SHPËRNDAJE
Opozita në Shqipëri ka anuluar protestën e parashikuar për të enjten para Kuvendit. Sipas raportimeve protestat do të zhvillohen në varësi të caktimit të seancave plenare. Protesta e paralajmëruar nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha para Kuvendit të Shqipërisë më 16 mars do të zhvillohet. Kujtojmë që i papritur ishte edhe dje vendimi i opozitës për të organizuar protestë në orën 16:30 para Kuvendit, pak minuta para fillimit të seancës plenare. Një protestë që u shoqërua me tensione, përdorim mjetesh të forta dhe e gazit lotsjellës nga ana e policisë për të shpërndarë demostruesit.