SHPËRNDAJE

Në takimin me Mogherinin, Ekipi negociator tregoi “angazhimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut”. Kështu të paktën ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter njëri nga anëtarët e ekipit, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit është shprehur se një marrëveshje finale me Serbinë, do të duhej të përfundonte me njohje reciproke dhe anëtarësim në BE dhe OKB për Kosovën. “Bashkë me udhëheqësin e Grupit të Dialogut, Limaj dhe anëtarët e tjerë patëm një takim me Federica Mogherinin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

Treguam angazhimin e Kosovës ndaj këtij procesi që duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Pacolli. Pas këtij takimi edhe Zyra e përfaqësueses së lartë e BE-së ka dalë me një njoftim për media, ku thuhet se Mogherini ka kërkuar nga Ekipi negociator që taksa 100% e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës të hiqet.