SHPËRNDAJE

Paga minimale nga 1 janari do të jetë për 3,000 dinarë më e lartë, ndërsa paga mesatare qysh në dhjetorë do të jetë rreth 500 euro. Të punësuarit në sektorin publik kanë marrë pagat e nëntorit me rritje, në mesin e tyre janë edhe gjyqtarët.

Paga më e ulët e gjyqtarit, sipas llogaritjes së pagave më të larta në sektorin publik, do ta ketë gjyqtari i gjykatës së kundërvajtjes -91,343 në vend të 83.801 dinarëve.

Gjyqtari i gjykatës themelore do të ketë 109.612 dinarë në vend të 100.561 dinarëve, gjykatës së lartë dhe gjykatës tregtare 127.881 dinarë në vend të 117,322 dinarë dhe gjykatës së apelit 146.1149 në vend të 134.082 dinarëve të mëparshëm.

Pagat në sektorin publik, siç ka shpjeguar Ministri i Financave, Sinisha Mali, janë më të larta se tetë deri në 15 përqind. Më së shumti prej 15% kanë marrë Infermierët, 10% mjekët, studiuesit në kërkimin shkencor dhe punonjësit e institucioneve kulturore kanë marrë rritje nga 9%, të punësuarve në institucionet parashkollore dhe shkollore dhe kolegjet, si dhe në institucionet e mirëqenies sociale, ndërsa të punësuarve në administratën shtetërore kanë marrë tetë përqind më shumë të ardhura.

Ministri shtoi gjithashtu se paga minimale do të rritet me 3,000 din nga 1 janari, dhe paga mesatare do të jetë rreth 500 uuro qysh në dhjetor: “Ky është një premtim që kemi bërë dhe që dikujt mund ti ketë tingëlluar i parealizueshëm, por që do të jemi në gjendje ta përmbushim.

Papunësia ka rënë në 9.5 përqind, veçanërisht papunësia e të rinjve. Në pesë vitet e fundit, ne kemi 400,000 punonjës të rinj, duke na bërë të jemi në majën e Evropës”/presheva.com/