SHPËRNDAJE

Konkursi i fundit i shpallur nga KNSH në vlerë prej 4.000.000 dinarë, rreth 34.000 euro, që është paraparë për realizimin e projekteve në fushat për të cilat zotohet KNSH nga ana e OJQ-ve, kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti e konsideron si dështim të radhës.

Sipas Pajazitit kjo është shpërlarje e parasë publike, të cilat do t’u dedikohen OJQ-ve të afërta me partitë të cilat menaxhojnë me KNSH. Në postimin e tij Pajaziti ka shkruar:

“Mungesa e efikasitetit dhe vizionit të qartë për zbatimin e të drejtave që garantohen me ligj, që janë në kompetencë të KNSH-së, këta të fundit i ka shtyrë që punën e tyre t’ua besojnë OJQ-ve, që në aspektin institucional nënkupton harxhim apo më mirë me thënë shpërlarje të parasë publike, të cilat do t’u dedikohen OJQ-ve të afërta me partitë të cilat menaxhojnë me KNSH.

Para 1 viti, në fushatë për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar në Sërbi, e gjithë makineria e pushtetit lokal në Bujanoc, bashkë me buxhetin e saj, ishte në shërbim të këtyre që sot e udhëheqin atë institucion.

Sot po tentohet të bëhet e kundërta, buxheti i KNSH-së në shërbim të fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc. Nuk ju shpëton as buxheti i shtetit që e keni votu në parlament. Edhe 5 muaj ju kanë mbetur” ka shkruar Pajaziti,/presheva.com/