SHPËRNDAJE

Arbër Pajaziti, kryetar i APN në Bujanoc në rrjetin social ka deklaruar se “Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë ka filluar në vitin 2011, në kohën kur më shumë se kurrë shqiptarët merreshin me vetvetën dhe përçarja mes tyre kishte arritur kulmin” dhe se “Është dashur të ngritet zëri me kohë, në mënyrë që të parandalohet spastrimi etnik përmes pasivizimit”

Postimi i plotë:

“Përmes ligjeve njerëzve mund ti jepen të drejta universale dhe përmes ligjeve gjithashtu mund të bëhet edhe gjenocid.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë ka filluar në vitin 2011, në kohën kur më shumë se kurrë shqiptarët merreshin me vetvetën dhe përçarja mes tyre kishte arritur kulmin.

Është dashur të ngritet zëri me kohë, në mënyrë që të parandalohet spastrimi etnik përmes pasivizimit.
Po përgjegjësi a mbanë dikush për këtë gjendje?!

Vullini racist dhe albanofob, meriton vetem një gjë, injorim!
E vetmja gjë e mirë e kësaj qeverie është, ajo nuk do të jetoje më gjatë se në prill të 2022-ës.”