SHPËRNDAJE

Problemi i shumëpërfolur me listat e veteranëve të UÇPMB-së, disa prej të cilëve janë duke e gëzuar statusin e veteranit dhe të tjerët akoma nuk janë në këto lista, e që disa herë përmes formave të ndryshme, por edhe përmes protestave e kanë shprehur shqetësimin e tyre, Zyra e Organiztës së Veteranëve të Luftës në Bujanoc, ditë më parë ka bërë ftesë tek ish-ushtarët e UÇPMB-së që ti paraqesin të dhënat e tyre në Organizatë, me qëllim të evitimit të manipulimeve të dreitanishme.

Kryetari i OVL-së në një deklaratë dhënë Presheva.com ka thënë se, të dhënat që janë duke i gumbulluar do ti dërgojnë në Ministrinë përkatëse në Kosovë me qëllim që të gjith veteranët e UÇPMB-së ta kenë të njetin status dhe ta gëzojnë pensionin e veteranit.

Sipas Bejtullahut ka patur edhe mënyra të gabuara të dorëzimit të dokumentacionit dhe është anashkaluar OVL. Të gjithë ata që kanë shkuar përmes OVL-së janë paisur me status të veteranit ndërsa ata të cilët kanë shkuar përmes rrugëve të tjera kanë mbetur edhe të. Bejtullahu pret që kjo çështje të zgjidhet dhe se çdo ish-ushtarë që meriton statusin e veterenit do ta merrë atë, dhe të jenë të gjithë të barabartë./presheva.com/