SHPËRNDAJE
Vetëm pak javë jemi larg nga mbrëmja më e rëndësishme në Kinematografinë Botërore. Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars”, thuhet se nuk kanë asnjë mikpritës këtë vit pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart.
Për herë të parë në tre dekada, prodhuesit do të zgjedhin të famshmit e listës A për të paraqitur dhe prezantuar në segmente festivalin, në vend që një person ta prezantojë gjithë mbrëmjen, tregojnë burimet e “Variety”. “Oscars” këtë vit pa një nikoqir mikpritës  kanë mbetur vetëm gjashtë javë mbrëmjes së madhe, e cila mbahet më 24 shkurt 2019, shkruan DailyMail.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinotekave aktualisht nuk ka bërë oferta të reja për një mikpritës alternativ pasi Hart konfirmoi të mërkurën se nuk do të jetë prezantues. Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars” mbahet më 24 shkurt 2019.
Herën e fundit që “Oscars” u mbajt pa një prezantues ishte në vitin 1989. Në vend të kësaj, Rob Lower bëri atë që u quajt një performancë “katastrofike” me Snow White gjatë edicionit të 61-të të Akademisë.
“Oscars” këtë vit pritet të shënojë një mbrëmje të profilit të lartë për muzikën në film, falë të nominuarve të mundshëm që janë emrat e famshëm si: Lady Gaga, Dolly Parton dhe Kendrick Lamar, tregojnë tutje burimet e “Variety”.