SHPËRNDAJE

Me rastin e perkujtimit te deshmoreve te kombit Sherif Jonuzit dhe Enver Bajramit te rene ne luften e UÇPMB-së  me daten 21.04.2000, ftojme opinionin e gjere qe te marrin pjese ne përurimin e lapidarit te deshmoreve te kombit te rene ne altarin e lirise ku edhe u ngriten ne piedestalin me te larte,e qe me renjen e ketyre deshmoreve u emertua edhe brigada 112 ”Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”.
Përurimi i lapidarit behet më: 21.04.2014 ne fshatin e lindjes ne Breznice duke filluar ne ora 13:30.

Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e derdhur per liri.

Njekohesisht ne si OVL e UÇPMB-së  reagojmë kundër personave anonim,qe kane paralajmëruar organizimin e akademise perkujtimore me daten 21.04.2014 ne teatrin e qytetit te Gjilanit ne ora 17:00 ne emer te gjithe deshmoreve te kombit te rene ne luften e UÇPMB-së ,e te cilet kane dale jashte agjendes se OVL-së e ku dihet qarte qe OVL e UÇPMB-së dega ne Bujanoc ka agjenden e vete dhe ku jane te parapara te gjitha organizimet dhe përkujtimet, dhe si date e te gjithe deshmoreve te kombit te rene ne luften e UÇPMB-së ne zonen e Bujanocit eshte 26 shkurti,ndersa per zonen operative te Presheves eshte dita e 14 majit,dhe dita e gjithe deshmoreve te kombit te rene ne te gjitha luftërat clirimtare  eshte pikërisht data e 5 majit.
Ne rrespektojme dhe e mirëpresim cdo organizim qe behet per hire te deshmoreve te kombit por pa e anashkaluar Organizaten e Veteranve te Luftes.
Ne funde te këtij reagimi i bejme te qarte te gjithe personave anonim qe te mos marrin vendime  per organizime te tilla e qe pergjegjes per keto organizime eshte organizata e veteraneve te luftes e cila ka dëshmuar veten gjate gjithe ketyre viteve pas lufte qe din t’i nderoj dhe i respektoj deshmoret dhe familjet e tyre.

Në Bujanoc, 17/04/2014                                          
Kryesia e OVL-s
dega në Bujanoc