisja lokale ka kërkuar edhe raport të veçantë nga Komisioni për dhënien e fondeve nxitëse për sipërmarrësit, sepse, siç thuhet, dyshonë për keqpërdorime. Përkatësisht, edhe kreu i SNS në Bujanovc Nenad Mitroviç edhe kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, në foltoren e KK kanë dhënë të dhëna se disa kompani u hapën pak para shpalljes së konkursit, kështu që menjëherë pas marrjes së subvencioneve nga buxheti ato janë shuar. “Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për këtë çështje për sa kohë që qeveria lokale nuk i tregon raportet,” tha Milkoviç, duke shtuar se nuk ka ndonjë informacion në lidhje me afatin e mundshëm të mbajtjes së seancës së KK.(presheva.com)