SHPËRNDAJE

Zëvendës shefja e misionit të OSBE-së në Serbi, Paula Thide ka vizituar Bujanocin ku është takuar me nënkryetarin e Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberin dhe me këtë rast ajo ka ftuar shqiptarët që të dalin në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.

Pas këtij takimi, Shaip Kamberi ka deklaruar se Paula Thide në emër të OSBE-së ka ofruar përkrahje të plotë vendimit të PVD-së që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, si dhe votuesve shqiptar i ka dërguar mesazh si “Bojkoti nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve”.

“Paula Thide ka deklaruar se pjesmarrja në zgjedhjet parlamentare dhe hapja e dialogut të ri me qeverinë është mënyra e vetme që së bashku të zgjidhen problemet në regjion. Ajo qartë ka thënë qëndrimin e saj se bojkoti i zgjedhjeve nuk paraqet rrugën e zgjidhjeve të problemeve dhe ka vlersuar si të guximshëm vendimin tonë është që të marin pjesë në zgjedhjet parlamentare”. ka thënë Kamberi /presheva.com/