SHPËRNDAJE

Aktivistët e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc janë të shqetësuar me situatën e krijuar në komunën e Bujanocit, veçmas rreth subvencioneve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në postimin e tij në rrjetin social Burim Osmani aktivist i APN-së në Bujanoc, ka analizuar përfituesit e subvencioneve për ndërmarrësi në Komunën e Bujanocit.

Osmani ka shkruar se, “Kryetari në shkuarje i Komunës sonë, me krenari publikoi lajmin për nënshkrimin e 97 kontratave me bizneset e vogla, përfituese të subvencioneve për ndërmarrësi.

Për ndërmarrësi këtë vit janë parapar 10 milionë dinarë, nëse bëjm një matematikë të thjeshtë, nxjerrim si përfundim se nga shuma e 10 milionë dinarëve (84.000 euro), secilit ndërmarrës i kanë takuar nga 850 euro në total ose nga 70 euro në muaj. Shuma e ndarë për vetëzhvillim qesharake?!, ka shkruar Osmani.

Sipas tij, subvencioni i tille nuk e rritë/stimulon asnjë biznes.
Se qeverisja lokale aktuale nuk dallon prej tjerave, tregon fakti se përveç publikimit të lajmit për përfituesit, për secilin vit prej kur kanë filluar të ndahen subvencionet mungon raporti për arsyetimin e ndarjes së këtyre mjeteve.

Përveç publikimit të vendimet për shumat e ndare për ndërmarrës, nuk ekziston asnjë informacion tjetër që tregon kriteret e konkursit si dhe rezultatet e subvencioneve për 3 vite e fundit.

Detyra primare e qeverisjes lokale është menaxhimi mirë i parasë së taksapaguesve, koha po tregon se kemi të bëjm me keqmenaxhim-abuzim të buxhetit për interesa të ngushta partiake.

Dhënia e subvenciove në këtë formë duhet ndërpritet, fillimisht duhet të behet një hulumtim dhe analizë për rezultatet që kanë korrur bizneset si fryt i ndihmës nga Komuna Bujanocit.

Varësisht prej rezultatit të hulumtimit, në bazë të përfundimeve të nxjerra duhet të ndryshoj edhe forma e ndarjes së subvencioneve.

Ndër tjera duhet të ndryshohen kriteret për aplikim, në veçanti kriteret për veprimtarit që duhet përkrahur, veprimtari që krijojn vende pune.

Duke marrë parasysh këto kriteret edhe përzgjedhja do të siguronte transparencë të plotë.

E fundit por jo edhe më e parëndësishmja monitorimi, përcjellja e vazhdueshme e procesit/rezultati i subvencionit” ka shkruar në analizën e tij Burim Osmani/presheva.com/