SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-s në Bujanoc Arbër Pajaziti nga dora e parë është duke u njoftuar me kushtet kultivuesve të prodhimeve të ndryshme të cilët po përballen me vështirësi të ndryshme, sidomos përkrahje financiare. Sipas të parit të APN-s, Bujanocit nuk i duhet asfalt, e aq më pak asfalt mbi asfalt. Pajaziti në postimin e tij ka shkruar:

“Sot vizitova z.Mustafën dhe z.Izin, dy kultivues të lajthisë, nga të cilët u njoftova për vështirësitë dhe sfidat që ata kanë në zhvillimin e kësaj veprimtarie mjaftë fitimprurëse.

Ndihma që ata kanë marrur nga pushteti lokal është simbolike. Bujanocit i duhen politika sociale dhe zhvillimore. Bujanocit nuk i duhet asfalt, e aq më pak asfalt mbi asfalt. Asfalt-pushtetit po i vjen fundi edhe 5 muaj kanë mbetur.” ka shkruar Pajaziti./presheva.com/