SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit të tij dy ditorë në Zvicërr, Arbër Pajaziti kryetarë i degës së APN-së në Bujanoc i shoqëruar edhe nga kryetari i partisë Shqiprim Arifi sot ka zhvilluar një takim vllazërorë me bashkëvendasit në, Biker Club, Margrethen, para të cilëve ka paraqitur situatën e cila po mbretëron në komunën e Bujanocit.

Pajaziti para mërgatës së Bujanocit ka elaboruar për situatën në përgjithësi ëë po mbretëron në këtë komunë, duke filluar nga shtëpia e shëndetit ku drejtoresha e këtij institucioni e nacionalitetit serb e cila me shumë arrogancë sillet jo vetëm ndaj personelit shqiptarë por edhe ndaj pacientëve shqiptarë, e gjith kjo sipas Pajazitit bëhet nga komoditeti politik që i mundësonë asaj, ngase, parteneri i koalicionit qeverisës Stojanca Arsiq është ai që e konsideron këtë institucion shëndetësorë si bastion të tij politik, subjekt të cilit i takon edhe drejtoresha, e cila edhe ndaj vet kryetarit të komunës sillet në mënyrën më të vrazhd të mundshme duke e ditur fuqinë e tij politike.  Duke folur për ndarjen e buxhetit Pajaziti u shpreh se, “ne e dimë se buxheti ndahet 40% për serbët dhe 60% për shqiptarët, por në realitet kjo është krejt ndryshe, sepse buxheti ndahet 50%-50% dhe kur bëhet promovimi i ndonjë rrugice të asfaltuar në vendbanimet shqiptare aty shkonë gjysma e parties, ndërsa investimet në vendbanimet serbe as që promovohen, ato për shkak të fshehtësive në investimet proporcionale. Pajaziti para mërgatës në CH elaboroi edhe për subvencionimet në bujqësi në komunën e Bujanocit, ku theksoi se, “në këtë drejtim ka shum keqpërdorime të këtyre subvencionimeve, sepse pjesa dërmuese e përfituesve të këtyre subvecioneve janë militantët e partisë të cilët ose i shesin mjetet bujqësore ose nuk i përdorin fare sepse nuk merren me bujqësi”. Zyrën për diasporën të hapur në kuadër të administratës komunale në Bujanoc Pajaziti e konsideroi si zyre e cila i mundësoi kryetarit të komunës vizitën e stadiumit të Reall Madridit dhe stadiumit të Cyrihut duke e thënë se “ky ka qenë aktiviteti i vetëm i kësaj zyre dhe këtu lind dilemma, kryetari i komunës është menaxher i komunës apo menaxher sportiv”. Edhe praktika profesionale ishte njëra ndër temat për të cilat ka folur Pajaziti me mërgimtarët në CH. Me këtë rast Ai ka theksuar se, “Praktika profesionale është zhvilluar dhe punësimet janë bërë në baza partiake pa kurfar menaxhimi dhe pa kurfar kontrolle, vetëm për të përfituar poena politike, pamvarësisht se ata që vërtetë kanë patur nevojë të kryejnë praktikën profesionale pjesa dërmuese kanë mbetur rrugëve” “Me avaz të njejt po vazhdon edhe këtë vit, nuk ka rëndësi je apo jo student i mirë, me rëndësi është të jesh simpatizantë i partisë dhe mund të jesh i inkuadruar në praktikën profesionale deri në tri herë radhazi, ndërsa të tjerët po mësojnë gjuhën Gjermane për t’ia mësyre Perëndimit” u shreh Pajaziti. Duke folur për keq mënaxhimin me pushtetin lokal dhe situatën në përgjithësi në komunën e Bujanocit Pajaziti ka përmendur nevojën për mbajtjen e zgjdhjeve të parakohshme lokale sepse sipas tij, ky pushtet e ka humbur kredibilitetin e vet.