SHPËRNDAJE

Të rinjtë preshevar organizojnë projektin “mirror talks” me temë : “let’s talk about the new chapter” , projekt që do të mbahet të shtunën (13.10.2018) me fillim nga ora 15:00 në amfiteatrin e RTP-së.

Ky projekt ka të bëjë me një hapsirë dedikuar të rinjëve, përmes së cilës shpalosen idetë dhe përvojat më interesante të tyre nga arti, kultura, shkrimi dhe materialeve të tjera. Organizatorët e programit janë: Ardit Alimeti, Fatlind Azizi, Rilind Shaqiri, Egzona Hajrullahu dhe Eljesa Behluli.

Qëllimi i tyre është që të fillojnë një etapë të re tek të rinjët me qëllim që të ndihmohen ata në studime dhe karrierën e tyre përmes projekteve të tilla. Organizatorët në fjalë ftojnë të gjithë maturantët dhe studentët e vitit të parë që të jenë pjesë e këtij projekti,në të cilin do të kenë rastin të dëgjojnë storie të ndryshme të studentëve me pervojë në studimet akademike.

Ata besojnë se kjo është nje ide e qëlluar e cila do t’u ndihmojë të rinjëve fillestar në rrugën e tyre të re./presheva.com/