SHPËRNDAJE

Bartja e mjeteve financiare me parashikim të buxhetit të komunës së Bujanocit nga disa projekte shqiptarë në ato serbë me shumë kundërshtime është pritur nga spektri politik shqiptarë sikurse edhe nga shum qytetarë shqiptarë të komunës së Bujanocit.

Liderët politik që nuk janë pjesë e kësja qeverisje lokale këtë gjest të pushtetit lokal e kanë konsideruar si vulë të dështimeve.

Në një deklaratë dhënë presheva.com, kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti ka thënë se, “Pas dështimit në çdo sferë ku ky pushtet ka patur dorë, kjo është vula e të gjitha dështimeve.

Këta njerëz nuk janë duke punuar e as duke menduar për qytetarë, këta janë duke u munduar ta ruajnë partnerin e koalicionit Stojança Arsiqin, që ta kenë të sigurt për zgjedhjet e ardhshme. Edhe 4 muaj i kanë mbetur” ka thënë Pajaziti./presheva.com/