SHPËRNDAJE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, nëpërmjet një komunikate për media, është shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës.
Anëtarët e kryesisë dhe të Këshillit drejtues të kësaj organizate në Mitrovicë, gjatë takimit të djeshëm kanë inkurajuar përfaqësuesit e partive politike të kenë unitet rreth dialogut me Serbinë, ndërsa kërkuan të drejta të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, sikurse serbët në Kosovë.

“OVL e UÇK-së është kundër ndarjes, shkëmbimit të territoreve, prekjes së kushtetutshmërisë së vendit, dhe kërkojmë unitet të partive politike në dialog me Serbinë, si dhe të drejta të shqiptarëve në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, njësoj sikurse serbët në Kosovë. OVL e UÇK-së është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet aktuale të marrëveshjes finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë komunikatë, të nënshkruar nga kryetari i OVL UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi./presheva.com/