SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, në një video postim në rrjetin social ka paraqitur gjendjen reale ku mbeturinat po ngulfasin qytetin e Bujanocit, sidomos pjesën rreth qendrës së qytetit.

Sipas të parit të APN-së në Bujanoc, pamjet që duken si një minideponi janë jo më larg se 10 metra vijë ajrore nga zyra e PVD-së e cila është bartëse e pushteti lokal në Bujanoc, rreth 40 metra lag ndërtesës së KK të Bujanocit jo më larg se 40 metra nga zyra e LPD-së partnere e koalicionit qeverisë si dhe 30 metra nga banesa e zëvendës kryetarit të Bujanocit Stojança Arsiq.

Pajaziti ka sqaruar se pamjet të tilla pothuajse çdo ditë janë prezente në këtë pjesë të qytetit dhe kjo është një dëshmi se ky pushtet është, “Pushtet i drekave dhe darkave dhe nuk dinë të qeverisë, por fat i mirë i gjith kësaj është se zgjedhjet lokale po afrohen dhe me ardhjen e APN-së kjo gjendje nuk do të jetë më”

Pajaziti gjithashtu ka thënë se, “nëse NP Komunalia për shkak gjendjes së krijuar nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë, do të kontraktohen kompanit private me qëllim të zgjidhjes së këtij problem”/presheva.com/

Detyrë e pushtetit lokal është edhe menaxhimi i mbeturinave.Pushteti lokal në Bujanoc ka dështuar edhe në këtë pikë.

Gepostet von Alternativa Për Ndryshim – Bujanoc am Dienstag, 22. Oktober 2019