SHPËRNDAJE

Në rend të parë edhe këtë vit organizata është përkujdesur të shënoj ditët dhe datat e rëndësishme që përkujtojnë të kakuarën e lavdishmë të UÇPMB – së. Janë bërë homazhe në vendet dhe varrezat ku kanë dhënë jetën dëshmorët e kombit. Është organizuar akademi përkujtimore, me programe kukturoro artistike etj. Në kuadër të aktiviteteve të organizatës janë realizuar aksione për ndihma huananitare për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranve të luftës me kushte të vështira nga radhët e UÇPMB – së.

Meritojnë një falënderim të veçantë bashkëatdhetarët në diasporë Këshilla të xhamive në xhematet në Zvicërr etj. Si Shoqatën Humanitare të Lugines Preshevë në Zvicerr njiherit Bashkësin Islame Shqiptare në Fllums , ata vazhdimidht kanë ofruar mbështetje materiale për aktivitetet e shoqatës. Bashkëpunimi me Organizatën e Vteranëve të Luftës së UÇK- së në Prishtinë ka qenë në vazhdueshëmsi. Janë realizuar disa aktivitete me shoqatën “ÇAMËRIJA KOSOVË”.

Takimi në Preshevë,si me subjektet politike në Preshevë dhe Bujanoc, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizimi i protestës mbarëpopullore me 10 Nëntor2018 në Prishtinë, këto takime me karakter të unufikimit janë realizusr në mbështetje të bashkimit të Kosovës Lindore me shtetin e Kosovës. OVL e UÇPMB – së me vëmendje ka përcjellur zhvillimet politike që kanë hapur një kapitull të ri në bisedimet Kosovë Serbi.

Në tryezën e bisedimeve është shtruar edhe zgjidhja,e statusit politik të shqiptarëve të këtyre trojeve. Konstant me zhvillimet politike, fuqishëm kemi mbështetur me anë të komunikatave, pjesëmarrjen në media lokale dhe kombëtare, tryeza të organizuara, takime me presidentin Hashim Thaçi etj, projektin e propozuar historik bashkangjitjen e këtyre trojeve me shtetin e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës Lindore janë duke e pritur pa durim këtë moment historik për ta realizuar qëllimin shekullorë, sakrificën e brezave, idenë e çdo shqiptari atdhetarë e patriot me shpirtë të shëndoshë bashkimin e trojeve shqiptare.

25 Dhjetor, 2018

Kryesija: OVL-UÇPMB,së Preshevë,

Kryetar: Nazmi Haredini