SHPËRNDAJE

7740 franga ka qenë paga mesatare “median”* bruto në Cyrih në vitin 2014 thuhet në një komunikatë të Zyrës së Statistikave të qytetit të Cyrihut. Në nivel të Zvicrës kjo pagë ka qenë 6427 franga

Kush jeton dhe punon në qytetin e Cyrihut, e ka pagën për 20 për qind më të lartë se mesatarja e Zvicrës. 7740 franga ka qenë paga mesatare “median”* bruto në Cyrih në vitin 2014 thuhet në një komunikatë të Zyrës së Statistikave të qytetit të Cyrihut. Në nivel të Zvicrës kjo pagë ka qenë 6427 franga

“Median” domethënë se gjysma e banorëve kanë fituar më shumë se kaq e gjysma më pak, ndërsa shprehja “mesatare” del mbledhja e pagave të të gjithëve dhe pjesëtimi i kësaj shume me numrin e banorëve, shkruan albinfo.ch.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014, sipas kësaj paga median në Cyrih është rritur për vetëm 0.57%.

Shikuar sipas degëve, ka dallime të mëdha brenda qytetit të Cyrihut. Kështu në degët me fitim të madh mesatarja është 2.4 fish më e madhe se në ato me fitim të vogël. E tradicionalisht dega më fitimprurëse është ajo e fushës së financave, me një mesatare prej 10774 frangash në muaj, e sigurimeve, 10285 dhe e telekomunikacionit, 9858 franga në muaj, shkruan albinfo.ch. Në anën e poshtme të listës janë ata që punojnë në shërbime si ato të floktarëve (4484 franga), gastronomia, 4502 dhe industria e tekstilit, 5022 franga në muaj.

Pjesëmarrja e grave në fushat me paga më të larta është më e ulët se ajo e meshkujve. Kështu, në telekomunikacion, për shembull, vetëm 22 për qind të të punësuarve janë femra, raporton albinfo.ch. E kundërta është me veprimtaritë shërbyese që ofrojnë paga më të ulëta. Në to, gratë përbëjnë 69% të personelit.