SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack ka vlerësuar se nuk duhet lejuar ndryshimi i kufijve në Ballkan, marrë parasysh historinë e tij dhe periudhën e viteve të 90-ta.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Pack ka thënë se shumë politikanë të sotëm europianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta, prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo edhe nuk e njohin atë.

“Nëse jeni vërtet të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur viteve të kaluara në ato vende atëherë nuk duhet të lejoni të ketë ndryshim të kufijve. Nëse kjo ndodhë atëherë shënon fillimin e fundit. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë rajon. Shumë politikanë të sotëm europianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo thjesht nuk e njohin atë. Por ata që kanë njohuri se çfarë ka ndodhur aty, ata që e njohin rajonin dhe mentalitetin e tij, duhet të jenë shumë të kujdesshëm” ka thënë ajo.