SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ditëve të fundit kohën më të madhe të punës ia ka kushtuar profilave të rrejshëm në Facebook dhe, herë pas herë edhe çështjeve madhore, siç janë bisedimet ndrmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ndikimit të tyre në Luginë të Preshevës.

Në baz të postimeve në rrjetin e tij social, Kamberi duket të jetë i shqetësuar shumë nga profilet e rrjeshme, sa që ka kërkuar publikisht që edhe ato prifile që e përkrahin vet PVD-në dhe Kamberin të mos pëlqehen apo edhe të raportohen nga militantët e PVD-së.

Situata e krijuar me profilet e rrjeshme “FAKE”, ka bërë që kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi gjatë orarit të punës si i pari i komunës, kohën t’ia kushtojë facebooku-ut, gjë të cilën e kanë dëhsmuar edhe postimet në faqen zyrtare të tij.

Lidhur me këtë kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti i cili në disa raste është sulmuar nga profilat e rrejshëm, ka shkruar se, “FAKE NEËS në Bujanoc e keni instalu ju! Po ju vret ajo që e keni mbjellur vet.

Nga Fake Profilat, më i paprekuri keni qenë ju Shaip Kamberi. Prap ju viktimë a?! P.S. për bërllogun a nuk po ankoheni n’qeveri a?” ka shkruar Pajaziti./presheva.com/