SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, duke komentuar deklaratat e fundit të krerëve të dy subjekteve politike në komunën e Bujanocit PVD-së dhe PD-së, ku njëri përmend koalicion të mundshëm ndërsa tjetri i përgjigjet duke thënë se, nuk do të jesh në pozit për të propozuar koalicion, Pajaziti ka thënë se, qytetarët janë të vetëdijshëm për kalkulimet politike dhe se këtë herë ata do të ju ndëshkojnë për kalkulimet që i keni bërë për vete e asnjëherë për qytetarët.

Në postimin e tij Pajaziti ka thënë se, “Filluan kalkulimet nga kalkulantët politik. PVD dhe PD disa herë e kanë patur rastin t’i bëjnë bashkë shqiptarët dhe t’i sigurojnë një jetë më të mirë, këtë nuk e kanë bërë që 20 vite. Edhe kësaj here, si në të kaluarën, nuk ka ofertë programore, nuk ka parime, nuk ka program politik, nuk ka moral politik, ka vetëm kalkulime për pushtet.

Qytetarët janë të vetëdijshëm, intelegjenca e tyre është më e lartë se sa kujtoni ju. Këtë herë ata do të ju ndëshkojnë për mundësitë e humbura, për shpresën e humbur, për kalkulimet që i keni bërë për vete e asnjëherë për qytetarët. Për zhvillim, për bashkim, për rikthim të shpresës, në Bujanoc ka vetëm një shpresë, e ajo është Alternativa për Ndryshim.

Leksioni më i mirë për këtë, janë ndryshimet që po ndodhin në gjithë rajonin dhe botën. Ku në 2016-tën filluan në Preshevë, në 2019-tën vazhduan në Kosovë dhe në 2020-tën do të rrumbullaksohen në Bujanoc. #2020PaShaipinPaNagipin!” ka shkruar Arbër Pajaziti kryetarë i APN-së në Bujanoc./presheva.com/