SHPËRNDAJE

Pahor në Beograd flet për korrigjimin e kufijve: Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në një takim zyrtar në Beograd homologun slloven Borut Pahorin, me të cilin ka diskutuar për çështjen e Kosovës.

“E di se ku qon kjo dhe si po reagon opinioni. Çdo ditë e më pak serbë dëshirojnë zgjidhjen e kësaj çështje, pasi të gjithë po mendojnë se është kështu më mirë. Jo të gjithë, por shumica mendojnë se kështu është më mirë, pasi që besojnë se më zi nuk ka ku të shkojë. Por, do të jetë më zi nëse nuk gjejmë zgjidhje. Kjo më po më frikëson dhe brengosë”, ka deklaruar Vuçiq gjatë konferencës së përbashkët me Pahor,.

“Duhet t’i kuptojmë edhe interesat shqiptare. Edhe ata kanë dëshirat e tyre, por edhe bota. Natyrisht se edhe ne i kemi dëshirat dhe nevojat tona, por thelbi është se duhet t’i shohim interesat e tjerëve. Angela Merkel ka thënë në samitin e Davosit duke cituar Maksin dhe Veberin, se kompromisi është fitore e në asnjë mënyrë humbje”, ka shtuar Vuçiq.

Ndërkaq, presidenti slloven është pyetur nga gazetarët se si e sheh zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idenë e ndryshimit të mundshme të kufijve mes këtyre dy vendeve.

“Zgjidhja e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri. Procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon. Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë, por që do të isha shumë i kujdesshëm lidhur me këtë çështje”, ka shtuar Pahor.