SHPËRNDAJE

Sot në këto momente mbahet seanca e VIII-të e kuvendit komunal të Preshevës ndërkaq pas një orë, opozita PDSH, PVD dhe BDL ka lëshuar punimet e seancës për shkaqe mos pajtimi të proçesverbalit. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, Ramiz Latifi nga rradhët e PDSH-së si dhe kryetari i BDL-së Skender Destani kanë kundërshtuar miratimin e proçesverbalit të seancës së kaluar pasi nuk janë pajtuar me deklaratën e Kryetarit të Komunës Shqiprim Arifi. Opozita ka propozuar që proçesverbalit ti hiqet deklarata e kryetarit Arifi, ku në seancën e kaluar kishte pohuar se opozita ka planifikuar të bëjë rrëmujë në seancat e kuvendit, ashtu që të pamundësohet mbajta e punimeve. Kryetari i Kuvendit Sami Salihu ka propozuar që në këtë proçesverbal të specifikohet se opozita nuk është e pajtuar me deklaratën e kryetarit Arifi./presheva.com/