SHPËRNDAJE

Oranizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së shkruan:

Urime Nëntorin, muajin e lavdisë gjithëshqiptare Urime 28 Nëntori, Festa e Flamurit të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.

Organizata e Veteranve Të Ushtrisë Çlirimtare Për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc , në këtë Nëntor të Lavdisë dhe në prag të Festës së Madhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar , për opinionin e gjërë lëshon këtë: URIM Data më e veçantë dhe më domethënëse në gjithë epokën e historisë sonë kombëtare, datë që lidhë në vazhdimësi përpjekjet e gjeneratave të shqiptarëve për të qenë të lirë dhe sovran në tokat e tyre, po afron. Dhe kjo datë karakterizon tërë muajin Nëntor si muaj të kryengritjeve të mëdha popullore, si muaj të veprave të mëdha të tribunëve tanë duke filluar me epokën e Skënderbeut për të vazhduar me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga Ismail Qemali e deri në historinë tonë më të re, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe datëlindjes së komandantit legjendar të saj Adem Jashari.

Është nderë për çdo shqiptarë e në veçanti të institucioneve tona politike, që në këtë datë të shënuar historike të përulen para dëshmorëve të kombit, dhe të betohen duke e obliguar vetvetën se do të jenë në krye të detyrës për të jetësuar idelain që dëshmorët na e lanë amanet. Për të dhënë betimin para tyre, Organizata e Veteranve Të Ushtrisë Çlirimtare Për Preshevë Medvegj dhe Bujanoc , në këtë Nëntor të Lavdisë dhe në prag të Festës Madhështore do të jenë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe bartësve të saj,Ky nëntor na gjenë para bisedimeve madhore për çeshtëjen e shqipëtarvetë kosovës lindore OVL-UÇPMB jepë mbështetëje të plotë këtyre bisedimeve për bashkimin e trojeve etnike me shtetin e Kosovës.

Të nderuar veteran dhe invalid, familjarë dhe ish-bashkëluftëtarë të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të nderuar bashkëkombas, ju bashkudhëtar të rrugës së gjatë, të mundimshme dhe të përgjakshme, të sakrificës e vetflijimit për liri, të nderuar shqiptarë ku do që jetoni, në Shqipërinë etnike dhe të migruar nga ajo, ju urojmë Festën e Madhe të Flamurit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Preshevë,                                                                                Kryetar:

OVL-UÇPMB 26.Nëntor.2018                                                     Nazmi Hajredini