SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti ka demantuar zërat se gjoja ky subjekt politik ka marrëveshje parazgjedhore me ndonjë subjekt politik në komunën e Bujanocit.

Sipas Pajaziti, APN në Bujanoc, nuk ka dhe as që do të ketë koalicion parazgjedhorë me ndonjë nga subjektet politikë në këtë komunë.

Pajaziti në një postim në rrjetin e tij social ka paraqitur qëndrimin e APN-së në Bujanoc duke thënë se, “APN në Bujanoc, nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike, as nuk do të ketë deri pas shpalljes së rezultatit zgjedhor.

Pastaj, do të jenë strukturat e APN-së në Bujanoc ato të cilat do të vendosin për veprimet e mëtejme. Shpifjet dhe propaganda që po tentohet të krijohet nga disa individë, po shkaktohet nga frika dhe ka për qëllim krijimin e opinionit të rrejshëm dhe dëmtimin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc.

Shihemi në zgjedhje… P.S. Zgjedhjet parlamentare duhet ta kenë një listë unike. Lista unike për mua është lista e cila i përfshinë të gjitha subjektet politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës” ka thënë Pajaziti./presheva.com/